Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Edhe pse forcë politike në qeverisje, në Partinë Socialiste ka nisur beteja se kush do të marrë kontrollin e saj pas largimit të Kryeministrit dhe Kreut të selisë rozë Edi Rama. Një betejë të cilën koha po e tregon si më të egrën në kampin e socialistëve. Bëhet fjalë për rivalitetin, tashmë jo në heshtje, mes Kreut të PS-së për Tiranën njëherazi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Janë disa fakte që vërtetojnë se beteja mes tyre po egërsohet dhe katapultohet deri në veprime ekstreme.
Fillimisht beteja Tahiri-Veliaj nisi në kohën kur Rama po konfiguronte kandidatët për zgjedhjet lokale. Ndonëse fillimisht pati një tentativë nga Tahiri për të qenë kandidati i Rilindjes për Bashkinë e Tiranës, ai loboi fort që Blendi Klosi të ishte kandidatura e mazhorancës. Tahiri doli kundër kandidimit të ish-Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj.
Për ?luftën? brenda llojit thuhet se është më egër dhe më e rrezikshme. Në këto tensione të larta, beteja Tahiri-Veliaj degradoi deri në protesta të hapura. Bëhet fjalë për një protestë të organizuar nga qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranë, të cilët dolën kundër mbifaturimeve nga Ujësjellës-Kanalizime. Protestuesit që reaguan kundër Veliajt u mbështetën hapur edhe nga deputeti i zonës, Saimir Tahiri. Ky i fundit iu doli në krah qytetarëve duke iu dhënë të drejtë në protestën kundër Bashkisë së Tiranës. Në të njëjtën zonë këtë javë u pa hapur edhe një ndarje mes Veliajt dhe Tahiri, ku ky i fundit nuk e shoqëroi Kryebashkiakun në inagurimin e një rruge. Siç duket në videon e mëposhtme, Tahiri e shoqëronte Veliajn në fushatën për kreun e Bashkisë Tiranë, por këtë herë ai ka refuzuar t?a shoqërojë në prerje shiritash për suksesin e Veliajt.
Më pas ndodhi një përplasje mes Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë Tiranë lidhur me punonjësit e policisë Bashkike, të cilët sipas strukturave të Partisë Socialiste,kryejnë veprime të çmendura dhe aspak etike.
Beteja Tahiri-Veliaj është reflektuar edhe në bazën e Partisë Socialiste, ku vihet re një përplasje mes një strukture konservatore e tracionale me një strukturë të përbërë nga ?Mjaftistë?.
Ajo çfarë konstatohet në mënyrë të theksuar është një tentativë e Tahirit për të mbledhur rreth vetes figura tradicionale të së majtës, që janë në fakt eksponentë politikë të Partisë Socialiste dhe jo Rilindjes. Ndërsa Erion Veliaj qartazi duket se ka grumbulluar njerëz të lëvizjes Mjaft në Bashkinë e Tiranës, të cilët përpiqet t?i përdorë dhe t?i ketë mbështetës që do të mund t?a avantazhojnë nesër. ?Mjaftistët? që në vitin 2005 protestuan dhe lobuan fort për rënien e qeverisë së majtë, sot aderojnë në këtë parti dhe marrin poste të rëndësishme nga Veliaj në drejtimin e Tiranës.
Strategjia e Tahirit duket të jetë për të mbajtur trashëgiminë e Partisë Socialiste duke qëndruar më afër bazës , ndërsa Veliaj është më tepër politikan më lëvizës dhe mediatik, i televizionit, rrjeteve sociale apo show-t përmes kopjeve nga Presidenti amerikan Barack Obama.
Beteja mes tyre shpesh ka degjeneruar edhe në humor, ku Veliaj dhe Tahiri përmes institucioneve që drejtojnë, rivalizuan edhe për një parashikim moti, të cilin deputeti demokrat Astrit Patozi e ironizonte ? ?Bashkia e Tiranës na paralajmëroi sot se nesër do të ketë shi me shtrëngata dhe se duhet të bëjmë kujdes se mos e pësojmë nga kapriciot e motit. Pyetja e parë që të vjen në kokë është nëse kjo prognozë vlen vetëm për kryeqytetin apo do të shtrihet edhe me gjerë se kaq në Shqipëri. Fjala vjen, a duhet të ruhen njësoj prej motit të keq nesër edhe banorët e Durrësit, Elbasanit, Krujës apo Kavajës, për të mos shkuar më larg, në Vlorë, Lushnje, Lezhë apo gjetkë? Dhe, kur me rregull treshi, por dhe me një kërkim të thjeshtë në faqet e shumta ëeather në internet, rezulton që po aq të ekspozuar nga moti i keq do të jenë shumë zona të vendit, pyetja tjetër është se përse e bën Bashkia e Tiranës paralajmërimin? Nëse ka vërtetë kaq rreziqe nga shirat e rrëmbyera apo përmbytjet, pse nuk del dikush nga qeveria e madhe, që ka përgjegjësi edhe përtej kufinjve administrativë të Tiranës, për të na “ndricuar”??
Përveç fakteve të renditura më sipër, ajo çka flitet sëfundmi në qarqet politike dhe mediatike është dyshimi se ata kanë përgjuar njëri-tjetrin. Ambicia për të marrë kontrollin e PS-së nesër mesa duket ka arritur në veprime ekstreme nga Veliaj dhe Tahiri, të cilët po punojnë dhe shërbejnë për të siguruar një qënie në krah të majtë dhe të djathtë të Kryeministrit Rama. Sicili me protagonizmin e shfaqur po tentojnë të reflektojnë tek Rama pasardhësin e tij në Partinë Socialiste. Të dyja palët sulmojnë egërsisht dhe kanë qendrime të kundërta për të përmbushur një ambicie politike./citynews
Aleanca Kuqezi, paraditen e sotme ka zhvilluar një protestë ...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisar...
Koncesionet e dhëna për toka bujqësore në zona të ndryshme t...
Pas bursave online, kursimet e qytetarëve shqiptarë po kërcë...
Kryetari i degës së PD në Vlorë, Moisi Meminaj nëpërmjet një...
Specialistët për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendor...
Një 55-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia për “...
Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë për “Vjedhje me armë...
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryemini...
Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e autorit të a...
Thaçi ka thënë se beson se i gjithë spektri politik do të vo...
Shtyrja e zgjedhjeve të 5 qershorit vetëm sa e ka thelluar k...
New York Times në një shkrim të saj flet për radikalizimin f...
Një pjesë e kabinetit të kryeministrit Rama, rezulton të ken...
Nga kabllogramat e Uikiliks, përgjimet e NSA-së në Pallatin ...
Presidenti amerikan Barack Obama u nis nga Uashingtoni për n...
Një prej teorive konspirative më jetëgjata që rrethojnë mona...
Nga Anton HasanpapajRepublika eshte nje sitem vlerash qe kan...
Kandidati i vetëm republikan për president, Donald Trump, ka...
Nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrën, por mes tyre ekzisto...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...