web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

RILINDJA QË TASHMË LULZIM BASHA KA INSTALUAR NË PARTINË DEMOKRATIKE

4 Maj 2016, 09:56, Aktualitet CNA

Edi Rama e mbajti premtimin se do t?i jepte shansin edhe PD ? së të rilindë! Tashmë rilindja doli hapur edhe në Partinë Demokratike.

Shihe o mik i dashur këtë foton këtu poshtë dhe lexo në foltoren e kryetarit të partise

 

E para është ? « protestë » . Të kujtohet e fundit protestë e PD ? së se kur është bërë? Në 8 dhjetor 2015 ajo e vërteta ose në 21 janar surrogatoja e fundit. Në 17 dhe 21 dhjetor u zhvilluan dy protesta të PD ? së tek porta e parlamentit , ndërkohë që brenda , jo vetëm zhvillohej seanca, po00r deputetët demokratë , që dilnin e flisnin hera ? herës në podium?ktheheshin dhe votonin me konsensus « ligjet e qeverisë së krimit » !!!!

Pas tyre? Heshtje! Në 20 shkurt, jubileu i 25-të i rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, forca më e madhe opozitare, në kushtet e një « oligarkie të krimit », siç e denoncon vetë, nuk bën gjë tjetër veç simpozium për simbolikën në politikë, me: FIGURA TË REJA! Individë pa të shkuar e pa cv (përveç prof. Fugës e ndonjë tjetri) bënin teori gjithfarësh, larg thelbit të asaj që përfaqësoi kjo datë e ajo ngjarje.

22 marsi:

Edhe në ditën më të zezë të saj, Partia Demokratike ka përkujtuar fitoren e saj të parë. Sivjet JO! Jo festë, që jo e jo, por asnjë kafe, mbledhje, shëtitje?. Kjo këtu poshtë është foto e shkrepur në oborrin e PD ? së në mesditën e 22 marsit 2016:

 

E kur s?u kujtua njeri as për të festuar, mendo pak atë këndin e parë të trekëndëshit të shpallur nga kryetari në foltoren e tij:protesta

E dyta në renditje është rezistencë. Edhe teli me të njejtin emër, kur i kalon tension përmes skuqet e nxehet. Vetëm PD ka rezistencë të ftohtë! Kristjane: Më re në një faqe të kthej tjetrën. U futën njerëz në burg e varën veten në operacioni për energjinë, PD ktheu faqen tjetër. U futën njerëz në burg për një kupon të pamarrë në furrën e bukës dhe PD as u duk gjëkundi, derisa Rama u zbyth vetvetiu. I morën zvarrë 13 aktivistë të PD e i mbajtën 3 ditë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës se?protestuan! Shkoi Basha , e lanë 2 orë tek recepsioni pa e begenisur as ta takonin drejtuesit e policisë, pale ta prisnin në zyra por Basha?ktheu faqen tjetër! Durimi e nxorri në selamet! Doli e u tha familjarëve të të ndaluarve në protestën e thirrur nga ai se ?duhej të shpërndaheshin. Kjo është rezistenca, të cilën në nëntorin e vjetshëm na e premtoi si mosbindje civile.

Dhe e treta: përballje. Duke qenë përsëritje e dy të parave, nuk po zgjatem, por po të kujtoj se në një forcë opozitare, që denoncon qeverinë për korrupsion, vjedhje, lidhje me krimin e organizuar dhe pjesë e një oligarkie, slloganet pasive të tipit « rezistencë »  normalisht janë të zëvendësuara nga « fitore » a të tjera motivime e aspirata si këto.

POR FITORJA NUK ËSHTË QËLLIMI I LULËZIM BASHËS

Tashmë kryetari i PD ? së ka dhënë prova të forta për këtë. Përkundrazi. I duhet edhe një humbje për të zëvendësuar ata që s?i ka 100% të tijët (të quajtur « të vjetrit ») me tufën e mediokërve të bindur që s?kanë as kontribut, as cv, as dhunti, veç asaj të të parit si perëndi kryetarin e ri Basha. Këta quhen « të rinjtë ». Humbës serialë e dështakë të afirmuar, të cilët ndjenja e fajit dhe vetëdija për handikapin e tyre i bën inferiorë dhe të përdorshëm nga Lulzim Basha.

Menjëherë pas zgjedhjeve të vjetshme për pushtetin vendor « të rinjtë » nën dorë përhapën butësisht helmin se « fajin për humbjen e kanë të vjetrit ». E hodhën nëpër tryeza, gjoja në konfidencë, e hodhën nëpër media përmes urave të rilindjes. Ia kanë dalë t?ua kojnë gojë më gojë militantëve të dëshpëruar që presin ndonjë kockë tek kafja e SHQUPIT: « Ja, a bëhet parti me Ridvanin? », « Pse more, me Genc Rulin do dalim ne, të na pështyjnë demokratët? », « lere, lere se në opozitë ? t?i themi gjërat siç janë ? na çuan këta plehrat tanë që vodhën : minstra e deputetë »?.. A nuk qe edhe për Ramën pas humbjes në vitin 2005 kjo doktrina me të cilën mori PS -në? « Ministrat tanë të korruptuar » ? denonconte atëhere Edi Rama si autorë të humbjes së pushtetit.

