Basha: Familjeve në ndihmë ekonomike do t’u paguhet fatura e ujit
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në taki...
Mossack Fonseca dhe atdheu i saj nuk janë vetëm në përballjen me një mbikëqyrje më nga afër.
Puna e mundimshme e Mossack Fonseca, firma ligjore panameze nga e cila rrodhën një sërë dokumentesh në lidhje me firmat në det të hapur që kishte ndihmuar të krijoheshin, u intensifikua më 12 prill, kur prokurorët mësynë zyrën e saj qendrore. Por teksa firma e mbron veten, aktivistët për transparencë financiare janë vënë në kërkim për të tjera Mossacks dhe Panamas, shkruan The Economist.
Mossack ishte e veçuar, pretendojnë rivalët. ?Të gjithë e dinin se, nëse do të donit fshehtësi, ju do të zgjidhnit ata?, thotë një avokat i cili heton mashtrimet në det të hapur. ?Ne ishim me fat që siguruam prej tyre të dhëna të dobishme të pronësisë 30% të kohës?. Megjithatë, fabrika të tjera të themelimit përballen me më shumë mbikëqyrje, në mesin e tyre gjenden edhe firma të mëdha ligjore të Panamasë, si Morgan &Morgan, dhe OIL, pjesë e Vistra me bazë në Hong-Kong, e cila trajton kryesisht konsumatorët kinezë. Si Mossack, këta shitës me shumicë, shesin në blloqe kompanitë guaskë për firmat e ligjit dhe bankat, të cilat ua shesin ato klientëve të fundit, ndonjëherë përmes shitësve të tjerë me pakicë. Mossack ka pasur të bëjë me 14,000 ndërmjetës të tillë.
Në shumicën e rasteve të theksuara në Panama Papers, ka munguar kujdesi i duhur përgjatë këtij zinxhiri. Shitësit me pakicë të cilët supozoheshin të kontrollonin identitetin e klientit dhe të ruanin të dhënat nuk e kanë bërë këtë. Mossack nuk është përpjekur aspak dhe ka të ngjarë të mos ketë qenë e detyruar për këtë ? të njohë klientët e klientëve të saj.
Po ashtu, ekzistojnë gjasat që gjigantët e shërbimeve të korporatave, si TMF Intertrust, të dyja me seli në Holandë, të vijnë në qendër të vëmendjes edhe pse formimi i kompanive përbën një pjesë të vogël të biznesit të tyre. Tregu global për formimin e kompanive në det të hapur dhe shërbimeve ndihmëse nuk është i pamat: të ardhurat vjetore shënojnë ndoshta 6 miliardë dollarë. Por është shumë fitimprurës (marzhet para-tatimore janë shpesh 30-40%) dhe në rritje me 7% në vit. Kompania tipike në det të hapur ka një jetë mesatare 8-10 vjet, që do të thotë se klientët ofrojnë ?një rrymë të këndshme vjetore të ardhurash?, thotë një operator. Kjo ka tërhequr disa investitorë inteligjentë: Blackstone ka aksione në Intertrust; Doughty Hanson zotëron TMF.
Ka edhe juridiksione të tjera që po vihen nën hetim, edhe pse Panama është realisht e ndryshme. Në mesin e qendrave financiare të një madhësie të konsiderueshme në det të hapur, vetëm ajo ka rezistuar me këmbëngulje lëvizjes për transparencë më të madhe fiskale ? një qëndrim nga i cili tani mund të tërhiqet. Përveç Panamas, tensioni më i madh është në Britani dhe territoret e saj përtej detit ? veçanërisht në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI), bazë për afërsisht gjysmën e 214,000 kompanive të përmendura në Panama Papers.
Rreth 50-60 qendra aktive financiare në det të hapur në botë janë pasuri aktuale ose ish-britanike. Përqeshur në vite si strofkat e paudhësisë financiare, këta ishuj kanë pastruar në fakt shumë që nga sulmet e para të qëndrueshme mbi ta në vitet 1990.
Ata sillen si shumë vende më të mëdha në mbikëqyrje nga OECD dhe Task Force e Veprimit Financiar (FATF), të cilat kanë vendosur standarde të transparencës tatimore dhe pastrimit të parave.
