Veliaj hakmerret ndaj policit që denoncoi falsifikimin e gjobës
Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Këshillit Bashkiak t...
Nga Artan Fuga, akademik.
—————————————
Prej vitesh, por ka ardhur duke u theksuar, duke djegur edhe këtë mandat elektoral të politikanëve në pushtet, shterpërsia e asaj që quhet gjoja shkenca shqiptare.
Kërkimi shkencor është thjesht kaps. Pa produkt.
Edhe atje ku me mund e djersë është zhvilluar aq sa ka mundësi, është bërë çmos të injorohet, pengohet sabotohet. Nuk flas kot. Para çdo gjykate ushtarake jam gati ta provoj me fakte që janë djegëse për shumëkënd.
Kam kërkuar përshembull të bëhet auditimi i rezultateve të departamentit të komunikimit në Universitetin e Tiranës, për të treguar një sfidë përpara institucioneve të shtetit shqiptar, por askush nuk e vuri ujin në zjarr.
Keni dëgjuar ju drejtues të kërkoj auditim??? Unë do ta kisha e dashur.
Po ashtu po kërkoj me insistim të bëhet auditimi i akademisë të shkencave, por askujt nuk ja mban!
Auditimi i Qendrës albanologjike dhe i instituteve të saj, a është bërë??? Ku janë rezultatet e publikuara në opinion, përse mbahen fshehurazi???
Kush ka frikë ? Me cilët po bën aleanca të fshehta?
Përse nuk vihen përgjegjësit me shpatulla për muri!!! Edhe nga ata prej tyre që bërtasin : reformë, reformë! Dhe kanë vite që vegjetojnë në një limonti marrëzie gjysëm elektoraliste dhe gjysëm nacionaliste.
Kush do ta drejtojë politikën e kërkimit shkencor??? Një zëvendës në dikaster që pasi bëri çorap shkencën dhe arsimin, krejt me pamje të turbullt mbi realitetin, karrierist, tani merret me sharrime pemësh në parqet publike???
Specialist për gjithçka por që kurrë nuk i ka thënë njeri : Punë e mbarë!
Unë tipave të tillë as të fërkojnë parketin e dhomës time të punës me lecka nuk u besoj. Le më t’u besoj të lajnë filxhanët japonezë prej porcelani të çajit.
Integrimi me ekipe kërkimi shkencore të huaja në pikë të hallit. Zero.
Profesora pa fund me tituj të dhënë nga “kalshi”; (shihni çfarë emri, “kalshi”, “kalërofshi”, “kalofshi”, “kafshi”, etj.
Tituj pa fund, por pa teori, pa zgjidhje teorike, pa propozime konkrete për ta parë botën ndryshe. Zero.
Botime krejt fallco, revista që s’i lexon njeri. Zero.
Institucione akademike që bëjnë reklama për revista të huaja gjoja me faktor impakti, por që në fakt vijnë era korrupsion i gjallë.
Doktoratura që flenë nëpër sirtare shefash.
Asnjë ekspertizë shkencore për sektorë të ekonomisë shqiptare, vet¨Pem me ndonjë përjashtim të rrallë.
Sa doktoratura arrijnë të zbatohen, sa arrijnê të botohen, sa arrijnë të marrin patenta. .
Zhytur në kazanë letrash të vjetra gjoja për të bërë histori.”Baba” thërret : “Përse thërrisini : Duam babën!”. Komedi!!!
Gjuhë, etnologji, arkeologji pa ekspedita prej shekujsh.
Shkencë gjoja, por në fakt është gjysëm ideologji, gjysëm propagandë elektorale e përmirësuar, gjysëm delir, nacionalizëm, gjysëm fiktivitet, zhargon, me një fjalë llapaqenëri.
Gjysma – gjysma, si gjysma gjeli. Futja kot.
Akademia e shkencave e drejtuar sikur të ishte ndonjë institut kërkimi shkencor, ndërtuar keq, ku ai i misrit dikur do të dukej si panteon i dijes.
E plakur.
Të merr frika të marrësh ndonjë e-mail prej saj sepse një ndër dy informacione publike janë ose qoka, ose lajmërime ikjesh nga kjo jetë njerëzish që e kanë përfunduar misionin e tyre social.
Eshtë bërë si agjenci varrimesh ose si agjenci kateringu për qoka…
Pikërisht në kohën kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një akademi shkencash, jo ojq – akademi, as akademi si drejtori institutesh shkencore, as akademi si zyrë përmbarimi platformash elektorale.
Qendra albanologjike nuk dihet a ekziston apo nuk ekziston më.
