Fondet: Rritet ekspozimi në investimet me risk
Fondet e investimeve ulin asetet e investuara në letrat me v...
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani mori pjesë në ceremoninë përkujtimore me rastin e 110-vjetorit të Nënkomitetit të Fshehtë Krahinor të Gorës ose siç njihet ndryshe ?Besëlidhjes Gorare 1906?. Në prani të Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Edmond Spaho, të Kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu, të drejtuesve dhe anëtarëve të Shoqatës Atdhetare Kulturore ?Besëlidhja Gorare? si dhe shumë banorëve të zonës, Presidenti Nishani vlerësoi ?Besëlidhjen Gorare-1906? me Titullin ?Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut? me motivacionin: ?Në vlerësim të veprimtarisë e kontributit të vyer atdhetar dhe historik për Rilindjen Kombëtare dhe fitimin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në respekt të kujtimit të paharrueshëm të pjesëtarëve të nderuar të saj, të cilët luftuan me pushkë e penë në dorë për lirinë dhe pavarësinë e Mëmëdheut?.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani, pasi vlerësoi këtë veprimtari përkujtimore historike duke nënvizuar rëndësinë e mos harresës së përbashkët të kontributeve dhe sakrificave të të parëve tanë heronj që shkrinë pasuritë, të cilët kurrë nuk bënë kompromis, madje dhanë edhe jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit, u shpreh se lëvizja dhe ?Besëlidhja Gorare?, e cila me shumë ngjarje simotra të saj, përgatiti zgjimin e madh të kombit tonë të vogël, Pavarësinë Kombëtare, që u vulos më vonë edhe zyrtarisht në Kuvendin e mbledhur në Vlorë më 28 Nëntor 1912: ?Kjo ngjarje e vogël, por me përmasa shumë të mëdha të asaj kohë nën perandori, për njeriun e zakonshëm nuk përbën veçse një grimcë të thjeshtë të kohës nga ato që duket sikur janë të destinuara për t?u harruar si shumë e shumë të tjera, por po të zhytesh me vëmendje në vorbullat e historisë së vendit tonë, kupton se vlerat e saj i kalojnë kufijtë e trevës, e cila u bë vendlindja e asaj lëvizje. ?Besëlidhje Gorare?, e ngjizur me burra të shquar si: Xhelo Selca, Kajo Babiemi, Fehmi Zbogji e shumë kapedanë të tjerë në vitin 1906, ishte për banorët e Shqipërisë së atëhershme, si një ëndërr, në kushtet e kohës ku gjendej mbarë bota shqiptare.? ? tha në vijim Presidenti Nishani.
?Në atë kohë qyteti i Manastirit u shndërrua në ?shtëpinë e lindjes ku lindi e u fuqizua ideja e madhërishme e Shqipërisë së nesërme. Kur Themistokli Gërmenji u bë pagëzuesi i ?Besëlidhjes Gorare?, nuk kishte domethënie më prekëse për simbolikën që mbarte ajo lëvizjë dhe ky detaj i saj. Ndërsa të gjitha lëvizjet nacionaliste ballkanike të asaj epoke të errët e ushtruan veprimtarinë e tyre në bazë të parimit ?Një komb ? një fe?, paraardhësit tanë menduan më shumë për atdheun ku ne jetojmë, dhe në atë e përshtatën mrekullueshëm devizën, e cila mbrojti ekzistencën dhe të ardhmen e Shqipërisë, devizën e shenjtë ?Feja e shqiptarit është shqiptaria. Për birin e lavdishëm të trevës ortodokse të zonës së Kolonjës, nuk përbënte asnjë problem që të punonte me bijtë myslimanë të Gorës, rëndësi kishte që të dy palët të sakrifikoheshin në një altar të përbashkët, për një qëllim madhor, për të ardhmen e Shqipërisë. Është një realitet i padiskutueshëm që në origjinën e shumë studimeve të asaj që njihet në botë si fenomeni i ?Harmonisë Fetare Shqiptare?, qëndron intervali i Rilindjes kur myslimanë e të krishterë u lutën për lirinë. Prapa imazhit të ndritshëm të ?Besëlidhjes Gorare? hedh dritë një yll i madhërishëm i qiellit të qenies sonë kombëtare dhe historike siç ishte Themistokli Gërmenji. ?Besëlidhja? dhe Gërmenji paraqesin një dyshe të pandarë në kujtesën tonë të përjetshme, që luftuan shumë, për një dekadë, me një qëllim, që Shqipëria të çlirohej.?- vijoi me tej Kreu i Shtetit.
