Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Një video e publikuar në rrjetet sociale shkundi gjithë shoqërinë për të diskutuar një nga problemet themelore të jetës sonë: dhunën ndaj gruas. Me dhjetëra mijëra njerëz shprehën zemëratën e tyre ndaj dhunës dhe personit që ushtroi dhunë. Reagimi njerëzor dhe shtetëror ishte i menjëhershëm. Personi u ndalua menjëherë nga policia. Jehona e videos vazhdoi gjatë dhe u komentua nga të gjitha mediat. Po çfarë mësime mund të nxjerrim nga kjo situatë e tmerrshme dhune, që rrezikon të na bëjë me turp dhe në arenën botërore, nëse video vijon të përhapet me këtë ritëm?
1. Reagimi i njerëzve ishte i përnjëhershëm dhe në kor, si rrallëherë. Në këtë pikë, duhen falënderuar të gjithë njerëzit që kanë arritur në pikën që u bën përshtypje të madhe dhuna.
2. Një nga reagimet më të mëdha ishte kundër njerëzve që nuk po reagonin. Nëse njerëzit do të ishin më të kujdesshëm, do ta vinin re se në pak sekonda që zgjat video, reagimi i kalimtarëve ishte i pranishëm. I kujdesshëm, por deciziv. Shikojeni dhe një herë me vëmendje videon dhe do të kuptoni se tre-katër njerëz ndërhynë, madje dhe në mënyrë të fortë. Situata ishte ekstremisht e rrezikshme. Ai njeri që bën një gjëmë të tillë, nuk e ka për gjë ta bëjë me këdo që i del në rrugën e vet. Dhe njerëzit e moshuar të pranishëm treguan trimërinë e duhur. Njerëzit dëshironin në të vërtetë që kalimtarët ta rrihnin personin në fjalë. Kjo gjë ndodh shpesh nëpër botë, ku kalimtarët ndërhyjnë egërsisht në situata të tilla. Po ne duhet të kënaqemi me kaq për momentin, duke mos harruar se përpara pak vitesh, askush nuk ndërhynte.
3. Një reagim tjetër ishte kundrejt vlonjatëve, aq sa shumë vlonjatë u ndien të fyer, duke mos e pranuar personin në fjalë si pjesë të tyre. Në të gjitha komunikimet mediatike, u theksua fort se video ishte në Vlorë. Edhe kjo ndjeshmëri është pjesë e publikes, duke theksuar faktin që s?ka rëndësi origjina e një personi të tillë, apo vendndodhja, po akti i shëmtuar që kryen.
4. Një nga reagimet më të forta ishte ndaj faktit të tmerrshëm të përfshirjes së fëmijëve në një situatë tmerri. Pothuaj të gjithë reaguesit, pavarësisht nga gjinia, e theksonin fort këtë fakt. Kjo është një fitore e madhe publike. Fëmijët po fillojnë të jenë në qendër të vëmendjes shoqërore, jo thjesht si qenie individuale, po si qenie shoqërore. Ky aspekt ishte krejt unanim dhe u jep reaguesve të rrjeteve sociale një status nderi, që nuk e kanë pasur më parë deri në këtë dimension. Shumë njerëz diskutuan lidhur me pasojat që një ngjarje e tillë sjell te fëmijët. Dhe kjo është arritje.
5. Një nga elementët më të theksuar gjatë reagimeve, ishte qoftë mbështetja, qoftë mospajtimi me punën e policisë. Disa falënderonin policinë për reagimin e shpejtë, disa theksonin se personi do dilte përsëri nga burgu. Po mbi të gjitha spikaste mosbesimi ndaj ligjit dhe ndaj shoqatave që merren me mbrojtjen e gruas. Që kemi arritur në një pikë sa të krijojmë kore kaq masive, dikush e ka meritën: ligji dhe shoqatat. A ka defekte ligji dhe shoqatat? Sa të duash. Po kanë dhe meritën që si shoqëri kemi arritur në pikën ku ndërgjegjësimi bëhet kaq i spikatur. Dhe gjërat nuk bëhen vetë. Nga njëra anë pranohet dhuna masive, nga ana tjetër nuk pranohet veprimtaria e shoqatave. Ka një mospërputhje këtu, qoftë në opinionin e njerëzve, qoftë dhe në strategjinë e shoqërisë civile për të komunikuar me publikun dhe për të përmirësuar ligjin dhe instrumentet e tij.
