web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha emëron drejtuesit e grupeve të punës për Tiranën

26 Maj 2016, 08:01, Aktualitet CNA

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka përzgjedhur drejtuesit e grupeve të punës që do të udhëheqin procesin e riorganizimit të partisë në Tiranë. Pas procesit të analizës së zhvilluar për zgjedhjet vendore të vitit 2015, me anë të një urdhri të firmosur më 29 prill të këtij viti, Lulzim Basha kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve në 21 degë, në të cilat ishin hasur probleme, dhe krijimin e 14 degëve të reja.   Në listën e degëve që kishin shfaqur probleme në lidhje me funksionimin e strukturave ishin edhe 7 nga njësitë e kryeqytetit. Më konkretisht, në bazë të urdhrit të lëshuar nga kreu i PD-së, është kërkuar zhvillimi i procesit të zgjedhjeve për kryetar në degët 1, 2, 3, 4, 7, 12, 13 në Tiranë./citynews

Drejtuesit e grupeve për Tiranën:

1. Aldo Bumçi

2. Eduard Selami

3. Aldo Bumçi

4. Jorida Tabaku

5. Majlinda Bregu

6. Belind Këlliçi

7. Albana Vokshi

8. Nevila Xhindi

9. Grida Duma

10. Gerti Bogdani

11. Edi Paloka

12. Myqerem Tafaj

13. Edi Paloka

14. Vorë ? Astrit Patozi

15. Kamzë, Paskuqan ? Keltis Kruja

16. Rrogozhinë, Kavajë ? Florion Mima.





Lajmet e fundit nga