Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plepa ? Shkozet ka zbuluar një tjetër skandal të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ky institucion është vënë në dijeni zyrtarisht nga Prefektura dhe Policia e Durrësit për rrezikshmërinë që paraqet ky aks, por nuk ka marrë asnjë masë dhe e ka injoruar shkresën e këtyre institucioneve, ashtu siç kishte injoruar për 2 vjet me radhë një vendim të formës së prerë të gjykatës për të mbyllur parmakët anësorë në autostradën Plepa ? Rrogozhinë, pikërisht në vendin ku si pasojë e mungesës së tyre, humbën jetën më 7 Maj të këtij viti 2 fëmijë?.
Kjo është kërkesa më e fundit që Prefektura e Durrësit i dërgon më 13 Maj, Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, 8 ditë para aksidentit me 2 viktima e 4 të plagosur në aksin Plepa ? Shkozet, për ta paralajmëruar për rrezikun që mbart ky aks.
Në dokumentin zyrtar të siguruar nga Televizioni Klan, Prefektura dhe Policia e Durrësit i kërkojnë këtij institucioni të ndërhyjë sa më parë, për të përmirësuar sigurinë në këtë segment rrugor, pasi ai paraqet rrezikshmëri dhe është potencial për aksidente të rënda.
Pavarësisht se është vënë në dijeni zyrtarisht, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë.
Por ky skandal, i injorimit të rrezikut, thellohet më tej, nga të dhënat e tjera që renditen në këtë shkresë.
Prefektura e Durrësit i kujton Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, se ka injoruar të paktën tre kerkesa të tjera për të njëjtën çështje, që nga viti 2013.
Informacioni i parë mbi problematikën i është dërguar Autoritetit Rrugor Shqiptar, më 17 Shtator të vitit 2013, vetëm pak ditë përpara se Xhika të merrte detyrën.
I dyti është më 5 Tetor 2015, drejtuar personalisht Dashamir Xhikës.
Dhe i treti 10 ditë më vonë, më 15 Tetor.
Në të gjitha kërkesat zyrtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar njihet me shqetësimin e Prefekturës Policisë së Durrësit në lidhje me kryqëzimet në aksin Plepa ? Mbikalimi i Shkozetit, kryqëzime, që cilësohen si njolla të zeza, pasi janë konstatuar disa aksidente të rënda me pasojë humbje jete.
Policia kërkon mbylljen e kryqëzimeve për shkak të mosfunksionimit të semaforëve dhe nënvizon se ka mangësi të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
Skandali thellohet edhe më tej, pasi në shkresë thuhet se Drejtoria e Autoritetit Rrugor në Tiranë ka qenë në dijeni të problematikës me semaforët rreth një muaj më parë, por ata janë ende jashtë funksionit.
Prefektura dhe Policia e Durrësit i kanë kërkuar Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhikës, të ndërhyjë sa më shpejt për marrjen e masave në këtë aks rrugor, për të parandaluar ngjarje të padëshiruara dhe me pasoja fatale, duke patur parasysh se në prag të sezonit turistik, intensiteti i lëvizjes në këtë rrugë rritet në mënyrë të ndjeshme.
8 ditë pas kësaj, mungesa e elementëve të sigurisë në këtë rrugë u bënë shkak për një aksident të rëndë me 2 të vdekur e 4 të plagosur.
Policia zbuloi se parmakët mbrojtës në vendin, ku ndodhi aksidenti ishin jashtë standardeve dhe për këtë arsye procedoi në gjendje të lirë drejtuesin e kompanisë BE IS, që në bashkëpunim me kompaninë PIENVIS janë fituese të tenderit të Autoriteti Rrugor Shqiptar prej 30 milionë lekësh, për mirëmbajtjen e kësaj rruge.
Tv Klan
Kant Ndoji, i cilu u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të B...
Departamenti i Mjedisit në PD ka parë sot nga afër ndotjen e...
Teksa ka shumëfishuar disa tarifa vendore, Bashkia e Tiranës...
Gjykatësi Arjan Qafa ka dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues p...
Krytari i Paritsë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar lidh...
Janë prodhuar shumë filma ku forma vizuale është faktori kry...
Policia e Tiranës zbuloi sot emrat e dy vrasësve të Elton Çi...
Policia e Tiranës ka zbuluar sot dy vrasësit e dyshuar të El...
Policia e Tiranës ka publikuar sot emrat e dy personave të d...
Prokuroria e Krimeve të rënda ka rimarrë në pyetje vajzën 21...
Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare është ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot për herë të ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, duke folur gjatë sesionit...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra ...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për afe...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjsh...
Paraditen e sotme, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka den...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar lidhur me akuz...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte sot i pranishëm në një...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...