6. Një gjë që bie shumë në sy në reagimin njerëzor, është fakti që ai është ekstrem. Muzika ekstreme është e njëllojtë për shumicën, vetëm teksti ndryshon paksa. Shumica e njerëzve kërkonin linçimin e personit në fjalë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kalojmë nga një e drejtë te cenimi i një të drejte tjetër. Ai person ka kryer një krim dhe duhet të ndëshkohet ligjërisht për këtë, e jo të përdhunohet nga shokët e burgut. Një reagim i bukur do të ishte ta zëmë përdorimi i një fraze nga të gjithë komentuesit, se sa që çdo komentues të shprehte një opinion të vetin, të shkëputur nga tërësia e njerëzve të tjerë. Nuk ka pse çdo njeri të mendojë vetë edhe problemin, edhe zgjidhjen, kur mjafton të bashkohet me opinionin më të saktë e më të përgjegjshëm. Reagimi në formën e një kori të dirigjuar me kujdes është shumë herë më efikas se sa reagimi kakofonik. Shikoni për këtë koret e tifozëve në vendet me futboll të zhvilluar. Shikoni sharjet në postimet e bëra te video, dhe do vini re një gjuhë shumë të egër.
7. Një reagim tjetër që binte në sy ishte fakti që shumë njerëz theksonin se ajo grua nuk duhet të kishte vëllezër, se po të kishte ata duhej ta vrisnin në vend personin në fjalë. Ka shumë tribalizëm dhe prapambetje mendore te kjo frazë, po gjithashtu është shumë e vërtetë në realitetin tonë. Zgjidhja në fakt nuk duhet të vijë nga vetëgjyqësia, por nga ligji.
8. Shumica e njerëzve theksonte se krahasimi me kafshën është i padrejtë. Se kjo sjellje ishte përtej diçkaje kafshërore. Çka është shumë pozitive, për të kuptuar se shoqëria edhe pse gabon, tashmë e kupton gabimin e vet. Të nxësh duke gabuar është një teori e tërë edukative. Jemi në rastin që po kuptojmë nga gabimet tona. Kjo është shenjë reflektimi. Askush nuk do të donte në këto momente të ishte në vendin e personit në fjalë, edhe pse shumë njerëz kanë reaguar duke qenë po aq dhunues në të njëjtën kohë.
9. Në qindra e qindra komente, vetëm një apo dy komente kërkonin të devijonin temën, çka është një arritje në krahasim me situata të ngjashme ku është prodhuar një konfliktualitet i madh lidhur me shikimin e ngjarjes, shpesh duke bërë viktimën fajtor. Ka qenë problem shumë i madh çështja e këndvështrimeve të ndryshme të një situate, kur s?ka pasur nevojë fare për kënde të ndryshme, por thjesht për solidaritet njerëzor.
10. Në formë konkluzioni mund të themi se reagimi ndaj kësaj ngjarjeje është një fitore e madhe rrjeteve sociale. Pra ankimi në fejsbuk paska edhe vlerë reale. Nuk duam të vëmë në diskutim reagimin shtetëror, po jemi në pritje të organeve të tjera përkatëse që të japin verdiktin e tyre pa e kthyer në pazar një çështje kaq delikate. Do të ishte një katastrofë e vërtetë për ligjin nëse personi do të shëtiste rrugëve i shpenguar nga vargonjtë e ligjit. Njerëzit në masë do të legjitimonin vetëgjyqësinë dhe kjo do ta varroste përfundimisht shtetin. Prandaj, personat përkatës të ngarkuar me pushtet gjyqësor të jenë të kujdesshëm, sepse janë në shënjestrën e publikut. Gjithashtu, le të heqim dorë nga sharjet, dhe të kërkojmë më tepër zgjidhje nga personat përgjegjës. Le të bërtasim në kor, njëzëri, në të njëjtën kohë, se kjo e fuqizon zërin tonë. Le të mos e pranojmë të keqen, pavarësisht se në ç?formë shfaqet. Le të shikojmë te vetja dhe të korrigjojmë përnjëherë shtysat agresive. Janë krejt të paefektshme, ndaj dhe të pavlera. Le të mbështesim shoqërinë civile kur ofron kauza shoqërore dhe të reagojmë, mos të rrimë ulur sikur na ka ngrënë macja bukën.
Policia e Shkodrës ka asgjësuar 990 bimë të dyshuara si kana...
Policia e Beratit ka asgjësuar 660 bimë narkotike të llojit ...
Kryeministri Edi Rama, ka vijuar sulmet e nisura nga Ministr...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një letër ng...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të verifikojë nesër formul...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar kr...
Prokuroria e Krujës ka dërguar për gjykim të pandehurin Duri...
Nëse zgjedhjet e vitit 2001 u quajtën të “Dushkut” dhe ato t...
Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Minist...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në qytetin e ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka akuzuar kryemini...
Kryeministri Edi Rama, ka rrëfyer me ironi një “krim” që ai ...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona pasi u kapën me d...
Ambasadori i Hungarisë, Janos Huszar, foli sot nga qyteti i ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot n...
Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas 39 vjeçar për “arm...
Policia e Durrësit ka arrestuar një pronar lokali pasi ka ri...
Pak minuta pasi prokuroria nisi verifikimet ndaj ministrit t...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos shqyrtojë mandatin e ...
Në një kohë kur skandali i përgjimeve është në fazën më të n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...