Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
New York Times në një shkrim të saj flet për radikalizimin fetar në Kosovë, nën ndikimin e financimeve që vijnë nga Arabia Saudite. Të dhënat dhe dëshmitë sjellin një shoqëri të rrezikuar nga radikalët islamikë. Gazetarja Karlota Gall kujton se pak kohë më pare, kosovarët ishin një nga popujt më pro-amerikanë në botë, ndërsa tani po shndërrohen në tokë pjellore të ISIS.
New York Times nis shkrimin e saj me fjalinë ?çdo të premte, pak kilometra nga statuja e Bill Klintonit, që ka ngritur krahët duke përshëndetur, qindra të rinj me mjekra gjunjëzohen në trotuar, për tu falur jashtë një xhamie të improvizuar, në ndërtesën e dikurshme të një magazine mobiljesh.?
Që nga ajo kohë- edhe nën sytë e zyrtarëve amerikanë- paratë dhe influenca e Arabisë Saudite e kanë transformuar këtë vend, dikur një shoqëri myslimane tolerante- në një burim të ekstremizmit islamik dhe një rrugëkalim për xhihadistët.-thekson NYT.
Kosova gjendet sot njësoj si pjesa tjetër e Europës, e kërcënuar nga Islami radikal. Në dy vitet e fundit policia identifikoi 314 kosovarë ? mes të cilëve dy kamikazë, 44 gra dhe 28 fëmijë- që i janë bashkuar Shtetit Islamik, numri më i lartë për frymë popullsie në Europë?
Sipas New York Times, ata në fillim u indoktrinuan dhe më pas u rekrutuan nga klerikët ekstremistë dhe shoqatat e financuara nga Arabia Saudite, që vepruan përmes fondacioneve bamirëse, individë privatë apo deri struktura të shtetit arab.
?Ata promovuan Islamin politik? citohet Fatos Makolli, drejtor i Antiterrorit të Kosovës. ?Ata shpenzuan shumë para me programe të ndryshme, kryesisht me të rinjtë apo njerëz vulnerabël dhe sollën fillimisht literaturë Vehabiste dhe Salafite?.
Në dy vjet hetime, 67 vetë janë vënë para drejtësisë, 14 imamë janë arrestuar dhe 19 organizata janë mbyllur, transmeton Lapsi.al. Sot në Kosovë janë 800 xhami, 240 prej tyre të ndërtuara pas luftës dhe janë pikërisht shumica prej tyre që ndihmojnë në inddoktrinimin e një brezi të ri të Vehabistëve.
?Disa vajza refuzojnë të shtrëngojnë duart ose të flasin me kushërinjtë e tyre meshkuj. Disa djem kanë shkuar për xhihad. Vullnetarët fetare kanë kërcënuar, ose edhe kryer akte dhune ndaj akademikëve, gazetarëve apo politikanëve.?
?Në disa raste, ndërtesa qindra vjeçare janë shembur, përfshirë një bibliotekë historike në Gjakovë, apo një xhami 400 vjeçare , ashtu si tempuj, varre apo manastire të Dervishëve, të gjitha të konsideruara si ?idhujtari? nga mësimet vehabiste?
?Erdhën në emër të ndihmës? thotë Enver Rexhepi, një imam i moderuar për Neë York Times. Rexhepi, nga Gjilani tregon një ngjarje të vitit 2004 kur u kërcënua nga një i ri vehabist. Zekeria Qazimi, një ish student i Medresesë. Brenda në xhami, Rexhepi kishte shpalosur prej kohësh një flamur shqiptar. Shqiponja me dy koka në flamurin kuqezi ishte edhe simboli i luftës çlirimtare të Kosovës.
Por fondamentalistët e konsiderojnë ?idhujtari? vizatimin e çdo qënieje të gjallë. Zekeria Qazimi e kishte shkulur flamurin dhe e kishte hedhur poshtë. Enver Rexhepi e kishte varur përsëri në mur.
?Nuk do të zgjasë shumë kjo?, kishte thënë agresiv, Qazimi.
Disa ditë më pas, Enver Rexhepi ishte rrahur nga përsona të maskuar në pyjet mbi Gjilan.