Kujtojnë se fajin e ka Kisha apo xhamia kur prifti pi sa dehet apo hoxha e këndon mprapsht ezanin…
Ca mendojnë së prapthi se fajin ua ka pasur shkolla doktorale. U pika që s’u bie! Ku ka institute shkencore pa doktorantë. Shkencën bazë kush do ta bëjë? Doktorantët do ta bëjnë, jo ata që ankohen nga prostata, nga reumatizma, nga kriza menstruacionesh gjithë ditën…
Si nuk kanë frikë nga ligji ! – më tha një ditë Qenan K..
Cfarë thua Qenan, ata nuk kanë frikë nga vdekja, ti thua nga ligji. Deri ditën e fundit të jetës do ta zhvasin këtë popull e këtë shtet…
Dallkauku i Madh numuron si lekë për kërkimin shkencor, rrogat që u jep me vonesë atyre që i quan si pedagogë të vet. Me aq lekë Kolombi do ta kishte rizbuluar edhe një herë Amerikën, a Indinë…, a Anglinë.
Në universitete të bësh punë shkencore nuk numurohet si punë sepse nuk të jep lekë njeri për të.
Shkollat doktorale copë – copë. U ngrit furtuna dikasteriale dhe përfundoi si një flluckë sapuni, si një shkumë kafeje; si një rrjedhje uji nga tubi i komshiut mbi tavan, si një igrasi e sëmurë që prodhon myk, si një përmjerje në brekë.
Nuk u morr vesh kush kishte tridhjet a dyzet doktorantë në drejtim, kush përfitonte lekë pa punë, kush kishte abuzuar???
Kanë frikë.
Ka frikë nëpunësi shqiptar. Nesër do të dalë në rrugë dhe prandaj do ta ketë mirë me të gjithë.
Interesi publik? Cfarë budallai je mor burrë! A nuk ka vajt në dreq!
Dhe na flasin për reforma.
Jo hiqe albanologjinë nga akademia, jo vërja akademisë albanologjinë përsëri në të ndejtura. U pika… Ata duan poste, ne presim reforma…
Reforma të leshit – më tha Qenan K.
Shkenca shqiptare e mplakur, e përdhosur, e ngrirë, i ngjan një prostitute plakë…
E shkëputur nga shkenca botërore, e mykur në hauret e veta të qelbura, e kalbur në paradigmat e saj, një plaku Mere që ruan se mos i prekin sepetin ku mban amanetet e plakut, dhe e quan veten si ruajtës të zjarrit, në fiset e egra…
Po infekton mendjet e gjithë një kombi, të rinisë. Midis propagandës dhe fushatave elektorale.
Lojra.
Në vend të kemi një epistemologji të shkencës njëherë. Në vend të bëjmë një analizë sociologjike të kërkimit shkencor njëherë. Në vend të bëjmë një tokë djerrë me auditime të ashpra dhe të rrepta, si Luteri që çkishëroi Papën e kohës të tij. Në vend të bëjmë një analizë për drejtuesit që kanë dështuar.
T’i vendosim para përgjegjësive dhe jo të bëjmë krushqi me ta.
Të shohim sa është rendimenti financiar i shkencës shqiptare. Cfarë sjell dhe çfarë i grabit mendjes dhe xhepit të shqiptarëve.
Pa këtë gjithçka do të dështojë, drejt e në plehra, do të jetë vetëm një gjoja reformë që do t’i hidhet si mish i prishur çakejve që presin natën përtej gardhit duke uluritur : duam posteeeeeeee!
Në një deklaratë për mediat, anëtarja e Këshillit Bashkiak t...
I kërkuar nga policia italiane para 12 vitesh, Fejzo Zekaj i...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello nëpërmjet nje...
Vjollca Hoxha humbi dje Gjyqin për aksionet e televizionit T...
Ish-deputeti Mark Frroku flet në seancën për ekspertizën e p...
Një delegacion i Komisionit për Politikën e Jashtme i Parlam...
Policia e Tiranës paraditen e sotme ka bërë të mundur arrest...
Gjykata Kushtetuese i hoqi dje mandatin e deputetit Koço Kok...
Policia Kufitare e Qafë-Thanës ka arrestuar një shtetas 25-v...
Gazetari sportiv, Eduard Ilnica është dhunuar mbrëmjen e dje...
Prokuroria ka filluar dje procesin e marrjes në dorëzim të t...
Historiani dhe studiuesi George Pakimeres (1242 – 1310) kish...
Ekspertët: për një kohë të gjatë rinisë më shumë i është dhë...
Në këtë skenar kundërvënie dramatike mes blloqesh, figura ka...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, kreshnik Spahiu e cilëson draf...
Pas publikimit të të dhënave të Panama Papers për shtetasit ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar p...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shk...
Faqja offshoreleaks.icij.org ka publikuar sot dokumentet dhe...
Fiks fare ka zbuluarr dje një skandal që po ndodh në një the...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...