“Besëlidhja Europiane”/ Eduart Ndocaj themelon partinë e re
Deputeti Eduart Ndocaj ka lajmëruar themelimin e partisë së ...
Parlamenti i Kosovës miratoi projektligjet për vazhdimin e mandatit të misionit të EUELX-it i cili tashmë tre dite ka skaduar. Miratimi i pasoi diskutimet disaditëshe ndërmjet autoriteteve në Kosovë dhe atyre të Bashkimit Evropian lidhur me mandatin dhe përgjegjësitë e këtij misioni dhe çështja kryesore ishte nëse EULEX-it do t?i lejohen apo jo përgjegjësi ekzekutive për hapjen e rasteve të reja në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Qeveria e Kosovës u detyrua që pas këtyre diskutimeve të ndryshojë dy herë projektligjet e saj për misionin e EULEX-it për shkak të pakënaqësive të Brukslit për mundësinë e shkurtimit të përgjegjësive.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi njëherësh ministër i Drejtësisë gjatë prezantimit të projektligjit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it tha se me miratimin e këtyre ligjeve mbrohen interesat e shtetit të Kosovës.
?Qëllimi i këtyre marrëveshjeve kanë qenë që të funksionojë apo të rriten kapacitetet në fushën e rendit dhe ligjit në Kosovë, pastaj ka pasur për qëllim dhe kemi qëllim që t’i rrisim kapacitetet në procesin e integrimeve evropiane dhe po ashtu qëllim primar ruajtja e partneritetit tonë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Natyrisht se në kuadër të negociatave kemi pasur për qëllim primar të ruajmë sovranitetin sa më shumë që është e mundur të Kosovës, të institucioneve tona vendore por po ashtu të ruajmë dhe të shfrytëzojmë ekspertizën e ekspertëve të Bashkimit Evropian?, tha zoti Kuçi.
Vazhdimi i mandatit të EULEX-it është kundërshtuar nga lëvizja Vetëvendosje në opozitë. Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufca, tha se misioni ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij.
?Bilanci final për EULEX-in mund të jetë ky, shumë para, pak rezultate kundër korrupsionit dhe tepër kompromise me krimin e organizuar dhe me strukturat e Serbisë. Nëse kjo është e vërteta atëherë nuk kemi se si t’ia zgjasim jetën me votën tonë këtij misioni të cilit i interesoi më shumë stabiliteti i skenës tonë politike se sa drejtësia?, tha zoti Konjufca.
Punën e EULEX-it gjatë viteve të fundit e kanë kritikuar edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilët tërheqin vërejtjen në dështimet e këtij misioni, megjithatë zgjatjen e mandatit të tij e shohin të domosdoshme, për shkak të mungesës së mundësive dhe vullnetit të drejtësisë vendëse për t?u marrë me krimet e rënda.
EULEX-i u vendos në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë së saj nga Serbia në shkurt të vitit 2008.
Ndonëse ishte shkurtuar dhe ndryshuar nëpër vite, ai ruante fuqi ekzekutive dhe trajtonte krimet e luftës por edhe krimin e organizuar dhe korrupsionin në rastet që vlerësoheshin me të ndejshme për t?u trajtuar nga prokurorët dhe gjykatësit vendas.
Ratifikimi mirëpritet nga diplomacia euro-perëndimore
Ratifikimi i mandatit të ri të EULEX-it u mirëprit nga ambasada amerikane në Prishtinë, e cila i cilësoi atë si një hap të rëndësishëm në qëllimin e përbashkët për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Kjo marrëveshje do t?i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t?i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitete aty ku është e nevojshme nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake. Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm“, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Vendimi u mirëprit edhe nga zyra e Bashkimit Evropian dhe diplomtatët e vendeve anëtare të BE-së.
“Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të përgjegjësive nga EULEX-i tek autoritetet e Kosovës. Meqë kjo do të marr kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani“, thuhet në reagim, në të cilin nënvizohet se “Kosova ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane, më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes bisedimeve. EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me agjendën evropiane të Kosovës“./VOA
Deputeti Eduart Ndocaj ka lajmëruar themelimin e partisë së ...
Fatos Nano rrugëve të Francës duke reflektuar sesi të ndihmo...
Edhe nëse Gabriel Grada nuk do të kishte një histori krejt t...
Policia e Lezhës ka dhënë versionin zyrtar të konfliktit me...
Policia Helene ka goditur një grup të strukturuar kriminal t...
Në vijim të denoncimeve lidhur me moszbatimin e kontratave t...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, ka ndërruar sërish asi...
Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar se pas helmimit të dhjetra...
Gazetari dhe analisti, Kastriot Myftaraj është shprehur se K...
Vera është sezoni i pushimeve, relaksimit, ditëve të gjata d...
Policia ka dhënë versionin zyrtar lidhur me plagosjen e tref...
Është arrestuar në Luksemburg, shqiptari Ali Qazimaj i dyshu...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se pronarët e hotelev...
Deputeti i opozitës Dashamir Shehi ka dalë kundër propozimit...
Drafti me ndryshimet kushtetuese ka hyrë zyrtarisht në proce...
Kreu i qeverisë Edi Rama është fotografuar pak çaste më parë...
Një 50-vjeçar shqiptari i ka dhënë fund jetës teksa vuante d...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Kontrolli i Lartë i Shtetit njoftoi se nga auditimi i admini...
Këto foto ekskluzive janë shkrepur sot në mesditë në një nga...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lejuar kompaninë Anthro...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...