Tronditet Venezuela/ Dy tërmete të fuqishme godasin vendin, 32 viktima dhe mbi 700 të plagosur
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Përfaqësuesit e lartë të dy prej selive më të rëndësishme perendimore në Tiranë kanë folur sot përpara shqiptarëve me një gjuhë krejt absurde. Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe zv ambasadori amerikan David Muniz kanë përdorur një argument qesharak për të shperhur vendosmërinë e tyre për të miratuar reformën në drejtësi. Apeli i tyre i njëzëshëm ishte: nuk ka më kohë për ndryshime të mëdha në draft.
Duke dëgjuar këtë thirrje vetvetishëm të lind pyetja: E përse nuk paska më kohë? E pse gjithë kjo urgjencë? Kush është më prioritare: cilësia e draftit, apo afatet e miratimit të tij? Kush ka më rëndësi, një reformë konsensuale dhe e gjithëparanuar, apo suksesi diplomatik që do ti raportojnë shefave të tyre diplomatët me seli në Tiranë?
Pra çështja e reformës në drejtësi nuk është më, thjeshtë një çështje kohe. Po të ishte e tillë, po qe se duhej të vazhdohej të debatohej, të përmirsoheshin nene, të ndreqeshin koncepte, ajo mund të shtyhej edhe pa fund. Për një vend që ka pritur një çerek shekulli me këtë drejtësi të kalbur, që ka kaluar nga militantizmi i gjyqtarëve të plepave e deri tek banditizmi i atyre aktualë, nuk do të ishin asgjë edhe disa muaj më shumë.
Por, fatkeqësisht, çështja e kësaj reforme është një histori vullneti politik.
Partia Demokratike po tregon për ditë e më qartë se nuk e ka as këtë vullnet dhe as dëshirën ta votojë projektin e ndërkombëtarëve. Ajo njëherë thotë se nuk ka ndërmend të paraqesë draft të vetin dhe në fund del me një të tillë. Ajo nga një anë voton në parim diçka dhe më pas pendohet e deklaron se nuk është dakord me arkitekturën e sistemit. Ajo herë gjen argumenta realë e herë artifice, gjithnjë me të njëtin qëllim: ta pengojë procesin të ecë përpara.
Tashmë, për të gjithë, është e qartë si drita e diellit se Berisha ka urdhëruar sabotimin e kësaj reforme. Duke adaptuar qëndrimin e tij PD-ja ka marrë përgjësi. Ajo po mbart mbi vete pëeshën e konfliktit me ndërkombëtarët dhe të paragjykimit nga shqiptarët, duke i bërë një favor të madh edhe kundërshtarëve të saj politikë. Megjithëse e dinë se dyshja kleptokratike Rama- Meta nuk e do këtë projekt, që mund ti ekspozojë ndaj hetimeve të nesërme, demokratët kanë vendosur ta marrin vetë barrën.
Deri këtu nuk ka asgjë të keqe.
Ne mund të hamendësojmë sa të duam negativisht për arsyet e mbrapshta se përse PD po e bën këtë. Ne mund të kemi paragjykimet tona. Por në fund të fundit mosvotimi i kësaj reforme është një vendim politik. Ai nuk është as një sakrilegj, as një akt kriminal.
PD mund të vendosë për mosvotimin dhe për këtë do të korrë frytet përpara shoqërisë dhe elektoratit të saj.
Problemi i PD-së pra, nuk është tek ky vendim, por tek forma që po zgjedh për të vënë në jetë atë. E gjendur nën presion ndërkombëtar opozita po luan Penelopën që zhbën në errësirë premtimet që thur gjatë ditës.
Dhe kjo lojë bajate, e atij që ndryshe thotë e ndryshe bën e ka shndërruar në absurd lidershipin e partisë.
Ndoshta do të kish qenë më mirë të PD të artikulonte një ?jo? të prerë. Çdo argument i tillë, me arsyetimin se nuk mund të rregullohet drejtësia me këtë qeverisje kleptokratësh të lidhur me banditë, do të qe shumë më serioz dhe shumë më politik sesa mashtrimet e vogla që po i nxjerrin bojën dita ditës.
Ato thjeshtë po e tregojnë, meskine, të trembur dhe qesharake.
Por, për fat të keq, në këtë lojë të shpifur kukamëshefti, opozita po tërheq edhe diplomatët.
PD-ja nuk thotë: ne nuk e votojmë këtë reformë megjithëse e ka treguar qartë se nuk e do. Ambasadorët e dinë si drita e diellit që PD-ja nuk e do, por bëjnë sikur nuk e kuptojnë, nga frika se mos shkëpusin përfundimisht pikat e takimit.
Dhe kështu edhe njëherë akoma publikut i paraqitet një farsë ku askush nuk thotë të vërtetën.
Pasojë e saj janë edhe deklaratat e sotme diplomatike që ushtuan me thirrjen absurde: ?Nuk ka më kohë?.
Dhe që ti jepet fund kësaj farse që po i bën të gjithë qesharakë ka vetëm një rrugë: palët ti japin fund lojës me gjasme.
PD ja duhet të dalë e të thotë se nuk e voton këtë reformë. Ndërsa ndërkombëtarëve i mbetet përgjegjësia për të treguar se çdo të bëjnë këtej e tutje pa PD-në.
Duket e dhimbshme, po ndoshta nga kjo fitojnë më shumë të gjithë. Në rastin më të keq, i shmangen turpërimit të ndërsjelltë./lapsi
Qeveria ka pranuar akuzat e Partisë Demokratike, të artikulu...
Ekzistojnë disa libra të cilët na mbërthejnë fort pas ngjarj...
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident...
Ish-Kandidati për Kryetar të Bashkisë Tiranë, Gjergj Bojaxhi...
Analisti Fane Lubonja ka bërë një zbulim të madh politiko-sh...
Projekti më i kundërshtuar dhe protestuar nga qytetarët dhe ...
Gjatë vitit të shkuar në vendin tonë, është rritur numri i f...
Ne mbledhjen e Kryesise se LDE – Partia per Liri, Demokraci ...
Po shihja rastësisht një emision televizioni ku flitej se në...
Policia e Fierit ka arrestuar një person në pasi kundërshtoi...
Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka arrestuar juristin e bu...
Gazetari Bledian Koka feston sot ditëlindjen e tij. Ai ka ma...
Bashkia e Tiranës pritet të ndryshojë sot një pjesë të linja...
Ish-deputeti socialist, Marko Bello ka ngritur alarmin e rik...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani është revoltuar nga d...
Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (DRAKU...
Pa dyshim ka një prani tjetër të gruas në politikë përgjatë ...
Të udhëtosh me mjete transporti në drejtim të kryeqytetit n...
Kreu i Rendit dhe i Sigurisë në PD, Enkelejd Aliebeaj, kërk...
Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar dy persona pasi te...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...