Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Pas mposhtjes së Kartagjenës në Luftën e Parë Kartagjenase, në vitin 241 para Krishtit, Republika e Romës u shndërrua në një fuqi detare dominuese në Mesdhe. Megjithëkëtë, kontrolli i deteve nga Roma nuk ishte absolut. Në lindje të Italisë, një tjetër fuqi ishte në rritje. Kjo ishte mbretëria Ardiane, e udhëhequr nga një fis ilir që nisi të kërcënojë rrugët tregtare të Romës, të cilat përshkonin mespërmes Adriatikun. Në krye të kësaj mbretërie ishte Mbretëresha shumë e zonja, Teuta.
Teuta ishte bashkëshortja e Agronit, një mbret në mbretërinë Ardiane. Ishte nën udhëheqjen e Agronit që mbretëria e Ardianëve u bë një forcë për t?u marrë në konsideratë. Sipas shkrimtarit romak, Apiani i Aleksandrisë, Agroni e kishte zgjeruar mbretërinë e tij duke përfshirë një pjesë të Epirit, si dhe Korfuzin, Epidamnin dhe Farin. Përtej kësaj, flotës së Agronit i trembeshin shumë në Detin Adriatik.
Në vitin 231 para Krishtit, Agroni vdiq papritur, pas një fitoreje ndaj Etolianëve. Sipas historianit grek, Polibit, ?Mbreti Agron, kur flotilja u rikthye dhe oficerët e tij i dhanë një rrëfim të betejës, ishte kaq i lumtur prej mendimit që kishin mposhtur Etolianët, që në atë kohë ishin populli më krenar, saqë i hyri festave dhe teprimeve të tjera, nga të cilat ra në një pleurit. Jeta e tij mori fund brenda pak ditësh?.
Si trashëgimtar i Agronit, Pini, ishte thjeshtë fëmijë kur vdiq mbreti, kështu që mbretëria Ardiane u udhëhoq nga Teuta, e cila vepronte si mbretëreshë deri kur mbreti i ri të ishte në moshën e duhur. Ndonëse Teuta vazhdoi me politikën ekspansioniste të bashkëshortit të saj të ndjerë, veprimet e saj janë përshkruar në një dritë negative nga Polibi. Ndonëse, kjo mund të ketë qenë një pikëpamje e njëanshme, duke patur parasysh fokusin e tij në historiografinë romake.
Sipas Polibit, Teuta kishte një ?dritëshkurtësi prej gruaje? dhe se ajo ?nuk mund të shihte asgjë tjetër përveç suksesit aktual, dhe as nuk hidhte sytë se çfarë ndodhte gjetkë?. Polibi përmend gjithashtu se Teuta mbështeste praktikën ilire të piraterisë, dhe plaçkiste pa dallim fqinjët e saj, pasi komandantët ishin udhëzuar që t?i trajtonin të gjithë si armiq.
Ishin këta sulme piraterie që më pas do e shtynin Romën që t?i shpallte luftë Teutës. Senat Romak fillimisht i kishte injoruar ankesat kundër ilirëve nga tregtarët që lundronin në Adriatik. Megjithatë, teksa numri i ankesave u rrit, Senati u detyrua të ndërhyjë. Romakët fillimisht përdorën diplomacinë, dhe dërguan njerëz në oborrin e Teutës. Burimet e lashtësisë regjistrojnë se Teuta nuk ishte aspak e kënaqur me të dërguarit romakë, dhe nuk ishte e arsyeshme në bisedimet me ta. Më e keqja, ishte shkelur edhe imuniteti diplomatik i këtyre të dërguarve. Polibi shkruan se një prej tyre u vra teksa përgatitej të nisej për në Romë, ndërkohë që Cassius Dio përmend se disa të dërguar u vranë, e të tjerë u burgosën.
Kur lajmi për këto mbërriti në Romë, romakët u zemëruar, dhe i shpallën luftë Teutës. Një flotë me 200 anije u përgatit për pushtimin, bashkë me një ushtri për në tokë. Shënjestra e parë e flotës romake ishte ishulli i Korfuzit, që e mbante Demetri, i cili ishte gjithashtu guvernator i Farit. Në rrëfimet si të Apianit edhe të Polibit, Demetri thuhet se i tradhëtoi ilirët duke dorëzuar Korfuzin dhe Farin tek romakët. Megjithatë, sipas Cassius Dios, ishte vetë Teuta që kishte dërguar Demetrin të dorëzonte Korfuzin tek romakët, në këmbim të një armëpushimi. Por, menjëherë pas armëpushimit, Teuta sulmoi Epidamnin dhe Apolloninë, duke i detyruar romakët të ndërhyjnë sërish. Më pas, Demetri do të transferonte besnikërinë e tij tek romakët, si rezultat i kapriçove të Mbretëreshës. Duke kuptuar se nuk i bënte dot ballë romakëve, Teuta u dorëzua në vitin 227 para Krishtit. Sipas Polibit, Teuta ?ra dakord të paguajë një haraç që ata vendosën, të hiqte dorë nga e gjithë Iliria përveç disa vendeve, si dhe premtoi të mos lundrojë përtej Lezhës me më shumë se dy anije të paarmatosura?. Po kështu, Apiani përmend se Korfuzi, Fari, Isa, Epidamni dhe Atintani ilir u vunë nën kontrollin e romakëve. Pjesa e mbetur e perandorisë së Agronit ishte në duart e Pinit, mentori i ri i të cilit ishte Demetri. Ndonëse Teuta jetoi edhe për dy dekada, ekziston një histori interesante që thotë se Teuta ishte hedhur nga një shkëmb në vend që t?u dorëzohej romakëve në Gjirin e Kotorit, aty ku sot është Mali i Zi. Duke qenë se Risani është i vetmi qytet bregdetar i Malit të Zi pa traditë detare, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të mallkimit të mbretëreshës ilire ndaj qytetit, përpara se të kryente vetëvrasje./Ancient History ? Bota.al/
A ekzistojnë vendime fatale të pak liderëve që mund të trans...
Jane Ciabattari Lufta e ftohtë ofroi një sfond perfekt për l...
Rasti i dy kosovarëve të dënuar për vepra që lidhen me terro...
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar pak orë më parë videok...
Autorët anonimë të rrjedhjes së dokumentacionit për skandali...
Alban Skënderaj ka publikuar sot videoklipin e këngës më të ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhet e qyteta...
Nëse amerikanët do të kishin qenë të sinqertë, atëherë Pakon...
Një kalimtar është përplasur nga një automjet me targa AA 57...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar sot...
Vendimi i fundit i Komisionit Europian që qytetarëve të Koso...
Kërcënimi! Ky është fenomeni i ri me të cilin shoqëria shqip...
Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë, Alma Hiçka, avokate e...
Nuk dinin asgjë për vendin ku do të kalonin 6 vite nga jeta ...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin tragjik të...
Deputeti Ben Blushi ka deklaruar se shumë njerëz që po e dëm...
Qeveritë e katër vendeve të rajonit po lobojnë për ndërtimin...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...