web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoresha e AMF-së udhëtime të “kripura” me buxhetin e shtetit

6 Maj 2016, 19:14, Aktualitet CNA

Shpërdorimi i parave publike duket se është një problem me tentakula të shtrira në pothuajse të gjitha institucionet.

Burimet të mirëinformuara i thanë citynews, se Drejtoresha e Auroritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehu është nisur drejt Perusë, duke pretenduar se është në udhëtim pune. Bëhet fjalë për një konferencë, pjesëmarrja në të cilën është goxha e shtrenjtë për vende si Shqipëria. Referuar një kërkimi të citynews, rezulton se tarifa e pjesëmarrjes është 2 mijë $, ndërsa për partnerët mësohet të jetë  725$. Ndërkaq, siç duket edhe më poshtë, për pjesëmarrësit që nuk janë anëtarë të shoqatës së siguruesve, organizuese e Konferencës, tarifa është 1 mijë $.

Vlen të theksohet se tregu i sigurimeve paguan përveç taksës së shtetit, 10 % edhe një taksë 1.5 % për udhetimet marramëndëse të drejtoreshës dhe stafit saj të ngushtë./citynews





Lajmet e fundit nga