Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Përsosmërisht e rrumbullakët dhe e lëmuar, e pandjeshme, e papërgjegjshme, e sigurtë në vetvete, sup më sup me mizërinë e qindramijërave të njëllojtave të tjera në bashkëpunim të paepur dhe të pandalshëm në kryqëzatën për pengimin e çdo progresi, superkokrra e kudondodhur e cila të tashmen e ka vrarë dhe të ardhmen e ka nxirë, është kokrra e budallait.
Më e ngathët se kërrmilli, më e zezë se qymyri, më e ndotur se pëgërja, më e padobishme se një palë këpucë të vjetra të hedhura, kokrra që, pas kokrrës së budallait, në konstelacionin kokrrizor shqiptaresk shquhet më tepër, quhet kokrra e dembelit.
Tjetër kokërr nga më të rëndësishmet që kemi, ajo kokërr të cilën të gjitha kokrrat e tjera e duan ta kenë, dhe e kanë, por asnjëra nuk e meriton, rëndësia e së cilës kokërr bie kur ajo kokërr është, dhe shtohet kur ajo kokërr mungon, kokrra që heraherës arratiset e fshihet por vendin se ku ajo kokërr është fshehur i vetmi që e di por nuk ja tregon askujt është Zoti të cilit kjo kokërr nuk i duhet, është kokrra e lekut.
Një kokërr të cilën kokrra e budallait e ndjek me pirun ndërsa kokrra e dembelit e merr me dorë dhe e ha, ajo kokërr të cilën, me ose pa bërthamë, me ose pa vetdije, s’dihet pse të gjitha kokrrat e tjera jo vetëm e shohin me dyshim e mosbesim, por edhe e thonë hapur se nuk e hanë, është e ngrënëshmja e yndyrshmja proverbiale kokrra e ullirit.
Kokrra tjetër, ajo që më së miri mishëron natyrën kleptokratike të rracës shqiptare, kokrra që udhëhiqet nga parimi i gjithditur sa paradoksal dhe i vërtetë se Shqipërinë sa më të tepër ta vjedhësh aq më e pasur bëhet dhe shqiptarin sa më tepër ta poshtërosh aq më skllav katandiset, pra kokrra pa të cilën kokërr Shqipëria dhe shqiptari nuk do mund të ekzistonin, e kush mund të jetë tjetër kjo kokërr veçse kokrra e hajdutit.
Kokrra e cila kokërrnajës sonë duke i hedhur kripë i jep shije dhe duke i shtuar ambiguitet e bën misterioze, e mjegullon, i heq peshën dhe vrazhdësinë e realitetit dhe e afron me fluiditetin dhe ëmbëlsinë e ëndërrës, e bën shqiptarin viktimë të këtij kurthi të mos besojë në çfarë objektivisht ekziston apo në çfarë faktikisht ndodh, por vetëm në atë çfarë verbalisht thuhet, çfarë konvencionalisht pohohet, është kokrra e delirantit.
Kokrra e cila në kohën e kurvit denonconte mikun, kolegun, familjarin dhe kë tjetër i vinte doresh, ndërsa sot ka mbushur politikën me vrasësa, pushtetin me xhvatësa, zyrat me hajduta, shoqërinë civile me karaputana, kokrra e spiunit.
Kokrra tepër prezente me anë të së cilë shqiptarët ndër shekuj pa asnjë gajle ja çpojnë njëritjetrit zemrën ose kokën, kokrra e plumbit.
Edhepse fort e rrallë, ka dhe një kokërr tjetër, që s’ngjan aspak me kokrrat e mësipërme, është kokrra e lotit.
Ka dhe kokrra më pak të rëndësishme që duhet të jesh kokrra e idiotit t’i shqyrtosh të gjitha kokërr më kokërr, si kokrra e mashtrusit që Zoti e ka fal për me na rrit vigjilencën, kokrra e mollës që të shëndetshmit cilësojnë ata që pas pak do vdesin, kokrra e rrushit prej së cilës të gjithë kemi dalë, e deri tek më e shijshmja dhe më e ëmbla e të gjitha kokrrave që është kokrra e kurvës.
Ka dhe një kokërr të kokrrave, një superkokërr, kokrra që nuk ndikohet as nuk ndikon asnjë progres dhe asnjë regres, nuk mumd të jetë pjesë e asnjë strategjie, nuk ka asnjë mardhënie me asnjë shpresë apo të ardhme, kokrra që nuk kushtëzohet nga asnjë konvencion i jetës në komunitet, ajo kokërr që nuk mund të thjeshtohet, sofistikohet, as modifikohet sadopak nga asnjë edukacion, asnjë erudicion, asnjë teknologji, përparim shkencor apo filozofi’, kokrra që nuk e shkul asnjë stuhi e tufan, nuk e djeg asnjë zjarr, nuk e mbyt asnjë oqean, bunkeri i fundit e mbrojtjes, llogorja e sprasme e ngushëllimit, kokrra e riprodhimit, kokrra e qefit.
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim...
Një alarm për bombë ka shkaktuar panik tek udhëtarët të cilë...
Me mire 3/5 qe do Rama apo 2/3 qe na “fal” Rama?Te gjithe e ...
...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka kondideruar ters dhe anti...
Investimet e huaja direkte shënuan një rënie të fortë prej 4...
Në momentet kur ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqip...
Konkluzioni i ministrave të Brendshëm të BE-së: Turqia nuk e...
Sa i takon deklaratave dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe G...
Një grup studiuesish nga Shqipëria dhe Kosova zhvilluan të p...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohet se ...
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në një intervistë për Deu...
Kryeministri Edi Rama, ka postuar një foto nga Franca, ku po...
Një biografi e Artur Zhejit, Kalorësit të Fjalës së Gënjesht...
Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Policia e Shtetit ka asgjësuar 1476 bimë narkotike të llojit...
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...