Balla reagon ndaj Athinës: Narta është tokë shqiptare, autoktone
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Dr...
Ky është titulli i portalit serb ?Alo?, që shkruan se klani ndërkombëtar i mafias, i drejtuar nga një ish-operativ i sigurimit jugosllav të shtetit, Daut Kadriovski, po merr Serbinë dhe Malin e Zi, duke blerë toka, ndërtime dhe pasuri të tjera të patundshme.
Ky klan, sipas ?Alo?, e cila bazohet në burime brenda shërbimeve të sigurisë, kanë blerë prona në Beograd, Vojvodinë dhe në bregdetin malazez.
?Alo? shkruan më tej se në një takim që udhëheqësit e klanit mafioz në fjalë kishin para dy ditësh në Londër, është rënë dakord që në fillim të muajit të ardhshëm, të ?shpëlahen? 100 milionë dollarë para të pista, me të cilat do të korruptohen politikanë dhe zyrtarë të policisë në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Sipas këtyre burime të cilave u referohet portali serb, disa politikanë nga të gjitha vendet e rajonit kanë qenë prej kohësh në listën e pagave të këtij klani.
Biznesmeni kontravers nga Kosova, i cili është i afërt me ish-zyrtarë të lartë të policisë në Serbi, por edhe me një ish-ministër serb ka dorëzuar në Tuz një shumë të madhe parash të cilat u janë dorëzuar politikanëve malazezë.
Ky portal shkruan se Tuzi është një nga tri qendrat, përveç Podgoricës dhe Ulqinit, ku përfaqësuesit e këtij klani i zhvillojnë takimet e fshehta të tyre.
Ndërsa në Serbi, ata takohen në një restorant të njohur në Novi Sad dhe në një hotel në Beograd.
Ja çfarë shkruante në janar Eugene S. Robinson te OZY per Kadriovskin:
Kjo nuk është nga ato gjërat alla- James Bond.
Jo aq shumë për shkak të kostumeve, pijeve apo makinave të shtrenjta, për të cilat ia vlen të vrasësh.
Por nëse po kërkoni modelin e kriminelit, nuk duhet të shkoni më larg se shqiptaro-maqedonasi, ?shtypësi i burrave?, Daut Kadriovski.
Në të 50-tat dhe i kërkuar në 12 shtete europiane për çdo krim, nga armët, makinat, droga, trafiku i organeve dhe qenieve njerëzore, Kadriovski, sipas Europolit, është në majë të një organizate kriminale të pashoqe për fshehtësinë dhe brutalitetin. Dy cilësi që nuk janë të lidhura edhe aq rastësisht.
?Ne kishim një nga anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe po përpiqeshim që ta kthenim në bashkëpunëtor,? kujton ish-polici i krimeve në Nju Jork, Fred Santoro, që shpjegon përpjekjet e tij për të kthyer në informator një të burgosur shqiptar.
Por gangsteri u ngrit në këmbë dhe kërkoi që të kthehej në qeli për të vuajtur dënimin prej 30 vitesh për shantazh.
Santoro- i shokuar dhe shumë familjar me mënyrën se si mafiozët italianë pranonin që të bashkëpunonin për uljen e dënimit- e pyeti shqiptarin se përse nuk pranon.
?Ai u kthye dhe ishte shumë i qartë: ?Ata do më vrasin nënën, babanë, vëllezërit, motrat, fëmijët, gruan, këdo që njoh. Prandaj nuk pranoj, faleminderit?. Shqiptarët janë të egër?.
Të egër dhe mesa duket më të zgjuar se ariu mesatar, pasi Kadriovski është arrestuar të paktën dy herë.
Herën e parë u arrestua në vitin 1985 në Gjermani për trafik droge. E plasën në burg dhe i sekuestruan vilat, jahtet dhe makinat.
Plani ishte që ta kyçnin brenda dhe t?ia flaknin çelësin tutje, por shumë shpejt bënë gabimin që nuk duhej: e lanë të endej. Dhe ai u end?
Pati akuza ndaj atyre që e ruanin, por fakti është se në vitin 1993, ai ishte nisur për në Nju Jork dhe njerëzit e quanin të arratisur.
Më pas ai u bë bashkëpunëtor i disa prej familjeve mafioze në një zonë ku shqiptarët në përgjithësi dalloheshin si vrasës.
Të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, megjithatë vrasës të mirë.
Kështu, me një këmbë në Nju Jork dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi atë që dinte të bënte më mirë, përveç vrasjes; dhe tani organizata e tij kriminale mendohet se është burimi kryesor i herorinës në Amerikën e Veriut, e cila vjen nga Afganistani, sipas FBI.
Për shkak se, shiheni edhe vetë, Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, është pjesë e një lidhje myslimano-shqiptare me organizatën në hije, Al Kaeda.
Ai ka më shumë lidhje edhe se një central, diçka që i duhet.
Me fjalë të tjera: një lidhje heroinë-për-kokainë me kolumbianët, plus qindra bashkëpunëtorë që trafikojnë drogë në Australi, Kanada, Meksikë, Holandë, Peru, Venezuelë dhe kudo në BE.
