FOTOLAJM/ Pankartat "pikante" në protestën e 46 kundër qeverisë
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Vijon protesta e 46 para Kryeministrisë. Protestuesit vijo...
Partia Demokratike e ka konsideruar uzurpim të Akademisë së Shkencave procesin e zgjedhjeve për kryesinë e këtij institucioni. Përmes një deklarate për mediat, selia blu shprehet se ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave është e pafalshme dhe e papranueshme. “Prej disa kohësh ndjekim me shqetësim atë që shumëkush e ka quajtur ?farsë zgjedhore? për zgjedhjen e kryesisë së komunitetit më të rëndësishëm shkencor në vend. Ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është e pafalshme dhe e papranueshme. Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.” thuhet në deklaratën e PD-së.
Sipas selisë blu, një pjesë e kryesisë së Akademisë së Shkencave po vepron në mënyrë sovjetike dhe staliniste për të vendosur “vasalë” të pushtetit në këtë institucion.
“Një pjesë e kryesisë së këtij institucioni, në shkelje të plotë të statutit të Akademisë, po vepron në mënyrën më sovjetike dhe staliniste të mundshme, për ti imponuar komunitetit shkencor të Shqipërisë, vendosjen e vasalëve të pushtetit në Olimpin e shkencave shqiptare.Përdorimi i metodave staliniste të votimit, trajtimi i personaliteteve më të larta të shkencës shqiptare sikur të jenë një tufëz bagëtish, është një atentat i tmerrshëm që i bëhet dinjitetit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.” vijon më tej deklarata e selisë blu.
Partia Demokratike bën me dije se nuk janë respektuar kriteret statutore të njoftimit dhe përfshirjes së komunitetit shkencor. Gjithashtu sipas PD-së, nuk janë njoftuar universitetet dhe personalitetet me kontribute në fushën e dijes lidhur me procesin zgjedhor të Akademisë së Shkencave.
“Jo vetëm nuk janë respektuar kriteret statutore të njoftimit dhe përfshirjes së komunitetit shkencor, jo vetëm nuk janë njoftuar universitetet dhe personalitetet me kontribute në fushën e dijes. Ajo që ka ndodhur është kolektivizimi i votës, është kërkesa për votim me zarfe dhe me postë për kryesinë e Akademisë së Shkencave, ajo që ka ndodhur është shkelja e kuorumit dhe e të drejtës së çdo pjesëtari të komunitetit shkencor për të qenë i informuar, prezent dhe pjesëmarrës në përcaktimin e fateve të drejtimit të shkencës shqiptare.
Ajo që pritet ti shkaktohet Akademisë së Shkencave, ndodh në vazhdën e atentateve ndaj lirisë së vetëadministrimit të institucioneve universitare. Nëse ?klubi stalinist? që synon të shkatërrojë demokracinë akademike ia arrin me sukses qëllimit të tij, atëherë çfarë mund ti kërkojmë ne votuesit të zakonshëm shqiptar? Nëse korruptohen proçeset demokratike në majën më të lartë intelektuale shqiptare, si mund të jetë e mendueshme dhe e imagjinueshme që zgjedhjet vendore dhe kombëtare të mos cënohen?” thekson Partia Demokratike.
PD kërkon nga KLSH të nisë procedurën për verifikimin e kritereve statutore për kryesimin e Akademisë së Shkencave.
“Kërkojmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë procedurën për verifikimin e kritereve statutore për kryesimin e Akademisë së Shkencave. I bëjmë thirrje të gjithë komunitetit akademik, të gjithë mendimit intelektual dhe qytetar të mbështesë të gjithë zërat e lirë që kërkojnë të ruajnë lirinë dhe pavarësinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Larg përdorimit të kësaj kauze për çfarëdolloj përfitimi politik, u bëj thirrje qytetarëve të lirë të këtij vendi të mos pranojnë përjetësimin e stalinizmit, diktaturës dhe klientelizmit në institucionin më të lartë shqiptar të shkencës. Ju sigurojmë se çdo vendimmarrje e padrejtë, antistatutore dhe e jashtëligjshme që synon kontrollin antidemokratik të Akademisë së Shkencave do të marrë nga Partia Demokratike përgjigjen e duhur në mënyrën e duhur.” përfundon deklarata e PD-së.
Tërmeti, i cili ndodhi dje në Maqedoni, ka qenë më i fuqishm...
Do të shndërrohet republika austriake? Norbert Hofer, kandid...
Kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj shkruan në rrje...
Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi, ka reaguar pas publikim...
Ditën që shefi i sigurisë në bazën ushtarake të Farkës, duhe...
Administrata e burgut në Shën Koll të Lezhës, liroi nga qeli...
Për cilët kryetarë e kam fjalën? Ha, ha, ha! Për të gjithë, ...
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, përfaqësuese e PS-së, ish-...
Pedagogu i një Universiteti është filmuar duke bërë seks me ...
Vështirë të imagjinohet gjeniu Moxart në një dhomë së bashku...
Shefi i Sigurisë Ajrore në Komandën e Forcave Ajrore në Fark...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në a...
Janë konsideruar si çeta e Naimit të Labinotit në Partinë De...
Një grup qytetarësh dibranë kanë krijuar Lëvizjen Qytetare D...
Pas publikimit të formularit të vetëdeklarimit për dekrimani...
http://www.citynews.al/2016/05/faktet-e-rejaekspertet-qe-shp...
Paulo Dybala nuk do të grumbullohet me Argjentinën për Olimp...
Kur oficerët e policisë do ta merrnin nga Gjykata për ta sh...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, kreu i Departamentit të ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka “urdhëruar” Hotel Rogner...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...