Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar me një letër të hapur Kreut të Shtetit Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, Kreut të PD-së Lulzim Basha, Kryeparlamentarit Ilir Meta dhe Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi. Në letrën e publikuar nga vetë deputeti, mësohet se kërkohet bërja realitet e votimit nga ana e emigrantëve.
Ja letra e deputetit Eduart Ndocaj
Letër e hapur
Lënda: Të bëjmë të mundur Votën e Emigrantëve
Drejtuar: Z. Nishani, President i Republikës
Z. Rama, Kryeministër dhe Kryetar i Partisë Socialiste
Z. Meta, Kryetar i Parlamentit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim
Z. Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Z. Ruci, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
Nga: Eduart Ndocaj, deputet
Me rënien e Regjimit në fillim të viteve ?90, për shkak të varfërisë ekstreme, papunësisë, pasi shqiptarët fituan lirinë për të lëvizur zgjodhën emigracionin drejt vendeve të Europës si shpresë të vetme për një jetë më të mirë.
Kështu gjatë viteve ?90 dhe jo vetëm, shqiptarët identifikohen me eksode të ndryshme emigracioni drejt vendeve të Europës dhe Perëndimit.
Emigracioni i shqiptarëve nuk ishte vetëm për arsye ekonomike, por edhe për arsye psikologjike, për të rifituar një liri të mohuar prej thuajse 50 vitesh.
Megjithatë, arsye bazë dhe kryesore përse shqiptarët emigruan ishte papunësia, varfëria dhe mungesa e një shprese për të jetuar sipas standardeve në vendin e tyre të sapo dalë nga diktatura më egër e të gjitha kohëve.
Emigracioni i masiv i shqiptarëve drejt Perëndimit dhe Europës me kalimin e kohës do të studiohet e do të konkludohet se ka pasur efekte pozitive dhe negative.
Negativ ishte fakti, se mijëra të rinj shqiptarë u larguan duke e përgjysmuar kështu popullsinë tonë. Ana e mirë e emigracionit nëse mund të konsiderohet kështu ishte fakti, se falë emigrantëve shumica e familjeve shqiptare filluan të njohin mirëqenien dhe filluan të bëjnë ndërtime që më parë nuk ishin konceptuar në optikën e banesave shqiptare.
Tashëm dihet dhe është e pranuar se kontributi i emigrantëve në këto vite tranzicioni ka qenë më i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Kjo falë dërgesave në të holla, por edhe faktit se kanë vendosur e kanë zgjedhur të bëjnë investime të konsiderueshme në fusha e sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Pa kontributin e emigracionit nuk do të kishim zhvillimin urban që kemi sot, nuk do të kishim zhvillimin ekonomik që kemi sot e patjetër nuk do të kishim kulturën e ekonomisë së tregut që kemi sot.
Shqipëria pa kontributin e emigracionit nuk do të ishte një vend i mbaruar, por as nuk do të ishte vendi që sot ka njohur zhvillime të rëndësishme të njohura edhe nga institucionet e BE që kanë vendosur të bëjnë hapa të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas statistikave që tashmë janë të publikuar, mund të themi se më shumë se gjysma e shqiptarëve, që vazhdojnë të kenë pasaportën shqiptare jetojnë jashtë Atdheu. Megjithatë, edhe pse janë shtetas shqiptar, ata nuk gëzojnë të drejtat themelore të garantuara nga Kushtetuta.
Shqipëria, është i vetmi vend në Rajon dhe në Europë që nuk ka bërë të mundur të Drejtën e Votës për qytetarët e saj që jetojnë jashtë territori.
Pra, Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka aplikuar atë që njihet si Vota e Emigrantëve, por që do të preferoja ta quaja Vota e Qytetarëve Shqiptarë që jetojnë jashtë territori për arsye pune, emigrimi, studimi, pune apo edhe azili.
Për sa kohë emigrantët nuk kanë mundësi të zgjedhin dhe të zgjidhen ashtu siç është e shkruar dhe e garantuar në Kushtetutë, mund të themi me siguri se Demokracia shqiptare është një demokraci e cunguar dhe jo e plotë.
Sot dhe në këto 70 vitet e fundit i vetmi përfaqësues i Emigracionit në Parlament jam unë dhe kjo jo për shkak të proceseve politike shqiptare, por për shkak të rrethanave të tjera dhe falë Partisë Socialiste që vendosi të më fus në listat e 2013. Në atë kohë Partia Socialiste ishte e vetmja Parti që pati para dhe gjatë fushatës së 2013 që e pati slogan Votën e Emigracionit.
Nga momenti që kam gëzuar mandatin e Deputetit jam përpjekur brenda rrethanave dhe mundësive të krijuara e jo politike të përfaqësoj interesat e qytetarëve, por edhe të emigrantëve si të tillë. Megjithatë, mendoj se misioni im nuk është përmbushur përsa kohë emigrantët nuk gëzojnë të Drejtën Kushtetuese të zgjedhin dhe të zgjidhen.