Çka na sjell ne tek arrestimi i dytë i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç në një rajon policie në Tiranë, Shqipëri, pas arrestimit nga vendorët dhe Interpoli për trafik droge. Diçka që në terma letrarë njihet edhe si paralajmërimi: Kadriovski u zhduk sërish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose ?ka vdekur?.
?Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,? thotë polici i dalë në pension, Eddie Williams.
Por Kadriovski dhe shqiptarët në përgjithësi janë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.
Santoro sjell një detaj interesant.
?Shqiptarët hapën një klub në një vend shumë tradicional të mafias,? thotë ai.
Mafia italiane dërgoi dy gangsterë për të shtrënguar pronarët e rinj për të dhënë pagesat.
Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptarë vendosën të ulen në takim.
Santoro thotë se ajo që ndodhi më pas, e mësuar përmes përgjimeve, e ka surprizuar edhe atë.
Thuajse e gjithë banda e nivelit të ulët shkoi në Bronks të takohej me shqiptarët.
?Shqiptarët i bënë m? në dru, duke u thyer krahët,? thotë Santoro.
Përfundimisht mafia italiane vendosi t?i lërë shqiptarët, për arsye të komplikuara, por mesa duket ?arsye biznesi?.
Dhe Kadriovski, i gjallë apo i vdekur, akoma i ka gjurmët në shumë biznese të vjetra të tij, nuk ka rëndësi nëse është rrëmbim vajzash të reja për skllavëri seksuale, vrasje kamarierësh sepse përzihen në gjëra apo urdhërimi i një grabitje prej 19 milionë dollarësh përmes internetit, njësoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, për kokën e të cilit janë vënë 5 milionë dollarë, por ka shmangur arrestin dhe tani është në liri.
Kadriovski krijoi një organizatë në bazë të peshës absolute të intensitetit dhe egërsisë, diçka që dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante ?një kërcënim ndaj shoqërisë perëndimore?.
Dhe kur mëson se shqiptarët humbën një ngarkesë prej 125 milionë dollarë heroinë nën kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe FBI thotë se përgjigja e parë e tyre ishte të vendosnin nën mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.
Të tjerë mund të pranojnë me gjithë zemër vlerësimin e Motta-s: Prokuroria e Nju Jorkut, Antidroga, Policia e Nju Jorkut, Zyra e Sigurisë së Brendshme, Zyra e Emigracionit, Zyra e Hetimit Tatimor, Marshallët Amerikanë, madje i gjithë Bordi i Kontrollit të Narkotikëve, që ishin pjesë e këtij aksioni.
Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet një kujtesë shumë prezente e faktit se, ndonjëherë më shumë se ç?duam, sistemi nuk punon mirë.
Dhe, me jo më pak se presidentin amerikan, Barack Obama, që vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite më parë, mos prisni që moti të ndryshojë shpejt.
?Kadriovski, gjallë ose i vdekur, thotë të njëjtën gjë, vërtet,? thotë Hannah Elliott, një revolucionare e vetëshpallur e drejtësisë penale nga Universiteti i Floridas.
?Ndonjëherë, drejtësia nuk shërbehet kurrë?.
Një fakt që do e gëzonte shumë Kadriovskin, pa dyshim.
Ndërkohë që ende nuk është mbyllur 5-mujori i parë i 2016-s,...
Deputeti demokrat Flamur Noka ka deklaruar se shtyllat e kor...
Pala greke vendos t’i japë fund gjendjes së mjerueshme në ka...
Nasip Naço duke folur në emisionin “FAKT” të gazetarit Çim P...
Një 22 vjeçar shqiptar me banim në Bronks të Nju Jorkut u ar...
Pista kryesore e vrasjes së Elton Çiçës nga Jani Alia është ...
Viktima kishte kërkuar disa herë ndihmën e policisë.Policia ...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka ngritur pikëpyetje...
Citynews ka arritur të zbardhë të plotë dëshminë e 20 vjeçar...
Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka rrëzuar sot pad...
Komisariati i Policisë Kurbin ka vënë në pranga tre shtetas ...
Njeriu më i nervozuar në Shqipëri që “Skënderbeu” i Korçës f...
Kompania “Petrolifera” ka reaguar lidhur me derdhjen e naftë...
E tillë është historia e Pjetër dhe Lekë Shkozës. Sot babë e...
Nga Mentor Kikia Mbrëmë dëgjova Petrit Vasilin në një emisio...
Aksidenti me dy viktima, i ndodhur të shtunën në rrugën Plep...
Kant Ndoji, i cilu u shkarkua sot nga posti i Drejtorit të B...
Departamenti i Mjedisit në PD ka parë sot nga afër ndotjen e...
Teksa ka shumëfishuar disa tarifa vendore, Bashkia e Tiranës...
Gjykatësi Arjan Qafa ka dhënë dorëheqjen nga trupi gjykues p...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...