Petrolifera jep shkaqet e derdhjes së naftës në Zvërnec
Kompania “Petrolifera” ka reaguar lidhur me derdhjen e naftë...
Njeriu më i nervozuar në Shqipëri që ?Skënderbeu? i Korçës fitoi për herë të gjashtë titullin kampion, na qenka djali i Mirdash Braçes, nga Lozhani i Korçës, Erioni, i lindur në Laprakë të Tiranës, dhe i konvertuar në ?partizan? në lagjen e tij.
Është për t? u habitur me këtë sjellje të Erionit sepse gjyshi i tij nga babai, Bajrami, njihet si një nga tifozët më të zjarrtë të Skënderbeut që prej krijimit të këtij klubi. Që shumë vite para se të krijohej klubi ?Partizani?, Bajrami ishte i njohur në Korçë si një nga prijësit e grupit të famshëm të tifozëve të fshatit Lozhan, të cilët në ditët kur kishte ndeshje ?Skënderbeu? udhëtonin me kuaj e mushka që në mëngjes herët, për të qenë të parë ndeshjen së bashku me tifozët e tjerë korçarë.
Ku e gjeti Erioni këtë përkushtim ndaj ?Partizanit?? Në kohën kur partizanët vinin rrotull Lozhanit, Bajrami shikonte punët e e familjes së vet, çka kuptohet edhe nga fakti se në nëntor 1944 atij i lindi një djalë, Mirdashi, babai i Erionit.
Erioni këtë vit ka një ngjarje të shënuar, feston 20 vjetorin e zgjedhjes për herë të parë deputet. Se që ta dini Erioni u bë për herë të parë deputet në zgjedhjet e 26 majit 1996, të cilat partia e tij, PS-ja, i bojkotoi që në ditën e mbajtjes së tyre dhe më pas duke mos hyrë në parlament. Kur më pas u bë marrëveshja e famshme e 9 marsit mes partive politike, pas së cilës deputetët e PS-së zunë vendet e tyre në Kuvend, njëri prej tyre ishte dhe Erioni. Pavarësisht se kur hyri Erioni në parlament, ligjërisht ai është bërë deputet që në 1996, pra në moshën 24 vjeç.
?Deputet? është profesioni i parë dhe i vetëm i Erionit, i cili nuk kishte bërë asnjë punë tjetër para se të bëhej deputet dhe nuk ka bërë as më vonë. Ndonëse Erioni shënon në jetëshkrimin e tij zyrtar si punë që ka qenë gazetar te gazeta e partisë, ?Zëri i Popullit?.
Nëse Erioni bëhet deputet edhe në zgjedhjet e ardhshme, në 2017, atëherë në 2021, ai do të arrijë rekordin e çuditshëm që në jetën e tij të ketë më shumë vite kur ka qenë deputet, se që nga lindja deri në ditën që u zgjodh deputet. Një tifoz me këto rekorde, Korça e traditave të mëdha, ia fal me shumë dëshirë ?Partizanit?, pasi klubi me këtë emër abstrakt, nuk turpëron as nderon ndonjë qytet apo krahinë, përveç ndoshta partisë që e emërtoi kështu, sepse me këtë emër ishte krijuar një klub në Beograd.
Sa për ato që thotë Erioni, ai duhet ta dijë se ?Partizani? nuk i shlyen dot borxhet që i ka ?Skënderbeut? që para se të lindte Erioni dhe më pas në periudhën kur Erioni nisi të kuptonte futbollin. Le të përmendim këtu vetëm marrjen e Jani Kaçit, portierit legjendar, në kohën kur ?Skënderbeut? i duhej shumë, apo më vonë marrjen e një talenti si Gilbert Rrapo, për ta mbajtur në stol.
Kompania “Petrolifera” ka reaguar lidhur me derdhjen e naftë...
E tillë është historia e Pjetër dhe Lekë Shkozës. Sot babë e...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë dëgjova Petrit Vasilin në një emisio...
Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plep...
Kant Ndoji, i cilu u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të B...
Departamenti i Mjedisit në PD ka parë sot nga afër ndotjen e...
Teksa ka shumëfishuar disa tarifa vendore, Bashkia e Tiranës...
Gjykatësi Arjan Qafa ka dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues p...
Krytari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidh...
Janë prodhuar shumë filma ku forma vizuale është faktori kry...
Policia e Tiranës zbuloi sot emrat e dy vrasësve të Elton Çi...
Policia e Tiranës ka zbuluar sot dy vrasësit e dyshuar të El...
Policia e Tiranës ka publikuar sot emrat e dy personave të d...
Prokuroria e Krimeve të rënda ka rimarrë në pyetje vajzën 21...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare është ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për herë të ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, duke folur gjatë sesionit...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për afe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...