I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të selisë blu, të artikuluara nga Sekretarja për marrëdhëniet për Publikun në PD, Grida Duma. Kjo e fundit tha se deputeti Balla është ndërmjetësi në përfitimin e tenderave nga deputeti Sadri Abazi në Bashkinë e Librazhdit. Në një reagim zyrtar, Taulant Balla e ka konsideruar Grida Dumën shkelëse të ligjit, ndërsa i ka listuar akuzat që janë përmendur më herët ndaj saj. Deputeti socialist thotë se Duma është një person i hetuar për mashtrim personash për fakte të njohura botërisht. Sipas tij, Duma shiti të njëjtin apartament dy njerëzve të ndryshëm.
Reagimi i plotë i deputetit socialist Taulant Balla
Përgjigje shkelëses së ligjit Grida Duma
Sot një person, subjekt i ligjit të dekriminalizimit, me emrin Grida Duma ka përmendur emrin tim dhe të kolegut tim Sadri Abazi.
Së pari, deklaroj me përgjegjësi se nuk kam bërë ndonjëherë ndërmjetësin, siç thotë në deklaratën e saj Grida Duma. Sigurisht për këtë çështje do t’i drejtohem drejtësisë kundër këtij mashtrimi. Është shumë fyese të të akuzojë për ndërmjetës dikush që është e njohur botërisht për seksere, e cila ka shitur shtëpinë e një doktori dy herë.
Së dyti, dua të informoj opinionin publik se ky person me inicialet G.D. është një person i hetuar për mashtrim personash për fakte të njohura botërisht.
Znj.Duma shiti të njëjtin apartament në dy njerëz të ndryshëm. Dhe e bëri këtë në të njëjtën ditë. Në maj 2014 znj.Duma, është paditur në gjykatë për mashtrim në cilësinë e aksionares së një kompanie ndërtuese. Fabula është e thjeshtë, Grida Duma ka qenë aksionare me 30 përqind në kompaninë ?Kristian Construction? që prej vitit 2008 deri në vitin 2010. Kjo kompani në vitin 2008 kur Duma hyri aksionere nisi ndërtimin e një pallati në Tiranë. Në truallin ku do ndërtohej pallati, pronari i një pjese të truallit, shtetasi Albert Pali, një 85 vjeçar i moshuar, lidhi një marrëveshje me kompaninë ndërtuese. Marrëveshja i garantonte atij të drejtën për të përfituar disa apartamente në përfundim të ndërtimit të godinës. Por pas 6 vitesh shtetasi Albert Pali ka kallëzuar Dumën dhe ortakun e saj për mashtrim. Madje nga dokumentet që ka bërë publike avokati i Palit rezulton se në të njëjtën ditë që ndërtuesja Duma dhe ortaku i saj kanë nënshkruar me Palin, ata, në të njëjtën zyrë noteriale kanë nënshkruar edhe një kontratë me një porositës-klient nga Kruja, ku objekt i shitjes ka qenë një ndër apartamentet që i ishin premtuar Palit me kontratë.
E njëjta pronë është shitur dy herë, në dy kontrata të ndryshme, dhe në të dyja kontratat gjendet e sigluar dhe firma e Grida Dumës si njëra prej dy aksionerëve të kompanisë së ndërtimit që realizonte shitjen.
Në të gjithë këtë histori mashtrimi, bie në sy fakti se si një ?vajzë? ekzigjente si Grida, e ka gjetur veten të përfshirë në një mashtrim kaq të rëndomtë, i cili herët a vonë do të diktohej, pasi ishte thjesht çështje kohe. Të kishte arritur makutëria e Gridës në të atilla nivele sa të degradonte deri në lidhjen e të tilla kontratave të dyfishta dhe mashtruese? Apo Grida është viktimë e mirëbesimit ndaj ortakut të saj në biznes. Përse duhej të realizohej ky mashtrim, kur dihet shumë mirë se ishte thjesht çështje kohe zbulimi i tij?
Hetuesit e kësaj çështje e lidhnin këtë skemë mashtrimi, kryesisht me moshën e Albert Palit, pronarit të truallit. Ai ishte në një moshë mbi të 80-at, ndaj dhe dyshohet se hartuesit e skemës mashtruese mund të jenë nisur nga fakti se Palit nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar. E kishin gënjyer që në fillim dhe më pas e kishin sorollatur për 6 vjet me radhë me shpresën që mosha do bënte të vetën dhe nuk do arrinte ditën e zbardhjes së mashtrimit. Po ja që zoti Pali, një i moshuar këmbëngulës ka qëlluar jetëgjatë.
Po znj.Duma kur do dënohet?
?Roland Rexho dhe Grida Duma kanë mashtruar edhe persona të tjerë gjë që del qartë nga ekstrakti historik i regjistrit tregtar? ? thotë padia e ngritur nga 85-vjeçari.
Mashtrimi është më shumë se thjesht moszbatim kontrate. Këto tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2 rezultojnë të shitura po atë ditë kur Albert Pali ka bërë kontratën për këto apartamente në bazë të marrëveshjes. Dy apartamente, janë shitur 5 ditë më përpara, kontrata me Palin është bërë në 14.10. 2008, ndërkohë që 2 apartamentet që sipas kontratës ?do t?i jepeshin? Palit, ishin shitur që në datën 9.10. 2008 dhe tjetri në 14.10. 2008, ditën kur pronari i truallit dhe ndërtuesit kanë nënshkruar këtë kontratë përpara noteres. Disponoj të tria kontratat e sipërmarrjes, të cilat provojnë shitjen e këtyre apartamenteve atë ditë, dhe 5 ditë më përpara.
Pak minuta më parë u treguam për disa foto që po qarkullojnë...
Fitimi i sistemit bankar ka shënuar një rënie të ndjeshme me...
Presidenti i republikës Bujar Nishani ka dekretuar sot emëri...
Kryetari i Parlamentit shqiptar është fotografuar sot me kën...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Brendshëm, Saimir ...
45-vjeçari i paidentifikuar ka përdhunuar për dhjetë vjet me...
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” p...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka publikuar sot padinë...
Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh sot për të diskutuar...
Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar një rrogë rreth 1...
Avokati Altin Goxhaj ka postuar në rrjetet sociale dy foto t...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, I është përgjijgur sot ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kthyer sot në Kuve...
Ne nje deklarate per shtyp LDE – Partia per Liri, Demokraci ...
Gjykata e Kurbinit ka vendosur që deputeti i Partisë Demokra...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar pë...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan në rrjtete ...
Pas një ngërci të gjatë, Këshilli Drejtues i RTSH-së ka zgje...
Sekretarja për marrëdhëniet për Publikun në Partinë Demokrat...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...