web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrimet e një sekretaruci në PD/ Po vjen Lulzim Basha por shkon “Tigri”

26 Maj 2016, 08:39, Aktualitet CNA

Në fakt prej disa kohësh kishte ngelur jashtë vëmendjes të opozitës, kllouni i oborrit të PD-së, i quajturi edhe Mr. Bean apo ?tigri?  nga demokratët. I lënë mënjanë për shkak së bëri një zhurmë të madhe dhe pasi shkuan ta mernin me shqelma ikte me vrap me pantallona të lagura në koridoret e PD-së. I trembur deri në palcë dhe i përmjerë deri në fyt, vrapi nuk I ndalej dhe pasi i doli frika rifilloi të shfaqet, pasi mori leje dhe lepiu kë të mundej.

Por kllouni sekretaruc, që dështoi në mënyrë spektakolare në manipulimin e tij për të marrë drejtimin e FRPD-së, Ervin Salianji është nga raca e atyre njerzve dhe lajmi I keq është reklamë, edhe sharlatanizmi apo dështimi është fitore. Nga mashtrimi, kjo racë kllounash banalë në politikë, e kanë vështirë të heqin dorë.

Në fillim u duk sikur ishte thjesht në lojë politike por në fakt është mashtrim I hapur ndaj demokratëve dhe qytetarëve.

Së fundi ka plasur një skemë mashtrimi nga kllouni i oborrit, ai deklaron dhe server ne media informacione se Lulziim Basha e ka çuar sekretarucin e përmjere të deleguar në degën nr 11 në Tiranë.  Në fakt i deleguari i Bashës është Edi Paloka, i cili e konfirmoi këtë informacion për citynews.al.?Në dega 11 dhe në degën 13 jam unë i deleguar, Salianji është anëtar i grupit të punës tek 11-ta?, tha Paloka. Në fakt ky është edhe një përgënjështrim për disa media që sot e kanë çuar sekretarucin kryetar grupi pune. Ato thjesht janë përdorur me porosinë e tij sesa kanë dhënë një lajm të vërtetë.

Por janë edhe të paktën dy raste të tjera të faktuara kur sekretaruci klloun ka mashtruar demokratët. Bëhet fjalë për një protestë përpara gati dy muajsh në qytetin e Kavajës. Dega e PD-së dhe strukturat u njoftuan nga Salianji se do shkonte Lulzim Basha, por në fakt shkoi vetëm sekretaruci. Basha nuk kishte asnjë plan por qëllimi ishte të mblidheshin sa më shumë njerëz që kllouni mos ngelej vetëm.

Të njejtën skemë mashtrimi përdori edhe disa ditë më parë në Krujë, kur njoftoi se do shkonte Basha për protestë, dhe në fakt përfundoi kllouni i oborrit, ?tigri? i partisë.  Skemë mashtrimi e përsëritur e cila është një skandal më vetë që Basha nuk duhet ta  kalojë në heshtje. ?Po vjen Basha, po vjen Basha? dhe do ndodhë si historia e Ujkut. Por ujku sdo bëjë dot kërdinë, por nuk do i dalë askush në takime se do kujtojnë se po ju shkon sekretaruci./citynews

 





Lajmet e fundit nga