Por David Cameron, Kryeministri i Britanisë, është nën presion për të nxjerrë të tjera informacione prej tyre. Ai ka mundësi të ripërtërijë nxitjen e miratimit të regjistrave publikë të pronësisë së kompanisë. Territoret të cilat nuk kanë regjistra qendrorë në dispozicion të tatimorëve dhe zbatuesve të ligjit, siç kanë Bermuda dhe Jersey, kanë rënë dakord t?i krijojnë ata.
Kjo do t?i vërë ata përpara standardeve të FATF, të cilat nuk kërkojnë mbledhjen e të dhënave të centralizuara. Këtë javë, ata u zotuan të përshpejtojnë periudhën e përgjigjeve ndaj kërkesave nga autoritetet britanike, nga javë apo muaj në një ditë ose më pak ? edhe pse ata do ta kundërshtojnë sërish idenë e publikimit të regjistrave të tyre.
BVI, e cila shërben si bazë për 450,000 kompani, shpreson të shmangë kritikat me kërkesat e saj të reja për agjentët e korporatave. Një nga këto, e cila fillon këtë vit, do t?i detyrojë ata të mbledhin dhe verifikojnë informacionet e dobishme të pronësisë së klientëve. Deri tani, kjo shpesh është lënë në duar të ?prezantuesve? në vendin e klientit, të cilët shpesh kanë dështuar në këtë detyrë.
Ka nga ata që shqetësohen se nëse ato zona të largëta britanike vihen shumë nën presion, biznesi do të zhvendoset në vende më pak të rregulluara me ligje miqësore ndaj kompanive guaskë, siç janë Sishel dhe Samoas. Hong Kong, një tregtues gjigant i firmave në det të hapur, do të mund të përfitojë gjithashtu, sikundër do të munden shtetet e shumta amerikane me rregulla të dobëta ndaj agjentëve të regjistrimit dhe anonimitetit të hekurt të korporatave, si Delaware dhe Nevada.
Dhe më pas vjen vetë Britania. Mbikëqyrja e industrisë së saj të formimit të kompanive është e dobët. Shumë lidhje të turpshme janë vendosur mes kompanive britanike guaskë dhe kriminelëve, të tilla si ato pas mashtrimit prej 1 miliard dollarësh në Moldavi që përfshin partneritet skocez me kufizime. Mashtruesit e përdorin Britaninë dhe Amerikën për shkak se ato janë ?emra të lirë, anonimë dhe të mirë?, thotë Martin Kenney, një hetues në det të hapur. ?Që kur departamentet e hetmit nuk i llogarisin ata si me rrezik të lartë, atyre nuk u kanë kushtuar dhe aq kujdesin e duhur?. Kjo i jep shumë material për të vlerësuar z. Cameron që e do aq shumë transparencën teksa përgatitet të presë samitin global për antikorrupsion, që do të mbahet më 12 maj./monitor.al
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi në taki...
Presidenti i Republikës, në zbatim të ligjit Nr. 8588, datë...
PASHKË 2016Pashka – Dalje nga dëshpërimiKrishti i Ngjallur:...
Hajde Shqypni hajde. Stadiume shartuar me pallate. Por dhe q...
KiE ka njoftuar dje se 3 Partite kryesore ne Maqedoni, LSDM ...
Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 55-vjeçar pasi u k...
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë ...
Nga Andi BushatiDje u bëra pa dëshirën time dëshmitar i fyty...
Partia Socialiste do t’i nënshtrohet një tjetër procesi zgje...
Koalicioni i qeverisjes ndodhet zyrtarisht në krizë të fortë...
Dy komentatoret e preferuar te Arian Canit tek Zone e Lire n...
Edi Rama, në ditën e varjes kokëposhtë të ndërtuesit të stad...
Kryeministri Edi Rama deklaron se ka qenë kundër kallëzimit ...
Gara për të marrë marrë kandidaturën presidenciale të partis...
Nënpresidenti amerikan Joe Biden mori sot pjesë në një konfe...
“Kemi qenë një natë mysafirë në Velipojë, te një miku i Feço...
Financimi i drejtëpërdrejtë nga buxheti kërkon që të shpenzo...
Kryetari i Forumit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore (F...
Më bëj mik. Po s’më bëre mik, uji nuk më pihet, buka nuk më ...
Emisioni “6 ditë pa Ermalin” i Ermal Mamaqit në DigitAlb ka ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...