web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drejtonte mjetin pa leje/ Ndalohet 19-vjeçari

19 Maj 2016, 08:41, Aktualitet CNA

Specialistët   e  Sektorit  të  Qarkullimit  Rrugor,  në  Komisariatin  e  Policisë  Elbasan,  bënë  arrestimin  në  flagrancë  të  shtetasit Armando  Ademi,  19  vjeç,  banues  në  Elbasan.

Ky  shtetas,  u  arrestua  nga  efektivat  e  policisë,  gjatë  ditës  së  djeshme,  pasi  duke  drejtuar  mjetin  tip  ?Volkswagen? veturë,  me  targa  TR 7255 U,  në  afërsi  të  lagjes  ?5 Maji?,  u  ndalua  dhe  u  konstatua  se  drejtonte  mjetin  i  pa  pajisur  me  leje  drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale ?Drejtimi  i  automjetit  pa  dëshmi?  parashikuar  nga   neni  291   i  Kodit  Penal./ Citynews





Lajmet e fundit nga