web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shqipëria vendi më i rrezikshëm për investimet e huaja, është kthyer në Tritolistan”

25 Maj 2016, 16:42, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm në botë për investimet e huaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha ka reaguar lidhur me tritolin e vendosur sot në ndërtesën dhe turbinat e hidrocentralit të Gjegjanit. “Sot, ne nje akt terrorist te vertet, me te rendin ne historine e vendit, kriminele te vertet, pasi lidhen rojen e hidrocentralit ne Gjegja, hodhen ne ere me sasi te madhe tritoli ndertesen dhe turbinat e tij. Nderkohe mediat bejne te ditur se administratori i kompanise informon se ai ka fituar dhe gjygjin me vendoret per çeshtjen e marrjes se ujit.” shkruan në rrjetet sociale ish-Kryeministri.

Berisha shton se goditje të tilla janë fatale për investimet e huaja. ” Ky eshte nje akt kriminal i pashembullt ne historine e ketij vendi, nje goditje fatale per investimet dhe investitoret e huaj. Me kete akt, Shqiperia e Edvin Shullazit paraqitet para tyre dhe mbare botes se biznesit, si vendi me i rrezikshem per investimet e huaja apo si Tritolistan!” përfundon ish-Kryeministri Berisha.





Lajmet e fundit nga