Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti Putin ka nisur një reformë të madhe policore. Garda e re do të jetë në varësi personale të presidentit. Vëzhguesit spekulojnë nëse ajo do të përdoret kundër terrorizmit apo kundër opozitës?
Parlamenti rus voton të mërkurën në leximin e parë për krijimin e një force të re policore. Me këtë çohet një hap më tej reforma e shpallur papritur në fillim të prillit nga Putinit.
Së pari u bë fjalë për krijimin e Gardës Kombëtare, por disa e konsideruan këtë term si të zgjedhur keq. Për disa, ai tingëllonte “shumë perëndimor”. Të tjerë kritikuan se ai të kujton Gardën Kombëtare të Ukrainës, e cila në Rusi quhet “Skuadrat e ndëshkimit”, sepse ajo është themeluar rreth dy vjet më parë për të marrë masa kundër separatistëve prorusë në lindje të vendit. Sipas projekt-ligjit të botuar më vonë emri i shkurtër ishte “Rosgwardija”, që përkthehet si “Garda ruse” ose “Garda e Rusisë”.
Ish-truproja në krye
Organizata e re do të ngrihet kryesisht mbi bazën e të ashtuquajturave forca të brendshme të Ministrisë së Brendshme. Fjala është për njësi të policisë të ngjashme me ato të ushtrisë, të cilat veprojnë në vend që nga koha sovjetike. Përveç kësaj në sturkturën e re do të përfshihen edhe njësitë speciale të policisë Omon dhe të shërbimit të rojeve policore. Ekspertët rusë vlerësojnë se numri i përgjithshëm i Gardës së re të Rusisë do të jetë 30.000 – 400.000 vetë. Shifrat zyrtare nuk ka. Dallimi qendror me më përpara: forca e re e policisë do të jetë drejtpërdrejt nën komandën e Presidentit.
Në krye të Gardës së Rusisë në rangun e një gjenerali të ushtrisë Putini emëroi një të besuar të tij prej shumë kohësh, Viktor Zolotovin. 62-vjeçari ishte zëvendësministr i Brendshëm dhe shefi i trupave të brendshme. Gazeta e Moskës “Novaya Gazeta” e përshkruante një herë Zolotovin si “njeriun më të afërt të presidenti rus.” Ashtu si Putini edhe Zolotovi ka shërbyer në KGB. Në vitet 90-të ai ishte përgjegjës për mbrojtjen personale të kryetarit të komunës së Shën Petersburgut, Anatoli Sobçak, dhe zëvendësit të tij Putinit. Kur Putini u bë në vitin 1999 kryeministër, Zolotovi ishte truproja e tij kryesore. Pas zgjedhjes së Putinit si president në vitin 2000, Zolotovi u gradua si kreu i Shërbimit të Sigurimit Presidencial, ku qëndroi për më shumë se dhjetë vjet.
Margarete Klein nga fondacioni i Berlinit “Stiftung Wissenschaft und Politik” (SWP) e sheh emërimin Solotovit si një tregues që “nën presidentin po krijohet i një organizatë, e cila lidhet vërtetë me personin e tij.”
Hamëndje për qëllimet e trupës së re
Në Rusi po hamendësohet se cili mund të jetë qëllimi i vërtetë i krijimit të trupës së re. Putini e arsyetoi krijimin e Gardës së Rusisë me sfidat e reja të vendit. Sipas projekt-ligjit ndër detyrat e trupës janë mbrojtja kundër terrorizmit apo mbrojtja e objekteve strategjike, por gjithashtu përmendet edhe “sigurimi i një regjimi të gjendjes së jashtëzakonshme”. Kjo do të thotë se Garda e Rusisë mund të përdoret edhe për shpërndarjen e demonstratave apo të protestave. Ajo do të ketë të drejtë të qëllojë pa paralajmërim, të bastisë banesa ose mund të paralizojë sistemin e telefonave celularë.
Disa ekspertë mendojnë se Garda e Rusisë do të përdoren sidomos në rast protestash pas zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës 2016 dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare në vitin 2018.
Shpjegimi i dytë mjaft i përhapur është se struktura e re ka si detyrë ta mbrojë Putinin prej ndonjë grushti të mundshëm shteti nga radhët e veta. Në lidhje me këtë mundësi ka kohë që spekulohet, edhe pse prova konkrete nuk ka.
Kërcënimi prej të kthyerve nga IS-i
“Novaya Gazeta” përmendi edhe një shpjegim të tretë të mundshëm. Garda e re e Rusisë do të ketë ndër të tjera si detyrë dobësimine e kreut të fuqishëm çeçen Ramzan Kadyrov. Kadyrovi ka ndërtuar në republikën ruse në Kaukazin Verior një trupë të fuqishme policore e cila i takon vetëm atij. Kjo trupë tani do të përfshihet në Gardën e Rusisë.
Margarete Klein nga fondacioni SWP tërheq po ashtu vëmendjen se edhe arsyeja zyrtare, lufta kundër terrorizmit, luan një rol. “Rusia është një nga vendet që preket më fort prej sulmeve terroriste në mbarë botën,” tha ekspertja për DW-në. Sidomos të kthyerit nga milicia terroriste “Shteti Islamik” (IS) janë një kërcënim real./DW
Tema e bisedës së mbrëmjes në Opinion është seksi online, nj...
A kanë nevojë vërtetë të sigurohen celularët?Celularët e sot...
Jo shumë kohë më parë rritja politike e miliarderit Donald T...
Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur ndryshe Kida, ka publiku...
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka re...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Top Story” Sokol Balla ...
Autoriteti i Mediave Audiovizive sqaron se Tv Klan-it i ësht...
Efektivët e policisë Bashkiake të Tiranës që i shihni në kët...
Policia ka evakuuar shtatë ndërtesa në kampusin e Shkollës s...
Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorin...
Dhuna ndaj gazetarit të citynews, Genci Pishtari, nuk tregoi...
Ka një retorikë në rritje brenda Partisë Demokratike mbi rio...
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, u zhvill...
Interforca është një agjenci policore italiane që ndihmon po...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flec...
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësv...
Aleanca KuqeZi ka reaguar për dhunën e Policisë Bashkiake nd...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...