Aeroportet evropiane rishikojnë masat e sigurisë
Në aeroportet evropiane po rishikohen me urgjencë masat e si...
Nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrën, por mes tyre ekziston një lidhje e fortë besimi, lidhja e mafias.
Janë familje të mëdha mafioze që drejtohen nga bosë të pushtetshëm, por që të gjithë kanë mbështetjen e ?Cosa Nostra?-s, disa në Itali dhe disa në Amerikë.
Gazeta ?Tirana Observer? boton historitë, emrat dhe fotot e bosëve të familjeve më të mëdha mafioze në të gjithë botën.
1. Familja ?MAZARA DEL VALLO?
Familja më e madhe mafioze në Itali, në vitin 1970 ishte ?Mazara Del Vallo?. Ajo drejtohej nga bosi Mariano Agata, 65 vjeç, i cili në atë kohë kishte marrë emrin ?Zoti i ligësisë?. Ai zëvendësoi bosin e vjetër Mariano Licari, i cili gjithashtu mbahej mend si urdhëruesi më i madh i vrasjeve në atë kohë. Në vitin 1985 Agata u mbështet me shumë forcë nga faktori ?Korleone? dhe kthehet në personin më të rëndësishëm për Toto Riina-n.
2. Familja ?ÇINISI?
Është cilësuar si familja më e madhe mafioze e ?Cosa Nostra?-s amerikane. ?Çinisi? drejtohej nga Badalamenti Gaetano ose siç quhej ndryshe ?Don Tano?. Ai filloi të drejtojë këtë familje menjëherë pas vrasjes së ish-bosit Cesare Manzella, në vitin 1963. Në vitet ?70 dhe ?80, së bashku me Stefano Bontadën dhe Mikele Grekon kishin krijuar të ashtuquajturën ?Triumvirat? të ?Cosa Nostra?-s. ?Don Tano? u arrestua në nëntor të vitit 1984 dhe vuajti dënimin në SHBA derisa vdiq, në vitin 2002, në moshën 79-vjeçare.
3. Familja ?GUADAGNA?
Masakra e ?Capacit? ka si autorë anëtarët e familjes mafioze ?Guadagna?, me në krye bosin e saj, Pietro Aglieri, i njohur si ?Gentleman-i i vogël?. Ai u kthye në drejtues të kësaj familjeje në vitin 1988, menjëherë pas vrasjes së Giovanni Bontade-s, falë edhe një miqësie me Toto Riina-n. Në fillim të vitit 1990 ai komandoi disa vrasje të bujshme. Është arrestuar më 6 qershor të vitit 1997 dhe është dënuar disa herë me burgim të përjetshëm.
4. Familja ?MANDAMENTO?
Një ndër bosët më të fuqishëm të ?Cosa Nostra?-s italiane në vitin 1999 ishte Agostino Badalamenti. Ai ishte në krye të familjes ?Mandamento? në varësi direkte të bosit të bosëve Bernadro Provenzano. Në vitin 1979, kur ishte vetëm 18 vjeç, ai u dënua me 20 vjet burg, pasi u deklarua fajtor për disa vrasje në provincën e Mesinas. Por menjëherë pasi doli nga qelia, ai u kthye në krye të familjes ?Mandamento?, duke u bërë një nga mafiozët më të fuqishëm të asaj kohe në Itali.
5. Familja ?GAMBINO?
Një prej gangsterëve më të mëdhenj që kanë sunduar në Nju Jork, John Gotti, dëshironte gjithnjë që të bëhej një njeri i mençur. Në moshën 16-vjeçare ai ishte pjesë e një bande rruge të njohur ?Fulton-Rockaway Boys? që vidhte makina. Në vitet ?70 ai u bë kapo i trupës ?Bergin?, një pjesë e familjes ?Gambino?. Jashtë mase ambicioz, Gotti ishte ?përzier? me drogë, gjë e ndaluar kjo nga familjet. Pas shumë tentativash, autoritetet arritën ta dënonin atë në vitin 1992 për vrasje.
6. Familja ?Bonano?
Joseph Bonano u largua nga Italia për shkak të regjimit të Musolinit në vitin 1920. Fillimisht u ndalua në Kubë për të kaluar më pas në SHBA. Atje iu bashkëngjit mafies në mënyrë që të parandalonte Musolinin që të merrte Sicilinë. Ai u bë i fuqishëm në Nju Jork. Planet e tij për të eliminuar gjithë familjet rivale u kthyen kundër tij, kur Bonano-n e rrëmbyen për 19 ditë deri sa ai pranoi të hiqte dorë. Përpara se ai të vritej nga Luciano, krijoi familjen ?Bonano?, organin sundues mbi familjet mafioze në gjithë vendin.