Në të njëjtat pyje, Qazimi ishte kapur nga policia disa vite më vonë. Ai u arrestua pas hetimeve të policisë kosovare për dy sulmet kamikaze në në Irak dhe Turqi. Këtë të premte ai u dënua me 10 vite burg për nxitje të urrejtjes dhe për rekrutimin në organizata terroriste.
Për shumë familje të ndara në Kosovë mund të jetë shumë vonë shkruan NY Times. Albert Berisha, një nga studentët më të mirë të shkencave politikë thotë se u largua nga Kosova për të ndihmuar sirianët, për vetëm 3 javë. Kur u kthye u dënua me tre vite e gjysëm burg, por ai thotë nuk mori pjesë në luftime.
Ismet Sakiqi, një zyrtar i kryeministrisë dhe ish luftëtar i UÇK u trondit kur mori vesh se djali i tij 22 vjeç, Visari, një student i jurisprudëncës u arrestua ndërsa udhëtonte drejt Sirisë, bashkë me të fejuarën. Ai tani shkon ta vizitojë djalin në të njëjtin burg, ku dikur atë vetë, e mbanin të burgosur serbët.
Në Busavate, në një fshat në lindje të Kosovës, Shemsi Maliqi, një burrë i moshuar ende nuk e ka kuptuar cfarë ndodhi me familjen e tij. Një nga djemtë e tij, Alejhimi, 27 vjeç iku bashkë me familjen në Shtetin Islamik. Asnjëherë nuk u kuptua si u radikalizua. Dy vite më parë i kërkoi ndihmë të atit për të studiuar në Egjipt.
Shemsi Maliqi ndonjëherë ende shpreson se i biri studion në Egjipt por antiterrori i Kosovës e ka shpallur në kërkim.
?Më mirë të më vijë i vdekur, sesa i gjallë?, thotë Shemsi Maliqi. ?Unë e dërgova në shkollë, jo në luftë. Shita lopën time për të?.
Alejhimi ishte martuar me një grua nga një fshat aty pranë. Ajo ishte aq conservative saqë mbulohej e gjitha,deri tek sytë. Ajo refuzonte të shtrëngonte duart edhe me kunatin e saj. Nëna e saj refuzoi të intervistohej. ?Ajo bëri atë që duhej dhe ndoqi burrin e saj në Siri?, tha ajo.
Fshehtas, Alejhimi tërhoqi edhe tre të tjerë- motrën e tij, shokun e tij të ngushtë, i martuar me motrën e tij dhe motrën e gruas së tij- që e ndoqën në Siri. Ata janë kthyer tashmë, por mbeten të ndarë nga pjesa tjetër e familjes. Xhaxhai i Alejhimit, Fehmi Maliqi, njësoj si pjesa tjetër e familjes është i tronditur.
?Kjo është një katastrofë?, tha ai për gazetaren e NY Times./ Citynews
Një pjesë e kabinetit të kryeministrit Rama, rezulton të ken...
Nga kabllogramat e Uikiliks, përgjimet e NSA-së në Pallatin ...
Presidenti amerikan Barack Obama u nis nga Uashingtoni për n...
Një prej teorive konspirative më jetëgjata që rrethojnë mona...
Nga Anton HasanpapajRepublika eshte nje sitem vlerash qe kan...
Kandidati i vetëm republikan për president, Donald Trump, ka...
Nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrën, por mes tyre ekzisto...
Në aeroportet evropiane po rishikohen me urgjencë masat e si...
Kabineti i kryeministrit të Kosovës është në fazën përfundim...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar ...
Nuk ka ligesi me te parrokshme me mendim e ndjenja sesa ceni...
Tre-katër njerëz të komunitetit LGBT, të cilët vendosin mëny...
62 persona janë ndaluar nga policia gjermane pasi ishin kont...
Dashuria është një ndjenjë special, e cila nuk mund të kraha...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka listuar 9 a...
Shpëtim Idrizi është rikonfirmuar kryetar i Partisë Drejtësi...
Përshkrimi “Riga Graduate School of Law” në bashkëpunim me M...
Ajo nuk ishte një vajzë si gjithë të tjerat sepse zgjodhi je...
Policia e Qarkut Lezhë ka bërë të mundur arrestimin në flagr...
Ti ike para disa ditësh fizikisht nga kjo Tokë e rrëmujshme,...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...