Nga Kastriot Myftaraj/ Skandali i sotëm i Ramës me Hymnin Kombëtar Shqiptar në tribunën e stadiumit
Në momentet kur ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqip...
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 42% në tremujorin e parë të këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja ishin 152 milionë euro në tremujorin e parë, nga 261 milionë euro në janar-mars 2015 dhe 222 milionë euro në tremujorin e parë 2014.
Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte, vijon të mbeten të përqendruara në sektorin e hidrokarbureve (në masën 27 për qind), energjetikës (me rreth 25 për qind), ndërtimit (në masën 17 për qind), dhe sektori i telekomunikacionit (me 6 për qind). Ndërkohë që rënia me e madhe e fluksit vërehet në sektorin e hidrokarbureve.
Rënia e pritshme
Një rënie e investimeve të huaja dirkete ishte e pritshme, pasi Bankers Petroleum, investitori më i madh në vend vitet e fundit, kishte raportuar në tremujorin e parë 2016 një rënie të ndjeshme të investimeve. Sipas të dhënave
zyrtare të kompanisë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale ishin 13 milionë dollarë. Kompania nuk ka shpuar asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 25 milionë dollarë për tremujorin e kaluar dhe 50 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2015.
Investimet në hidrokarbure (ku aktori kryesor është Bankers) kanë përbërë në tremujorët e mëparshëm deri në 40% të totalit të investimeve të huaja. Shtesa e kapitalit të bankave, një tjetër element që nxiti investimet në 2015-n, ishte 20% më e ulët në tremujorin e parë 2016, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas statistikave të pasiveve të sistemit, të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Licenca celulare, që i dhanë hov investimeve të huaja në gjysmën e parë të 2015-s, nuk janë dhënë në muajt e parë të këtij viti.
Mungojnë investitorët e rinj
Prej disa vitesh po mungojnë hyrjet e investitorëve të rinj në vend, ndryshe nga shtetet fqinjë, sidomos Maqedonia e Serbia, që gëlojnë nga lajmet për hyrjen e kompanive të huaja, që premtojnë rritje të qëndrueshme, pasi janë të përqendruara kryesisht në industrinë automotive.
Weibo, një sipërmarrje e madhe turke në industrinë tekstile ka hapur degë në Maqedoni e më pas është zhvendosur edhe në Serbi. Johnson Control, Lear Corporation dhe Capcon, janë tre sipërmarrje në fushën e indusustrisë mbështetëse të makinave, që kanë shfaqur interes dhe për Shqipërinë, por për momentin kanë investuar në Maqedoni.
Taksat më të larta në rajon, mungesa e incentivave (Serbia psh ndonëse ka taksa të krahasueshme me ne ofron subvencione për investitorët), kleima e rënduar e investitorëve aktuale, që po thuhet hapur nga gjithë dhomat e huaja, janë disa nga arsyet që po mbajnë larg investitorët e huaj.
Shpresa e vetme mbeten dy investimet e mëdha strategjike për momentin, gazsjellësi TAP dhe HEC-i i Devollit.
Investime të paqëndrueshme
Sjellja e investimeve të huaja gjatë vitit të fundit ka nxjerrë në pah strukturën e tyre të paqëndrueshme, të varur nga investimet në hidrokarbure. Rënia e çmimeve të naftës në gjysmën e dytë të vitit të kaluar bëri që dhe investimet e huaja të binin ndjeshëm, nga 541 milionë euro në 6 mujorin e parë, në 321 milionë euro në të dytin. Kjo tendencë vijoi dhe në tremujorin e parë 2016.
Në fakt, këto janë investime kryesisht në hapjen e puseve, pa vlerë të shtuar në ekonomi, në drejtim të punësimit, dhe që rrisin fiktivisht investimet e huaja, duke bërë që Shqipëria me shifra t?i ketë më të lartat në rajon (rreth 8% të prodhimit të brendshëm bruto).
Në kahun tjetër, po mungojnë investimet e qëndrueshme që do të nxisnin hapjen e vendeve të reja të punës dhe shtimin e të ardhurave në buxhet./Monitor
Në momentet kur ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqip...
Konkluzioni i ministrave të Brendshëm të BE-së: Turqia nuk e...
Sa i takon deklaratave dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe G...
Një grup studiuesish nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan të p...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se ...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për Deu...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar një foto nga Franca, ku po...
Një biografi e Artur Zhejit, Kalorësit të Fjalës së Gënjesht...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Policia e Shtetit ka asgjësuar 1476 bimë narkotike të llojit...
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
Nuk besoj se ka tifozeri tjetër në Francë të ketë kaq shumë ...
Në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një grup prej 3000 qy...
Policia e Shtetit, nën koordinimin e Prokurorisë pranë Gjyka...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se ministri i jasht...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kë...
Një shtetas 65-vjeçar ka tërhqur vëmendjen e qytetarëve të T...
Në intervistë me DW, ambasadori gjerman, Hellmut Hoffmann pa...
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cil...
31 ditë sport dhe biznes, emocione, 1, x dhe 2. UEFA Euro 20...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...