web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha: PS nuk e do Reformën në Drejtësi

4 Maj 2016, 15:13, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se PS është gati për të votuar reformën në Drejtësi në parlament.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shkruan se kryeministri Rama ka dy vjet që gënjen për këtë cështje. Basha kujton se të njëjtën gjë, Rama ia ka thënë edhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit. Sipas tij, Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftoje, mbroje dhe votoje nje reforme ne drejtesi qe jep drejtesi.

Postimi i Bashës

“E han turpin me buke lideri global. Gati PS te votoje qe kete jave? Ka 2 vjet qe genjen. A nuk u tha te njejten gje dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Per 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qellim cdo perpjekje per nje reforme te mirefillte ne drejtesi qe lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskecjerre doreperdore me Kocon, Beqjen, Ahmetajn nga njera ane, Shullazin, Tahirin, Ndoken, Prengen dhe Frroket ne anen tjeter. Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftoje, mbroje dhe votoje nje reforme ne drejtesi qe jep drejtesi dhe denon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmerisht me qeverine e ketij qe ne 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptareve.”





Lajmet e fundit nga