Fakte historike për të cilat gabohej Herodoti/ Homoseksualiteti i persëve
Homoseksualiteti, një marrëdhënie midis burrave të rritur dh...
Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Vili Minaroli i është drejtuar me një letër publike Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu.
Minarolli shprehet se në deklaratën e fundit të diplomatit amerikan në emër të institucionit që përfaqëson, kuptohej se i kishte humbur durimi lidhur me negociatat e partive politike në vend për Reformën në Drejtësi.
Ish-ambasadori Minarolli shton se e konsideron të nxituar atë deklaratë, pasi dëshmonte që për amerikanët miratimi i reformës kishte rëndësi të miratohej brenda një afati, pavarësisht nga produkti.
LETRA E PLOTË
Sorry Mr. Ambassador, por më duket se u nxituat.
Po ju shkruaj në respekt të së drejtës time për të shprehur mendimin tim, për një qëndrim që ju e shprehët edhe publikisht në emër të pozicionit tuaj si titullar i përfaqësisë.Por edhe si ish ambasador i vendit tim dhe si ish politikan që në të gjithë veprimtarinë time jam udhëhequr nga qëllimi më i mirë për t?i shërbyer vendit tim dhe me prioritet miqësinë e ngushtë dhe respektin e pakufishëm për vendin tuaj.
Po ashtu e konsideroj vlerë të trashigimisë time familjare, që njerëzit më të afërt janë pushkatuar apo burgosur si kundërshtarë politikë të regjimit komunist dhe si miq të vendit tuaj.
Ju keni marrë një sfidë dhe ndoshta e quani si çelësin e vetëm të zgjidhjes të së keqes që ka kapluar vendin dhe shoqërinë shqiptare. Dhe pas jush edhe qeveria që ju përfaqësoni është angazhuar në këtë qëllim. Ndaj të njejtim mendim se reformimi i sistemit të drejtësisë është një nevojë e domosdoshme për ne dhe shpreh vlerësimin më të lartë dhe më të sinqertë për angazhimin tuaj dhe të përfaqësuesve të vendit tuaj. Dhe e them me bindje se realizimi me sukses i kësaj reforme është edhe merita juaj e pakundërshtueshme. Ashtu siç kam bindjen se vetëm durimi dhe kujdesi, e përsëris kujdesi janë çelësi i suksesit.
Por në deklaratën e fundit në emër të institucionit që përfaqësoni dhe jo vetëm, m?u krijua mendimi se ju kishte humbur durimi.Prandaj e quaj të nxituar atë deklaratë dhe më dha të kuptoj se për ju miratimi i reformës kishte rëndësi të miratohej brenda një afati, pavarësisht nga produkti.
Ju folët për fleksibilitet të njërës palë dhe për mungesë të tij nga pala tjetër.Pra e vutë veten në rolin e gjykatësit. Ndoshta të dyja palët e kanë pranuar këtë rol dhe, nga sa e njoh politikën tonë, unë dhe shumica e shqiptarëve e mirëpresim këtë rol. Në njëfarë mënyre me deklaratën tuaj ju e dhatë vendimin, por jam i sigurtë se një ditë më pas edhe ju jeni bindur se për ç?farë reforme është e interesuar pala që ju e cilësuat ?Fleksibël?. Përfaqësuesit më të lartë të asaj pale,me një nervozizëm të pazakontë iu vërsulën organeve të drejtësisë, të akuzës dhe të gjykimit, ashtu siç nuk kanë guxuar t?u flasin të zgjedhurve të tyre të inkriminuar në parlament apo në qeverisjen vendore. E pse? Sepse ato ishin në të drejtën e tyre ligjore dhe kushtetuese: të hetojnë një vepër që mund të jetë edhe kriminale. Por kjo humbje e qetësisë nga ana e tyre, që vazhdon manifestohet çdo ditë me deklaratat kërcënuese të një zyrtari të lartë, më lë shijen e keqe, besoj edhe juve, për drejtësinë, që kanë në mendje të realizojë mazhoranca me këtë ?reformë?.
Unë zoti ambasador nga ju mësova se në parlamentin tonë ka deputetë të lidhur me krimin dhe të ngarkuar me vepra kriminale, pra të lidhur me botën e krimit, ashtu siç mësova po nga ju se kishte kandidatë me rekorde kriminale që më pas u zgjodhën në qeverisjen vendore. Por atë kohë nuk u tha nga zyra juaj se njëra palë u tregua fleksibël , kur largoi kandidatin sipas sygjerimit tuaj ,që dyshohej për vepra kriminale dhe jo fleksibël për palën që kishte dhe i ka në funksione disa të tillë. A mund të mendoj se për shkak të humbjes të durimit, kemi një standart të dyfishtë të ?gjykatësit??
Ndoshta nuk e kam të qartë se përse u përdor nga ju fjala?fleksibilitet? për njërën palë. Nëqoftëse është fjala për deklarimin e kësaj pale se po bënin lëshim për pranimin e votimit të ?reformës? me dy të tretat, me sa di kjo është kërkesë për çdo ndryshim në Kushtetutën tonë.
Ndërsa tani, me deklaratën e institucionit që ju përfaqësoni, kam mendimin se i hapët dritën jeshile mazhorancës, që të gjejë mënyrat( pra edhe ato mënyra për të cilar reforma nuk i pranon, që drejtësia të jetë një pushtet i pavarur ) për ta votuar në parlament një reform për drejtësinë nga ata përfaqësues që ju disa herë na e keni përmendur, se do të kenë punë me drejtësinë si njerëz që kanë abuzuar me fondet publike, të korruptuar, bashkëpuntorë në trafiqe dhe krime të tjera, për lidhje me organizata kriminale dhe me të tjera fenomene që po na shoqërojnë gjatë këtyre viteve.
Unë mendoj zoti ambassador se votimi me konsensus, jo vetëm realizon një standart, por na krijon sigurinë se numri dy të tretat nuk u arrit edhe me votat e atyre që nesër duhet të kenë punë me drejtësinë e reformuar.
Për këtë arsye e kisha fjalën kur përmenda nxitimin në krye të atij mendimi që doja ta ndaja me ju dhe me publikun.
Miqësisht
Dr. Vili Minarolli
Ish ambasador i RSH
Homoseksualiteti, një marrëdhënie midis burrave të rritur dh...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar tifozët anglezë, për të cil...
Konkluzioni i ministrave të Brendshëm të BE-së: Turqia nuk e...
Ne mbasditen e sotme, pas ndeshjes, Kryeministri i Shqipëris...
Me vdekjen e Muhammad Aliut, bota po kujton njeriun që kaloi...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur të bëjë kallëzim p...
Kryeministri Rama, pas ndeshjes ndaj Zvicrës u pa te jete nd...
Përsosmërisht e rrumbullakët dhe e lëmuar, e pandjeshme, e p...
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Një alarm për bombë ka shkaktuar panik tek udhëtarët të cilë...
Me mire 3/5 qe do Rama apo 2/3 qe na “fal” Rama?Te gjithe e ...
...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka kondideruar ters dhe anti...
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 4...
Në momentet kur ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqip...
Konkluzioni i ministrave të Brendshëm të BE-së: Turqia nuk e...
Sa i takon deklaratave dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe G...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...