Debat për vizitën e Presidentit Obama në Hiroshima
Gjatë turneut në Azi, Presidenti amerikan Barack Obama do të...
Ligji i dekriminalizimit ka rihapur sërish një debat jo të vogël politik. Një debat që ka vënë përballë mazhorancën dhe opozitën, por tashmë në argumenta të ndryshme. Mazhoranca insiston se PD e ka ekzagjeruar shkallën e kriminalizimit të politikës shqiptare për ta përdorur atë si kartë politike. Mazhoranca deklaron se ligji nuk solli pastrimin e saj nga 19 të inkriminuar në parlament dhe i kërkon PD që të japë emrat e tyre. Pra t?i gjejë ku janë.
Opozita këmbëngul se ligji po fillon t?i japë efektet e tij në të gjitha nivelet. Ajo sqaron se vetëdeklarimi është vetëm hapi i parë dhe jo më thelbësori. PD ka filluar të denoncojë emra konkretë, që sipas saj, janë përdorur si identitete false nga njerëz të rëndësishëm politik të mazhorancës në pushtetin lokal apo në Parlament.
Nuk ka asnjë dyshim që ligji i dekriminalizimit, edhe pse i ashpër nuk është ai që pritej. Nuk është ai që pritej sepse palët kanë ndërhyrë duke bërë kompromise për të lënë jashtë ndëshkimit emra konkretë që për momentin kanë një lloj roli politik në forcat e tyre. Por kjo nuk është thelbësorja. Thelbësor është diskutimi nëse ligji përjashton pa të drejtë persona që tashmë janë rehabilituar, ose që shkeljet ligjore dhe dënimet nuk kanë qenë thelbësore në jëtën dhe karrierën e tyre. Edhe pse nuk kanë qenë këta persona objekt kryesor i ligjit, por personat nga bota e krimit, me të shkuar kriminale, që synojnë tashmë me një status tjetër të dominojnë politikën ose të bëhen pjesë e saj. Në këtë vështrim, mund të thuhet se ligji ka funskionuar.
E para ligji i dekriminalizimit do të shërbejë për një pastrim imediat të politikës dhe administratës shtetërore nga persona të inkriminuar. Me të shkuar të njohur apo të panjohur në shkelje të ligjit, ata supozohet që shpejt të lenë postet dhe të gjejnë një tjetër mënyrë për të fituar jetesën e tyre, në vend të pagimit me fonde publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Edhe pse ky numër nuk dihet se sa i lartë është gjithsesi, gjesti ka më shumë rëndësi se sa vetë numri.
E dyta, Ligji i Dekriminalizimit, vetëdeklarimi dhe hetimi i mëtejshëm i Prokurorisë, do të frenojë dëshirën gjithnjë në rritje të elementëve me të shkuar kriminale për t?u ingranuar në politikë dhe për të bërë karrierë në të. Lidhjet e tyre shpesh problematike, paratë që investojnë, presionet që përdorin, nuk do kenë vlerë përpara një ligji të ashpër dhe frenues. Ndaj në këtë drejtim, ligji ka mbase edhe më shumë vlerë se sa pastrimi imediat që do ta pasojë atë këto muaj.
E fundit, asnjë ligj nuk e zgjidh në themel problemin. Ligji mund të jetë element lehtësues, por thelbi i dekriminalizimit të politikës qëndon në vullnetin e përbashkët të liderëve politikë për të mos kandiduar, afruar dhe katapultuar në poste publike persona me të shkuar kriminale, ose njerëz rreth botës së krimit. Në një vend si Shqipëria ku duhen të gjitha, identifikimi i tyre nuk është as i vështirë dhe as i pamundur. Madje, frenimi i tyre, ndryshe nga sa mendohet, nuk i ul kuotat e politikës, por e bën atë më bindëse dhe më të besueshme për votuesit. Keqbërësit, hajdutët, trafikantët dhe vrasësit, asnjëherë nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë ndonjë kontigjent i pranueshëm nga shoqëria!/opinion
Gjatë turneut në Azi, Presidenti amerikan Barack Obama do të...
Pse tremben të “fuqishmit “? Nuk ka më kohë për zvarritje. R...
Ky është titulli i portalit serb “Alo”, që shkruan se klani ...
Ndërkohë që ende nuk është mbyllur 5-mujori i parë i 2016-s,...
Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se shtyllat e kor...
Pala greke vendos t’i japë fund gjendjes së mjerueshme në ka...
Nasip Naço duke folur në emisionin “FAKT” të gazetarit Çim P...
Një 22 vjeçar shqiptar me banim në Bronks të Nju Jorkut u ar...
Pista kryesore e vrasjes së Elton Çiçës nga Jani Alia është ...
Viktima kishte kërkuar disa herë ndihmën e policisë.Policia ...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka ngritur pikëpyetje...
Citynews ka arritur të zbardhë të plotë dëshminë e 20 vjeçar...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar sot pad...
Komisariati i Policisë Kurbin ka vënë në pranga tre shtetas ...
Njeriu më i nervozuar në Shqipëri që “Skënderbeu” i Korçës f...
Kompania “Petrolifera” ka reaguar lidhur me derdhjen e naftë...
E tillë është historia e Pjetër dhe Lekë Shkozës. Sot babë e...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë dëgjova Petrit Vasilin në një emisio...
Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plep...
Kant Ndoji, i cilu u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të B...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...