web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vanessa Hudgens flet për vdekjen e babait tre muaj më vonë

29 Prill 2016, 13:00, Lifestyle CNA

Në fillim të këtij viti, babai aktores Vanessa Hudgens ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.

Tre muaj pas vdekjes, aktorja  27 vjeçare ka rrëfyer në një intervistë prekëse për revistën People, se si po e përballon jetën tashmë pa njërin prej njerëzve më të dashur, siç ishte dhe babai i saj.

??Ka ulje dhe ngritje,?? shpjegoi ajo. ??Ta shpif por vdekja  ndodh. Ajo do na ndodhë të gjithëve. Eshtë diçka që duhet ta kalojmë derisa të takohemi të gjithë në parajsë.??

Babi i aktores vdiq në Janar të 2016-ës, pikërisht në ditën kur asaj i duhej të perfomonte ?live?  në shfaqjen ?Grease?, ku ajo ishte pjesë e kastit dhe pavarësisht gjithçkaje, ajo u ngjit në skenë dhe performoi si një profesioniste e vërtetë që është.





Lajmet e fundit nga