web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ardian Fullani kërkon rikthimin në detyrë

26 Maj 2016, 09:29, Aktualitet CNA

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka kërkuar sot në Gjykatën Administrative rikthimin në detyrë.

Avokatja e tij, Erinda Ballanca është shprehur gjatë procesit gjyqësor se klienti i tij, Ardian Fullani, duhet të kthehet në detyrë ose të dëmshpërblehet. Ajo tha se për dëmshpërblimin duhet të merret parasysh paga bruto.

Sipas saj, banka dhe parlamenti duhet të paguajnë shpenzimet gjyqësore. Ballanca ka theksuar se shkarkimi i tij u bë vetëm për shkak të arrestimit, e cila sipas saj nuk përbën shkelje të etikës.

Vendimi për të shkarkuar Ardian Fullanin nga posti i Guvernatorit të Bankës është cilësuar si i paligjshëm nga avokatja e tij.





Lajmet e fundit nga