web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushtruan dhunë ndaj një 18-vjeçari/ Shoqërohen në polici dy të rinj

26 Maj 2016, 08:42, Aktualitet CNA

Më datë 25.02.2016,  rreth orës 14.00, është paraqitur dhe ka bërë ankim  në Stacionin e Policisë Klos,  shtetasi D. Ll, 18 vjeç,  banues në fshati Dom, Bashkia Klos, i cili  ka deklaruar se rreth orës 13.00, datë 25.05.2016, në afërsi të shkollës së mesme Suç, jashtë  ambjenteve  të shkollës, në rrugën para një  lokali, është goditur me grushte nga shtetasit B. N. 18 vjeç, banues në Fshatin Kurdari bashkia Klos, si dhe nga  kushëriri i tij  shtetasi F. N, 18 vjeç,banues në Kurdari .

Shtetasi i lartëpërmendur ka shpjeguar se gjithcka kishte ndodhur  si pasojë e një konflikti të çastit  të ndodhur para 2 muajsh midis tij dhe B.N,  të cilët janë të dy nxënës në shkollën e mesme të përgjithshme Suç.

Nxënësi D.Ll ka shpjeguar se  eshte goditur me grushta nga dy personat e lartpërmëndur  dhe në asnjë rrethanë nuk janë përdorur  as mjete të forta,  as mjete të mrehta apo  armë zjarri.

Pas kallzimit nga nxënësi D.Ll,  policia ka bërë  shoqërimin e personave të lartëpërmendur ku janë  kryen  të gjitha veprimet proceduriale .

Të demtuarit  ju bë vendim i ekspertimit mjeko-ligjor ku  i demtuari nuk kishte dëmtime të dukshme.

Materialet do t’i kalojnë për hetime të metejeshme Prokurorisë së Rrethit Mat , në ngarkim të shtetasit B. N. dhe F. Nikollaj  për ndjekie  në gjendje të lirë, për veprën penale ?Dëmtime të tjera me dashje ?kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 90 e 25 i Kodit Penal./ Citynews





Lajmet e fundit nga