Zbatimi i Aministisë Penale/ Dhjetëra të dënuar lënë burgjet në Korçë
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale në institucionet e vua...
*Z.Xhafaj, z. Halimi, ambasadore Vlahutin, anëtarë të komisionit. Kam një mesazh shumë të thjeshtë:
Nëse kjo reformë dështon, ju, anëtarët e këtij komisioni do të turpëroni njerëzit që ju kanë zgjedhur. Dhe, do të turpëroni marrëdhënien tuaj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.
Por fatmirësisht, ne nuk do ta lejojmë të dështojë. Vendi po shpreson që ju ta realizoni këtë reformë me sukses. Ne do t?ju ndihmojmë ta bëni këtë.
Dr. Smibert dhe Dr. DeVille janë ndër njerëzit më të mençur në profesionin e tyre në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ata, së bashku me kontributin tuaj dhe nën drejtimin e opinionit përfundimtar të
Komisionit të Venecias, kanë përgatitur këtë draft përfundimtar të projektit të reformës në drejtësi.
Jam krenar të them se e mbështes atë, edhe pse nuk e kam manipuluar përmbajtjen e tij dhe as nuk më kanë dhënë ndonjë kopje përpara. Di gjithashtu që askush nga ju nuk ka pasur mundësinë ta lexojë atë. E mbështes atë sepse besoj në integritetin, njohurinë dhe paanshmërinë politike të këtyre dy ekspertëve ndërkombëtarë. Unë besoj në aftësitë e tyre dhe në dëshirën e tyre të sinqertë që Shqipëria të ketë sistemin gjyqësor më të mirë të mundshëm.
Ju bëj thirrje ta studioni këtë dokument. Ngrini pyetje dhe diskutoni mbi atë që do të gjeni këtu për t?u siguruar që t?i shërbejë më mirë popullit shqiptar. Në fund të ditës, ju kërkoj të gjithëve të votoni pro reformës në drejtësi.
Gjatë vitit të shkuar, kam parë znj. Merkel, znj. Mogherini, z. Hahn, z. Kerry dhe z. Obama t?i kërkojnë Shqipërisë ta miratojë këtë reformë. Nuk kam parë kurrë mbështetje të tillë nga aleatët tuaj më të afërt për asnjë temë tjetër. Të gjithë e pranojmë sa e rëndësishme është kjo për të ardhmen e Shqipërisë.
Por më shumë se kaq, ju dhe unë e dimë se populli shqiptar, të pasur e të varfër, të rinj e të moshuar, qytetarë të fshatit e qytetit, burra e gra, e kërkojnë këtë reformë. Nëntëdhjetë e një për qind e mbështesin këtë reformë. Mendojeni pak. Shqiptarët nuk bien dakord për shumë gjëra e megjithatë 91 për qind mund të bien dakord se vendi ka nevojë për këtë reformë.
E mëshiroj partinë e verbër politike apo udhëheqësin e shurdhët politik që e bllokon këtë reformë. E para, do të dështoni nëse kërkoni ta bllokoni këtë reformë. E dyta, do të përballeni me zemërimin e publikut shqiptar vitin e ardhshëm në zgjedhjet parlamentare, nëse mendoni se
mund të mbroni gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar duke e bllokuar këtë reformë.
Së fundmi, i kërkoj komisionit sot të mbështesë një kalendar, një kalendar të vërtetë për miratimin e kësaj reforme në këtë komision deri në fund të majit dhe në parlament deri në fund të qershorit.
Ndaloni lojërat politike dhe filloni ta përfundoni këtë reformë. E keni për detyrë.
*Fjala e Ambasadorit të SHBA Donald Lu në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi
Në 28 prill 2016 Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqip...
Një nga dëshmitarët e vrasjes së Elton Çiços në lokalin “De ...
Një libër e shpjegon me hollësiKomuniteti i shërbimit të fsh...
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi në dalje ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, tha ...
Një efektiv policie ka ndërruar jetë pasi makina e tij ka da...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, është shprehu...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka postuar në rrjete...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar de...
Siç ishte paralajmëruar, Shqipëria është përfshirë nga vala ...
Pas mbledhjes së Komisionit për Reformën në Drejtësi, ku të ...
Deputeti Tom Doshi është marrë në pyetje për rreth dy orë në...
Në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, Kryetari i LDE – P...
Komisionerja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, tha sot g...
Komisioni për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot për të...
Policia e Tiranës ka qëlluar në ajër tek zona e “Zogut të Zi...
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në Ti...
Mark Frroku ka kërkuar sot gjykim të shkurtuar për procesin ...
Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Ilir...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Ambasadoren e Ba...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...