« S?të lënë të vjetrit » ? është qarja masive sot e « xhonturqve » demokratë. Po kush prej tyre mori një nismë a hartoi një projekt e i bërtiti ndonjë « xhaxho » a « teto » e i preu hovin? Gjeni një të ri në PD që ka një projekt!

E gjete? Patjetër! Ervin Salianji. Ylli në ngritje i Bashës që ca vjet më parë e shpalli si zërin e partisë së tij, por e fshehu menjëherë pas një dështimi para mediave , me të cilin u tallën rrjetet sociale muaj të tërë. Ky yll rilindi në Durrës, gjatë zgjedhjeve 2015, në krah të Grida Dumës. Sërish dështoi! Por ky « i ri » nuk u thye. Hyri në garë për kryetar të FRPD dhe dështoi sërish për shkak të këtij motivi kyç: u shpreh kundër të vjetërve.Dhe ata e këputën.

Dështoi sërish seriali Salianji por kryetari s?e lëshoi. Përkundrazi! ?E PROMOVOI! Dhe i njejti humbës e dështak serial , as një javë më parë, ngrihet në mbledhje të kryesisë së PD ? së dhe , pa iu trembur qerpiku  « ia përplasi në fytyrë » kryetarit duke i thënë se « PD duhet të dalë me një imazh të ri?ME IMAZHIN E BASHËS« . Ndjesë, por a nuk është ky Basha nga ata « të vjetrit » që si ministër i Transporteve akuzohet nga e majta për korrupsion në rrugën e Kombit? pastaj si ministër i Brendshëm si përgjegjës për 4 të vrarë në 21 janar? A nuk u ndërtua fushata e zgjedhjeve vendore e rilindjes mbi imazhin e gjumit të Bashës në zyrën e kryetarit të Bashkisë duke përsëritur « në 4 vjet s?bëri asgjë »? A nuk është ky imazh që po e ndjek në këto dy vjet si kryetari QË S?BËN ASGJË?!

Le të ndalemi pak tek kjo « s?bën asgjë ». Teoria e parë e rilindasve pëdëistë është se « s?e lenë ». Ndërsa tjetra , më çarmatosësja është: « mbase nuk është i aftë or burr’ »!

Ou? Si ka mundësi një njeri me një karierë brilante, yll në ngritje në institucionet ndërkombëtare që vepronin në Kosovë pas luftës , njeri shumë i suksesshëm edhe në jetën personale, në karierën politike dhe atë shtetërore?.na humbka në çast aftësitë dhe është gjeniu i të mos bërit asgjë për vete, por edhe i organizimit mbarkombëtar të një force politike për të mos bërë me shumë sukses ?asgjë! Dy vjet të mos bësh asgjë dhe të mbas po aq pa bërë asgjë edhe ata që po vdesin për bukën e gojës , meriton një Nobel më vete!

Kthehem tek Salianji në atë mbledhje të Kryesisë. Kryetari « e detyroi të kërkojë ndjesë » por pak ditë më vonë, ky kryetar na doli para popullit e para kamerave dhe me atë ngazëllimin e entuziazmin që e karakterizon shpalli se ?49 kandidatë, zgjedhjet e ardhshme, do të jenë nga FRPD!! Domethënë ? « të rinj ». Imagjino, FRPD ka 6 muaj që ka zgjedhur kryetarin por nuk ka zgjedhur ende kryesinë e drejtuesit e tjerë, por aforfe do të fusë 49 kandidatë në lista , ose 35 % të saj?.

Duam tjetër simetri të rilindjes së Bashës me atë të Ramës?

Kujto zemërimin e opinionit kur Blushi denoncoi Ramën se kishte shkelur statutin duke mos mbledhur forumet e partisë. Ka një vit e gjysmë Lulzim Basha që nuk mbledh Këshillin Kombëtar të Partisë, në shkelje flagrante të statutit të partisë së tij. Në shkelje të plotë ka bërë emërime në poste që nuk janë atributi i tij por i forumeve të partisë. Në mënyrën më paradoksale, kur bëri zgjedhjet në PD, përjashtoi nga kandidimi njerëzit?që kishin vota!! Gjithë kryetarët e komunave a bashkive fitues në zgjedhjet e mëparshme dhe që kishin pas vetes qindra mijë vota, në mënyrë të paperceptueshme për një demokraci? (ç?them demokraci? as në gjirin e PPSH ? së nuk përjashtohej njeri nga votimi) NUK u lejuan të kandidojnë për strukturat drejtuese të PD-së.