Më tej, në fjalën e tij Presidenti Nishani u ndal në historinë e gorarëve duke nxjerrë në pah tiparet më të spikatura, luftën, sakrificat dhe vetëmohimin e tyre në shekuj: ?Po cilët qenë Gorarët në rrjedhën e shumë shekujve? Ende edhe sot historiografia jonë i ka një borxh të madh ndriçimit të historisë të të gjitha krahinave të kombit, qoftë kur ato janë me shtrirje të madhe, qoftë kur ato janë të vogla, sepse ato në organizimin e shtetformimit tonë të pleksur me shumë vonesë kanë vepruar me parimin e enëve komunikuese të gjakut në trupin e njeriut. Pavarësia e Shqipërisë e rinoi më tej krahinën e nderuar të Gorës. Në vitet ?30-të, për herë të parë, djemtë e zonës së Gorës në mënyrë masive spikatën kudo si mjeshtër dhe zanatçinj të fisshëm, punëtorë dhe të ndershëm. Që atëherë emri i tyre u përhap kudo si mjeshtër të punës e të rregullit. Kur në qytetin e tyre më të afërt, në Korçë, në vitet ?20-të hapi dyert e dijes, Liceu i Korçës, një institucion që la gjurmë të thella në kulturën tonë, pati edhe mjaft të rinj nga Gora që u bënë nxënës të mirë e të spikatur të atij Liceu.?
Më tej Kreu i Shtetit u ndal në rolin e Gorës gjatë Luftës së Dytë Botërore e instalimit të diktaturës: ?Jo më i pakët ishte roli i Gorës, në vitet e zjarrta të Luftës së Dytë Botërore, kur Lufta Antifashiste përfshiu çdo fshat e çdo kënd të saj. Djemtë e Gorës, si gjithnjë, nuk ndenjën indiferentë ndaj asaj që ndodhte, por u angazhuan pavarësisht bindjeve të ndryshme ideologjike që kishin në formacione të ndryshme kundër pushtimit të vendit, duke rënë dëshmorë për lirinë e tij. Sistemi komunist që u instalua pas 1944-s, me mundimin e tij të gjatë rreth gjysmëshekullor, la gjurmë në jetën e secilit prej nesh. Si i tillë, ai la shenjat e tij të pashlyeshme edhe në fizionominë gorare: Disa bijë të Gorës u përndoqën, u arrestuan dhe vuajtën në gjysmën e dytë të viteve ?40-të. Parcelave të vogla private që mbanin jetën dhe frymën e familjeve i zuri vendin kolektivizimi kooperativist i cili solli varfëri jo vetëm në këtë zonë, por kudo. Shtegtimit të lirë të talentit gorar në ndërtim, ia zuri vendin pasaportizimi me dhunë, por i nisur nga iluzioni i manipulimit të fshatarësisë për nevoja të tij, regjimi stimuloi shumë gjëra që i detyronte brenda izolimit tonë fatkeq. Shumë djem dhe vajza me aftësi të spikatura intelektuale, të mençur të kësaj zone, do të shfrytëzonin padyshim të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të gjetur edhe ata shkollimin e nevojshëm, të çanin nëpër vështirësitë e jetës dhe të kapërcenin pendesat e ndryshme. E për këtë mjafton të kujtojmë një figurë disi të harruar të këtij trualli e këtij populli, që pasi kishte luftuar me armë, u kthye në vatrën amtare për t?u bërë një mësues i denjë i gjuhës dhe i kulturës shqipe. Bëhet fjalë dhe dëshiroj të kujtoj një ndër poetët e shquar të Shqipërisë, Vehbi Skënderin, i cili në vitet ?50-60-të, shkëlqeu me veprat dhe vjershat