7. Familja ?TOMMASO NATALE?
Salvatore lo Pi çolo, i njohur si ?Dhelpra e Bardhë? në vitin 1980 u shndërrua në bosin më të fuqishëm të ?Cosa Nostra?-s dhe i dytë në Sicili pas Bernardo Provenzano-s. Ai ishte bosi i familjes ?Tommaso Natale? pas vitit 1970. Djali i tij, Sandro, 30 vjeç, u kthye në bosin e dytë të kësaj familjeje në vitin 1999. Pas 25 vitesh në kërkim nga drejtësia italiane, ai arrestohet së bashku me të birin, më 5 nëntor 2007.
8. Familja ?BAGHERIA?
Bosi i përjetshëm i familjes mafioze ?Bagheria? ishte 68-vjeçari Leonardo Greco. Ai zëvendësoi kreun e kësaj familjeje, Antonio Mineo, menjëherë pasi ai u vra në vitin 1989. Në vitin 1970 ai bashkëpunoi me Berdanrdo Provenzanon, këshillat e të cilit e ndihmuan edhe për drejtimin e kësaj familjeje të madhe mafioze. Si bos i kësaj familjeje në Sicili ai drejtoi trafiqet më të mëdha të drogës, duke përfshirë këtu ?Pizza Connection dhe ?Iron Tower?.
9. Familja ?RESUTTANA?
Gjatë viteve 1981-1983 ?Resuttana? u kthye në familjen më të madhe mafioze, duke u mbështetur fort nga ?Korleone?-t. Kjo familje u drejtua nga Francesco Madonia ose siç quhej ndryshe ?Don Ci çio?, 80 vjeç. Ai u dënua me vdekje për dhjetëra vrasje të kryera në vitin 1986, por familja ?Resuttana? filloi të udhëhiqej nga trashëgimtari i tij, Diego. Në fakt ai ishte vëllai i tij, i cili trashëgoi pushtetin dhe idetë e ?Don Ci ço?-s.
10. Familja ?CALTANISSETTA?
Familja ?Caltanissetta? në vitin 1975 ishte familja më e madhe mafioze në provincën me të njëjtën emër. Ajo drejtohej nga Francesco di Cridtina, i cili vdiq në vitin 1963 dhe trashëgimtari i tij, i biri Giuseppe di Cridtina, u shndërrua në bos të saj duke u shndërruar në njeriun më të fuqishëm. Aq sa mori nofkën ?Tigri? dhe u bë bosi i bosëve. Ai u urrye shumë shpejt nga ?Korleone?, pasi kishte mbështetur armikun e tyre Bontade, të ?Cosa Nostra?-s amerikane.
Në aeroportet evropiane po rishikohen me urgjencë masat e si...
Kabineti i kryeministrit të Kosovës është në fazën përfundim...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ...
Nuk ka ligesi me te parrokshme me mendim e ndjenja sesa ceni...
Tre-katër njerëz të komunitetit LGBT, të cilët vendosin mëny...
62 persona janë ndaluar nga policia gjermane pasi ishin kont...
Dashuria është një ndjenjë special, e cila nuk mund të kraha...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka listuar 9 a...
Shpëtim Idrizi është rikonfirmuar kryetar i Partisë Drejtësi...
Përshkrimi “Riga Graduate School of Law” në bashkëpunim me M...
Ajo nuk ishte një vajzë si gjithë të tjerat sepse zgjodhi je...
Policia e Qarkut Lezhë ka bërë të mundur arrestimin në flagr...
Ti ike para disa ditësh fizikisht nga kjo Tokë e rrëmujshme,...
Meksika ka hapur dritën jeshile për ekstradimin në Shtetet e...
Pas këngës së Zjarr TV, një tjetër material muzikor i është ...
Policia e Qarkut Lezhë ka bërë të mundur arrestimin e dy per...
Pas apelit të deputetit socialist Erjon Braçe drejtuar ambas...
Deputetja Mesila Doda është shprehur se partitë e mëdha po k...
Ritmi i rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë në Shqipëri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...