Po sot ç?po ndodh? Po në atë mbledhje të kryesisë së të premtes së shkuar « i riu  » Salianji ka vazhduar me idenë se « drejtuesit e qarqeve dhe ish drejtuesit e PD duhet të mbajnë përgjegjësi për rezultatin e 2013 dhe 2015 ». Bukur! Por kush në fakt po e mban këtë « përgjegjësi »? Fituesit!! Po po!! Rasti i Renato Prezës që u dorëhoq nga posti i kryetarit të degës së PD, ndodhi pikërisht për këtë arsye. Dega e tij dhe fitues të tjerë duhet të hyjnë në zgjedhje të reja. Ndërsa Korça , për shembull e degë të tjera ku PD ka humbur?NUK do të kenë zgjedhje brenda partisë!!! A e dini gjithashtu se vendimet e partisë kryetarët e degëve i kanë mësuar nga gazetat??

Ç?po ndodh me PD -në?

Pyesin dëshpërimisht jo vetëm militantët por shqiptarët nga jugu në veri.

A S G J Ë !!  Po ndodh asgjëja, shkopi magjik i kryetarit Basha për të marrë kontrollin totalitar të partisë. Me asgjënë po demotivon aktivistët, por plogështon dhe largon njëri pas tjetrit « të vjetrit » duke u bërë të qartë me të gjitha format , mjetet , sejmenët, e mbi të gjitha asgjënë e tij proverbiale se « kot po lodheni këtu ». Një pjesë e kanë kuptuar por s?dinë ç?të bëjnë dhe kanë ngecur në llucën e dilemës: të rri a të iki? Në këtë dilemë në fakt i mban fort heshtja e Berishës. Të tjerë gënjejnë veten se duke heshtur e ulur kokën me nënshtrim (pse jo edhe duke ia futur shokut), mund të fitojnë vëmendjen a dashurinë e Bashës e të gjenden në një listë nesër, kur të vijë pushteti. Të dyja këto kategori , të zëna në kurth prej makinerisë së asgjësë po dekompozohen në progresion gjeometrik , çdo ditë që kalon , duke rrezikuar të zihen brenda nga kjo PD që pritet të shembet nga dita në ditë?

Vetëm Basha shpëton!?dhe fiton!

Ai tashmë është konfirmuar si përfituesi prej lojës së tij për instalimin e rilindjes në PD. Maksimumi në qershorin e ardhshëm edhe më këmbëngulësit ndër « të vjetër » do bëhen def nga PD-ja e rilindur, të cilin kryetari e ka të pastruar dhe të konfiguruar me gjithë buratinët që ndërkohë kanë dhënë prova zelli në luftën me « të vjetrit » dhe po ashtu kanë dëshmuar zell për t?i shërbyer kryetarit.

Edhe simbolet po rilindin

Këto dy simbole nuk janë më. Shihi me kujdes dhe vazhdojmë më poshtë:

 

 

I pari është simboli i dy gishtave, « victory », përshëndetja emblemë e Partisë Demokratike që në dhjetor 1990. Dy gishtat ngritur , përveç shenjës së fitores, kudo që janë ngritur këta 25 vjet, vetvetiu kanë qenë të lidhura me PD -në. Kavaja është një ndër qytetet e njohura si bastione të kësaj force opozitare edhe për shkak të një proteste të përgjakshme në fund të viteve ?80 pas një ndeshjeje futbolli. Por Rama me të ardhur në pushtet e rrafshoi.

Këto ditë është rrafshuar edhe memoriali i Azem Hajdarit. Edhe ky?.dy gishtat ngritur apo victory si në foton përbri.0_La_Résurrection_du_Christ_-_Galleria_degli_Arazzi

Ky qe edhe motivi mbi të cilin atëhere u ngrit memoriali. Azemi dhe dy gishtat ngritur, Berisha dhe dy gishtat ngritur, ishin simbiotike. S?kuptoheshin pa njeri ? tjetrin. Edhe ky memorial është rrafshuar për t?u zëvendësuar me një tjetër?që nuk është dy gishtat.

Pasnesër, për 5 maj, ditën kur është vrarë Sekretari i Parë i KQ të Rinisë Komuniste , Qemal Stafa, kryetari i PD ? së do të presë shiritin e rilindjes së Partisë së tij, pikërisht para memorialit të tjetërsuar të vrasjes së Azem Hajdarit.

Pas Kavajës dhe Azemit, ku tjetër mund të mbijetojë më ky simbol? ?

?po a nuk ndryshoi edhe rilindja e Ramës pikërisht simbolikën? Që nga ngjyra tradicionale e flamurit, që tek sllogani « Shqipëria e gjeneratës tjetër », apo « të rinjtë », siç e ka bërë PD -ja? Ende duhen prova për të vërtetuar se Lulzim Basha është një politikan jo vetëm shumë i aftë e dinak por edhe jashtëzakonisht efiçent në arritjen e qëllimeve të tij, duke arritur që me platformën e « asgjësë » të vithisë një parti në pushtet deri para 3 vjetësh e ta qepë sipas masës të trupit të tij? A nuk është në praktika, në shkelje statuti e demokracie në parti një « Ramë » por shumë më i sofistikuar e goxha më egocentik? ?..

?.apo mos vallë profecia e Edi Ramës në Kuvend « prisni se s?keni parë asgjë akoma » i referohej pikërisht kësaj fytyre me buzëqeshjen e shtirur optimiste?

Burimi: https://padorashka.wordpress.com/





Lajmet e fundit nga