lirike ku mbi të gjitha i kushtoheshin vendlindjes së tij. Diktatura do e dënonte atë ashpër, duke e çuar si punëtor në Vaun e Dejës, për fajin e vetëm se ai nuk dinte t?i këndonte socializmit fals, por vetëm bukurisë së natyrës, Gorës së tij e të fëmijërisë dhe të dashurës së tij, vendlindjes së tij. Me një fat të tillë ishte edhe poeti tjetër i shquar i Gorës që jetonte në Librazhd, Koçi Petriti, autor i disa librave lirikë, si dhe shkrimtari i talentuar i letërsisë për fëmijë, tregimtari Çelik Petritaj. Pra djemtë e Gorës ishin kudo me mendje dhe zemër, por ata nuk ishin të dalluar vetëm në letërsi dhe në artet e shkruara. Dëshiroj të përmend disa prej tyre, të cilët i kanë bërë nder vetes, emrit të familjes si dhe krahinës që i lindi dhe së cilës ata i mbetën besnikë duke iu referuar gjithmonë asaj si treva e origjinës dhe e përkatësisë së tyre: profesorët Rexhep Bregu, Alfred Topi, Bashkim Jahollari, etj. treguan veten si shkencëtarë të spikatur nëpër auditorët e universiteteve apo në zyrat e instituteve kërkimore-shkencore, duke iu dhënë me mish e me shpirt edukimit të studentëve dhe zbulimeve novatore në fushat ku ata vepronin. Jo më pak të shkëlqyer qenë gorarët në fushën e sportit ku spikasin emrat e gjimnastit rekordmen për disa vjet, Bujar Bujari dhe të maratonomakut të njohur ndërkombëtar, Kajo Myftaraga. Krenari më vete për zonën e Gorës e më gjerë, është edhe futbollisti i shquar shqiptar, i lindur në Tiranë, por me origjinë nga kjo zonë, që kurrë nuk e mohoi, Sulejman Demollarin, i cili i dha dinjitet sportit kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Me origjinë nga Gora është edhe artisti i famshëm i ditëve të sotme që na bën krenar të gjithë ne, tenori gjenial që po trondit teatrot operistike të botës, Saimir Pirgu, duke bërë karrierë në skenat ndërkombëtare. Por desha të përmend edhe një ?zonjë? të padukshme që nuk është qenie njerëzore e nuk merr frymë, por që është një nga pronat intelektuale më të ndjera që Gora ia dha me dashuri atdheut të saj. Kur 45 vjet më parë, në festivalin ndërkombëtar të muzikës popullore botërore që organizohej atëherë në qytetin turistik Dizhon, në jug të Francës, çmimi i parë i tij iu dha Ansamblit Shqiptar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Juria e këtij festivali ishte plotësisht e bindur se çmimi, në radhë të parë, i jepej legjendës më origjinale të Evropës e ndoshta të botës, ?Valles Gorare?, që e interpretoi me aq mjeshtri e vërtetësi të paparë valltari gjenial shqiptar, Enver Birko. Nuk jam i sigurt nëse shkrimtari ynë me famë botërore, Ismail Kadareja, kur shkroi në vitin 1975 poezinë e mrekullueshme me titull ?Vallja Shqiptare?, kishte parasysh pikërisht ?Vallen Gorare?, apo fliste për të gjitha vallet, por po të shohësh me kujdes dhe vëmendje strofën e fundit të kësaj poeme, ajo duket sikur e gjithë poema është bërë posaçërisht për të, për ?Vallen Gorare.?? ? u shpreh me tej Presidenti.