Unë, të ketër të hapur vendosa ta shkruar duke e konsideruar Votën e Emigrantëve si themelin e Demokracisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë si interes kombëtar. Demokracia është një ndër interesat me të rëndësishme kombëtare që shqiptarët me shumë mundë kanë 25 vjet që po përpiqen për ta ndërtuar.
Përderisa Vota e Emigrantëve është interes kombëtar, ajo duhet të trajtohet mbi palët, si një proces politik kombëtar. Për këtë arsye dhe duke e konsideruar politikën si misioni i përfaqësimit të interesave kombëtare, u bëj thirrje të gjithë palëve të punojmë së bashku pa ndasi për të bërë të mundur votën e Emigrantëve.
I bëj thirrje z. Nishani, përfaqësuesit të Shtetit dhe garantit të Kushtetueses të jap kontributin e tij për respektimin e kësaj të fundit. Vota e Emigrantëve është një e Drejtës Kushtetuese dhe si e tillë është detyrë e Presidentit të Republikës të jap kontributin e tij personal dhe institucional në respektimin dhe aplikimin e kësaj të drejtë themelore demokratike dhe jo vetëm.
Po ashtu i bëj thirrje Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama ta bëj agjendë kryesore politike dhe institucionale çështjen e Votës së Emigrantëve. Duhet të theksojmë se z. Rama e kishte slogan Votën e Emigrantëve në zgjedhjet e 2013.
Edi Rama është Kryetari i Maxhorancës dhe i ka të në dispozicion të gjitha mekanizmat për të iniciuar nismat politike dhe propozimet juridike për aplikimin e Votës së Emigrantëve.
Po ashtu i bëj thirrje z. Meta, Kryetarit të Parlamentit dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim të mbështes Votën e Emigrantëve.
Aplikimi i Votës së Emigrantëve është një proces që kalon përmes Parlamentit, sepse kërkohen të propozohen e të miratohen norma susidiuese që bëjnë të mundur aplikimin e Votës së Emigrantëve. Po ashtu z. Meta është aleati më i madh dhe i Qeverisë dhe i Maxhorancës. Meta, ka dëshmuar disa herë se është pro Votës së Emigrantëve. Prandaj, ka ardhur momenti që ai të jap kontributin e tij politik dhe jo vetëm në këtë drejtim.
I bëj thirrje edhe z. Basha, Kryetarit të Partisë Demokratike dhe Opozitës të japin kontributin e tij politik në realizimin e të Drejtës së Votës së Emigrantëve. Basha bën pjesë tek gjenerata që kanë studiuar jashtë dhe kanë vendosur të kthehen të kontribuojnë për proceset politike të Shqipërisë. Prandaj, ai e di shumë mirë rolin dhe rëndësinë e Emigracionit Shqiptar.
Ndërsa z. Ruci i bëj thirrje, sepse ai është Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku jam edhe unë anëtarë.
I bëj thirrje z. Ruci që ta marr seriozisht dhe ta vendos Votën e Emigracionit në agjendën politike të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Shqipëria është i vetmi vend i Rajonit dhe i Europës që u mohon qytetarëve të saj të Drejtën Kushtetuese për të zgjedhur dhe për të qenë të zgjedhur.
Shqipëria është vendi që aspiron dhe meriton të jetë anëtar me të drejta të plota në BE.
Megjithatë, Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e BE porsa kohë ka një demokracia të cunguar duke përjashtuar nga e Drejta e Votës më shumë se gjysmën e popullsisë që ka për arsye të ndryshe ndodhet jashtë territori.
Institucione dhe politika shqiptare pa ndasi dhe në shërbim të interesit kombëtar duhet të punojnë së bashku për të bërë të mundur aplikimin e Votës së Emigrantëve.
Zgjedhjet e 2017 duhet të jenë zgjedhje e para e gjithëpërfshirëse për çdo shtetas shqiptar pavarësisht vendit ku ka zgjedhur të jetoi.
Drejtori i Fiks Fare, Filip Çakuli do të jetë së shpejti në ...
Nga Agron GjekmarkajDje një lajm i pazakontë u shpërnda në h...
Fakti: Në vitin 1918, Gjermania, Austro-Hungaria dhe aleatët...
Ati i Shenjte, Papa Francesku u nderua me çmimin ndërkombëta...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Kryemini...
Shpërdorimi i parave publike duket se është një problem me t...
Ka ndërruar jetë në skenë artisti i njohur, Jorgo Roze. Mëso...
Ministria e Financave shperndau sot nje deklarate zyrtare pe...
20 mijë rrënjë kanabis janë evidentuar sot nga policia e Kru...
Pas publikimit që i’u bë dje në disa të përditëshme shqiptar...
BBC ka bërë një artikull të gjatë për vendin tonë. Në këtë s...
Për pak e harruam që Ermira Mehmeti është një politikane. Pë...
“Vetëm duke thënë të vërtetën dhe duke qenë të guximshëm ju ...
Një pjesë e draftit për ndryshimet kushtetuese për reformën ...
Ushtari britanik, i cili lufton për të ashtuquajturin Shtet ...
Duket që dashuria për pikturën i ka lindur herët kryeministr...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se drejtori i ri ...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shmangur përgjigjen për pye...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Edhe njëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar, konfirmon se ekonom...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...