Ka një retorikë në rritje brenda Partisë Demokratike mbi riorganizimin e saj dhe rolin e drejtuesit të ri për ringritjen e partisë. Madje duket sikur i gjithë debati është përqendruar mbi pseudo përplasjen midis ?të vjetërve? dhe ?të rinjve? në këtë parti. Në të gjithë këtë pseudo përplasje nuk mund të mos shohësh pamundësinë e rinimit (lexo; riciklimit) të ?vjetëruarve? që çuan PD-në në humbjen e 2013, por edhe ?vjetërimin e të rinjve? me në krye kryetarin e ri, që vijoi rënien e PD edhe në zgjedhjet e 2015.
Personalisht kam qenë që në fillim të mandatit të Bashës në krye të PD, një nga kritikët më të drejtpërdrejtë të tij në drejtimin e partisë. Por sot më shumë se kurrë, mendoj që axhenda personale e tij, në rastin më të mirë nuk është në linjë me nevojat e PD, dhe në rastin më të keq, saboton objektivat politikë të PD.
Vetë impostimi një gjasme debati me ?të vjetër? e ?të rinj? shpreh në themel mungesën e alternativës brenda PD. Praktikisht baza e PD po vihet në zgjedhjen e detyruar mes dy anëve të medaljes së të njëjtës humbje.
Mungesa e një analize politike të hapur me mbështetësit e vet mbi degradimin politik të 2013 dhe 2015, mungesa e një axhende politike që kaloi në mënyrë të paprecedentë në Kuvendin Kombëtar të PD, kulisat që shoqëruan të gjithë procesin e riorganizimit të partisë, mungesa e një dialogu politik brenda familjes politike, kaosi që sundon sovran sot në administrimin e PD, nuk mund veçse të gjenerojë pakënaqësinë e theksuar të opinionit publik me opozitën edhe në ditën më të keqe të një qeverisjeje diletante dhe autokratike.
Ky debat i stisur, apo pseudo debat, adreson më shumë nevojën e Lulit për të sunduar PD-në dhe jo nevojën e PD-së për t?u administruar siç e meriton
Ka një klimë të shqetësuar të mbështetësve të PD për performancën e PD në zgjedhjet e ardhshme, sidomos në dritën e një qeverisjeje problematike, ku njerëzit kërkojnë një alternativë. Në fakt mbështetësit e PD janë të interesuar në një projekt për ringritjen e partisë dhe ringjalljen e besimit të opinionit publik tek kjo parti. Ata nuk kanë hallin e Lulit dhe të bashkëjetesës së tij me ?të vjetrit?. Madje brenda PD shqetesimi është që mund të jetë në interesin e kryetarit rrudhja e PD dhe përdorja e ?humbjes? si motiv për të ?spastruar? partinë.
A ka sot një projekt në drejtim të PD?
Mjafton të lexohet aksioni politik dhe dinamikat e 3 viteve të fundit për të përvijuar projektin e kryetarit.
Në vend të bashkimit dhe ringritjes të së djathtës, sot spektri i djathtë përjeton një degradim dhe rrudhje që u pasqyrua qoftë në ?dezertimin? e ?aleatëve? që PD promovoi në kurriz të mbështetësve të vet, qoftë në reduktimin e votave që e gjithë e djathta së bashku me vetë PD po përjeton nga zgjedhjet në zgjedhje.
Në vend të ngritjes së moralit opozitar, PD është përplasur sa andej- këtej pa një kurs politik (vetë Kuvendi Kombëtar në mënyrë të paprcedentë nuk miratoi asnjë rezolutë politike). Axhenda politike e PD-së, megjithëse jetojmë nën një qeverisje ku ka rilindur vetëm korrupsioni e krimi, ka reflektuar kaotizmin apolitik të një spektatori të pavëmendshëm. Dhe për rrjedhojë, besimi i opinionit është në limite historike dhe jo çuditërisht, opinioni është dyfish më i pakënaqur me opozitën se me qeverisjen.
PD ka humbur sistematikisht çdo debat politik dhe çdo betejë të tre viteve të fundit. Edhe kauza e dekriminalizimit (më shumë e imponuar nga faktori ndërkombëtar) degradoi në një ligj që pothuaj nuk ka asnjë shans të dekriminalizojë, megjithëse PD e bëri kalë të betejës së vet.
Në të njëjtën mënyrë, qëndrimi ambig i tipit ?unë dua po këta s?më lenë? në lidhje me reformën në drejtësi, është i gënjeshtërt si në raport me PD, ashtu edhe me të huajt. Qëndrimet e lëvizshme e kanë vënë PD-në në pozita shpesh herë qesharake dhe jo serioze në sytë e partnerëve, por çka është më keq, në sytë e opinionit publik që ndjek me shqetësim përkeqësimin e zhvillimeve politike.
Mungesa e një aksioni serioz politik në tre vitet e fundit nuk ka lënë vënd për shumë shpresë për një ringritje të PD në zgjedhjet e ardhshme. Përkundrazi, duket sikur drejtuesi i PD është më komod në këto kushte kur edhe pritshmëritë e mbështetësve janë në ulje.
Fundja, partitë modeste dhe jo të rëndësishme ?sundohen? më kollaj. Lidershipi i tyre është më i patrazuar edhe nëse ky lidership është mediokër. Nëse një kryetar nuk ngrihet në lartësinë e partisë që drejton, do të ulë partinë në nivelin modestisë dhe mediokritetit të vet.
Nëse është ky ?projekti Basha? për një sundim të qetë dhe të patrazuar edhe në humbje, kjo do të ishte e kuptueshme për të, por fatale për PD.
Nëse lulëzon një projekt i tillë, PD është në rrezik.
*Autori ka qene keshilltar i ish- kryeministrit Berisha
Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, u zhvill...
Interforca është një agjenci policore italiane që ndihmon po...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Flec...
Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e disa punonjësv...
Aleanca KuqeZi ka reaguar për dhunën e Policisë Bashkiake nd...
Zv. Kryeministri i vendit, Niko Peleshi, ka premtuar një sta...
Gazetari Andi Bejtja ka ironizuar me kryeministrin e vendit,...
Në përfundim të vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Kuvendit ...
Gazetari i citynews, Genci Pishtari, është dhunuar nga polic...
Aktorët shpesh herë nuk përzgjidhen në moshën që ka personaz...
Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë, ka dënuar dhunen e ush...
Mblidhet Parlamenti në Shkup pas vendimit të Kushtetueses pë...
Avokati dhe Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela...
Ksenofondos Anagnostopoulo ishte përgjegjës për sigurimin e ...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka nisur takimet me shoq...
Partia Demokratike ka reaguar pas skandalit të dhunimit dhe ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehru ...
Ilir Kulla, analisti dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, ë...
Në Kuadër të Planit të Masave të ndërmarra për “Parandalimin...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...