Më tej Presidenti Nishani u ndal në historinë e re të Gorës: ?Tashmë është mbushur një çerek shekulli që kur u vendos liria dhe pluralizmi politik në Shqipëri. Në këto 25 vjet era e demokracisë ka fryrë edhe në luginën tuaj të mrekullueshme të Devollit, që shtegton mes për mes fshatrave të Gorës, si pjesë e pandarë dhe perlë e tërë vizionit dhe paraqitjes sonë. Ata që më 28 mars 1906 ishin anëtarët e flaktë të ?Besëlidhjes Gorare?, ata të cilët as në ëndrrën e tyre nuk e kishin përfytyruar plotësisht ëndrrën, të cilët sot ne e kemi realitet. Shqipëria ?Zonjë? që ata besuan në mendimet e tyre më të guximshme, në fakt, ishte larg asaj që projektojnë sot, pas 110 vjetësh largësi, por bijtë më të mirë të Shqipërisë, të kësaj krahine arritën që ta nisin këtë rrugë të gjatë të udhëtimit përmes vështirësish dhe sfidash dhe sakrificash. Ata vunë themelet e një Shqipërie, e cila do të bëhej, që na e lanë trashëgim. Ata nisën një rrugë e cila i ka dhjetëfishuar, madje njëqindfishuar sot pas njëqind vjetësh përgjegjësitë tona për atë çka të parët tanë nisën dhe na e lanë si trashëgim. Prandaj të gjithë ne së bashku le t?i harrojmë për një çast hallet që na shoqërojnë përditë dhe të përkulemi sot para vizionit të paraardhësve tanë, të etërve që u munduan në çdo etapë të historisë së Shqipërisë që ne të vinim të nderuar në këtë shekull të ri e t?u shprehim atyre dhe kujtimit të tyre mirënjohjen dhe përkuljen më të thellë me fjalët më të ndjera që na ndjell zemra.
Natyrisht që ky takim i sotëm në radhë të parë është në kujtim e në nderim të atyre burrave dhe kapedanëve të shquar, të veprës së tyre të paharrueshme e të ndritur, por dëshiroj njëkohësisht ta shfrytëzoj këtë rast duke u gjendur në këtë trevë e në këtë zonë të mrekullueshme të krenarisë, të dinjitetit shqiptar, mes njerëzve të mrekullueshëm të kësaj zone, për t?ju falënderuar dhe për t?ju shprehur mirënjohjen personale dhe në emër të institucionit më të lartë të shtetit shqiptar që kam nderin të përfaqësoj, atë të Kreut të Shtetit, por jam i bindur edhe të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë, gorarëve, familjeve të tyre, brezave dhe të rinjve, për emrin e shkëlqyer që i kanë lënë vetes, familjes së tyre, zonës së tyre. Kudo ku shkon nëpër Shqipëri dhe kur përmend e flet për gorarët, menjëherë në mendje të vjen ndershmëria, dinjiteti, puna, pasioni, patriotizmi, thjeshtësia, që po t?i përmbledhim të gjitha së bashku këto virtyte në fjalorin, por edhe trashëgiminë tonë kombëtare shqiptare do të thonë vetëm një gjë: thjeshtësi. Faleminderit për thjeshtësinë tuaj! Faleminderit për gjithçka keni bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Zoti e bekoftë këtë krahinë! Zoti i bekoftë gorarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!? ? tha në mbyllje Kreu i Shtetit shqiptar.
Në përfundim të veprimtarisë përkujtimore, Presidenti Nishani dhe të pranishmit ndoqën me ëndje një koncert artistik me këngë dhe valle karakteristike të zonës së Gorës, të luajtura me mjeshtëri nga pjesëtarët e ansamblit të Pallatit të Kulturës ?Dhimitër Orgocka? të Maliqit.
Fondet e investimeve ulin asetet e investuara në letrat me v...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur n...
“Ishte një vendim i pritur, sepse në orën 17:30 mbaroi mbroj...
Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare k...
Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë në jug të Afganistanit dhe n...
Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pa pranuar se është ...
Shpëtoi për fat vetëm me disa fraktura në këmbë një maroken,...
Janë njerëzit që vunë trurin në punë për tu bërë të pasur, p...
Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, ...
A ekzistojnë vendime fatale të pak liderëve që mund të trans...
Jane Ciabattari Lufta e ftohtë ofroi një sfond perfekt për l...
Rasti i dy kosovarëve të dënuar për vepra që lidhen me terro...
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar pak orë më parë videok...
Autorët anonimë të rrjedhjes së dokumentacionit për skandali...
Alban Skënderaj ka publikuar sot videoklipin e këngës më të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qyteta...
Nëse amerikanët do të kishin qenë të sinqertë, atëherë Pakon...
Një kalimtar është përplasur nga një automjet me targa AA 57...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...