web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj rrëzon Samir Tahirin

26 Maj 2016, 08:03, Aktualitet CNA

Marrëdhëniet mes Erion Veliajt dhe Saimir Tahirit sa vijnë dhe përkeqësohen. Teksa ditët e fundit ka pasur zëra se dhe kryebashkiaku i Tiranës ka qenë në listën e zyrtarëve të përgjuar nga policia, duket se ka dhe përplasje të tjera mes tyre, raporton gazeta SOT.

Që kur Veliaj u bë kryetar bashkie, mësohet se Saimir Tahiri u vu në lëvizje kundër tij, pasi e dinte se kush bëhet kryebashkiak ka më shumë gjasa që të marrë partinë. Për këtë arsye, një tentativë e Saimir Tahirit ishte që t?i merrte Veliajt policinë bashkiake.

Në gusht të 2015 u fol mbi ndarjen e re territoriale ku pjesë e saj do të ishte dhe ndarja e varësisë së policisë bashkiake. Në atë kohë u deklarua nga zyrtarë të qeverisë, sidomos nga ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, se policia bashkiake ka dështuar e për këtë arsye ajo duhet që të jetë në varësi të Policisë së Shtetit. Një gjë e tillë, madje ishte përcaktuar dhe në strategjinë e ndarjes territoriale. ?Policia bashkiake do të suprimohet si strukturë e qeverisjes vendore.  Funksionet ligjzbatuese të policisë bashkiake do t?i kalojnë Policisë së Shtetit, e cila do të jetë përgjegjëse për zbatimin e urdhrave administrativë të kryetarëve të bashkive. Brenda vitit 2016 do të ndryshojë legjislacioni për të zbatuar këtë ndryshim?, thuhej në strategji.

Plani ishte që ligji të ndryshonte gjatë këtij viti dhe mësohet se Samir Tahiri e kishte bërë gati atë. Vartësit e tij kishin punuar për disa muaj me radhe dhe ndryshimet ligjore ishin gati ditët e fundit, teksa Tahiri kishte lajmëruar dhe qeverinë për miratimin e draftit. Por teksa u duk se policia bashkiake do i kalonte Tahirit, mësohet se ka ndërhyrë Erion Veliaj. Ka qenë pikërisht ai që ka rrëzuar ligjin e ministrit të Brendshëm. Mësohet se Erion Veliaj i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos e pranojë një gjë të tillë, duke e lënë policinë bashkiake në gjendjen aktuale. Mësohet se Rama ka dëgjuar fjalët e Veliajt dhe ka bërë që ligji i Tahirit të përfundojë në kosh./citynews





Lajmet e fundit nga