Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Ambasadori amerikan Donald Lu ka shmangur përgjigjen për pyetjen rreth çështjes së Reformës në Drejtësi, për të cilën do të zhvillojë takime me grupet parlamentare në javën e ardhshme. Diplomati amerikan ka qenë i pranishëm në betimin e korpusit të paqes në Elbasan, por për herë të parë nuk u lejuan mediat të ishin të pranishme. Pas përfundimit të takimit, ambasadori nuk pranoi të prononcohej dhe as të pyetej nga gazetarët.
Ndërkohë, Ambasada Amerikane ka publikuar fjalën e plotë të Ambasadorit amerikan Donald Lu gjatë Ceremonisë së Betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Elbasan
Z. Kryetar i Bashkisë, familje mikpritëse, vullnetarë të rinj dhe të vjetër të Korpusit të Paqes, personel i talentuar i Korpusit të Paqes, zonja dhe zotërinj,
Kur them vullnetarë të vjetër të Korpusit të Paqes, më kujton se sa shumë vite kanë kaluar që kur isha në vendin tuaj e prisja që të bëja betimin me Ambasadorin tim.
Të jesh në Korpusin e Paqes ngjan pak sikur bie në dashuri për herë të parë –është emocionuese, turbulluese, jetëndryshuese dhe paksa frikësuese.
Sot do të ndaj me ju historinë e ditëve të mia të para në fshat pasi u betova si vullnetar i Korpusit të Paqes. Pastaj
dua të them dy fjalë se përse Korpusi i Paqes është një burim kaq i çmuar mes dy vendeve tanë. Së fundi, kam disa fjalë për të falënderuar familjet kaq bujare që pritën vullnetarët.
Ditët e para
Në kohën që unë isha me Korpusin e Paqes kishim motoçikletë. Nuk isha motoçiklist shumë agresiv dhe kam rënë më shumë herë prej tij sesa do të doja ta pranoja. Për të shkuar në fshatin tim për herë të parë m?u desh të kaloja nëpër një urë të bërë me trungje palme. Ato nuk ishin vendosur në varg për ta bërë të vështirë udhëtimin. Ato ishin tre trungje të vendosura për së gjeri, ndaj me mjeshtëri të madhe (e cila më mungonte) duhej ta ngisja motoçikletën në qendër të trungut të mesit dhe të lutesha që të mos rrëshkisja, përndryshe do të përfundoja në lumë dhe motoçikleta do të binte mbi mua.
Mora guximin, shtypa pedalen e gazit e kalova vrik përmes urës më shpejtë sesa e kisha menduar. Dhe kjo ishte jeta ime për shumë ditë. Merrja frymë thellë, merrja guxim, e shkoja përpara si shigjetë.
Një makinë nga zyra e Korpusit të Paqes së bashku me Zv/Drejtorin e Korpusit të Paqes për programet shëndetësore, Dr. Juxton Smith, zbritën dy valixhet e mia dhe një kuti me ushqime që e kisha sjellë nga kryeqyteti. Kur ai u largua me makinë, mbaj mend ndjesinë e thellë të braktisjes. Me sa kuptoj, këtë gjë e shmangin këtu, pasi ju paketojnë në një furgon të linjës së Elbasanit dhe ju urojnë fat.
Unë isha 22 vjeç. Me njohuri shumë të kufizuara gjuhësore mësova si të lëvizja. Mësova si të gatuaja dhe të pastroja. Mësova t?i bëja miq njerëzit me të cilët ndaja pak gjëra të përbashkëta. Mësova si t?i kërkoja ndihmë komshiut tim. Ishte me të vërtetë pak frikësuese, por kur kthej kokën pas them se ishte koha ime e preferuar në Korpusin e Paqes.
Në jetën tuaj, në kohë të ndryshme do të jeni më shumë ose më pak të hapur ndaj përvojave të reja. Ju sugjeroj se çasti i sotëm është një nga ato raste të jetës suaj kur ju do të jeni më të hapur se kurrë. Tani gjithçka duhet të bëni është të shtypni pedalen e gazit dhe të mbaheni fort gjatë udhëtimit.
Përse kemi një Program të Korpusit të Paqes?
Kur isha në Korpusin e Paqes, shumë njerëz besonin se qëllimi i programit ishte i mbrapshtë. Në Afrikën Perëndimore ka libra të tërë të shkruar për mënyrën se si vullnetarët e Korpusit të Paqes janë përdorur për të rrëzuar qeveritë dhe për të kontrolluar popujt e Afrikës Perëndimore. Më lejoni t’ju siguroj se ky është një absurditet i plotë dhe se gjëja e fundit që Uashingtoni dëshiron të bëjë është kontrolli i Afrikës Perëndimore, Shqipërisë apo 77 vendeve të tjera ku kemi Korpusin e Paqes.
Ajo që jemi të përkushtuar të bëjmë është t?i ndihmojmë të 8,655 vullnetarët që shërbejnë aktualisht në Korpusin e Paqes të jenë qytetarë më të mirë globalë. Shpresojmë që të merrni me vete një pamje më të sofistikuar dhe më të mprehtë të rolit të Amerikës në botë. Shpresojmë të mësoni gjuhë të huaja dhe të ndihmoni të ndani me njerëzit anembanë botës se si janë në të vërtetë amerikanët –përtej imazheve të Hollivudit dhe të medias.
Kur iu bashkova Departamentit të Shtetit 25 vite më parë, një e katërta e klasës në të cilën isha regjistruar për në Shërbimin Diplomatik, kishin shërbyer si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Kishim mësuar ta donim aventurën e të jetuarit në vende të tjera; të folurën e gjuhëve të rralla; dhe krijimin e lidhjeve me njerëz që kanë pasur përvoja të ndryshme jetësore. Shpresoj që për të gjithë ju periudha në Shqipëri të jetë një përvojë po aq transformuese si ajo që unë kalova si vullnetar i Korpusit të Paqes.
Dhe në përfundim, më lejoni t?ju them disa fjalë falenderimi familjeve tona pritëse.
Të dashur prindër pritës të vullnetarëve, faleminderit që ndani atë që është më e mira e kulturës shqiptare ? ndjesinë e jashtëzakonshme të mikpritjes. Shpresoj që do të qëndroni në kontakt me fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes. E di se shumë prej fëmijëve tuaj biologjikë dhe fëmijëve të Korpusit të Paqes do të mbeten përjetë miq dhe do të bëjnë vajtje-ardhje mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ju i keni bërë këta burra dhe gra ambasadorë më të mirë të vendit të tyre.
Jam i sigurtë se nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Ju i keni njohur ata kur sapo kishin nisur të mësonin mbi vendin tuaj. Kur ata të shkojnë në komunitetet e tyre të reja në Librazhd, Shushicë, Thanë, Belsh, Bishem, Pajovë dhe Peqin, miqtë e tyre të rinj dhe familjet pritëse do t?i pyesin se nga kanë mësur për tavën e kosit, të thonë ?shëndet? pas prerjes së flokëve ose si të pijnë raki siç duhet. Mund t?ju siguroj se sa herë të ndodhë kjo, fëmijët tuaj të Korpusit të Paqes do t?ju mendojnë. Faleminderit sërish për mikpritjen tuaj të mrekullueshme.
Trajnues të Korpusit të Paqes, përpara se t?ju dërgoj përmes urës imagjinare me trungje palme pa motoçikletë, kam edhe një punë tjetër për të bërë.
Nëse mundeni të ngriheni në këmbë për të bërë betimin dhe të ngrini lart dorën tuaj të djathtë:
Unë, thoni emrin tuaj, solemnisht betohem ose pohoj
se do ta mbështes dhe do ta mbroj
Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
kundër të gjithë armiqve, të huaj dhe të brendshëm,
se do të tregoj besim të vërtetë dhe besnikëri ndaj saj;
se unë e ndërmarr këtë detyrim lirisht, pa asnjë hezitim mendor apo qëllim shmangieje;
dhe se do t?i zbatoj mirë dhe me besnikëri
detyrat e mia në Korpusin e Paqes.
Ndaj, Zoti më ndihmoftë!
Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes, gëzuar!
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Edhe njëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar, konfirmon se ekonom...
Kryeparlamentari Ilir Meta ka deklaruar se Kuvendi përcjell ...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinast...
Qysh ne krye te herës nevoja per një reforme ne drejtësi esh...
Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkoi Bashkisë së Tiranës të r...
Djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha ka ...
Edhe pse duket se tashmë ka rënë paksa në qetësi, “pashai” i...
Pas një pune komplekse prej një viti e gjysmë me reformën në...
Tre ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejda...
Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur akuzave ...
Pak minuta më parë u treguam për disa foto që po qarkullojnë...
Fitimi i sistemit bankar ka shënuar një rënie të ndjeshme me...
Presidenti i republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot emëri...
Kryetari i Parlamentit shqiptar është fotografuar sot me kën...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
45-vjeçari i paidentifikuar ka përdhunuar për dhjetë vjet me...
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...