Vendimi i Kushtetueses për sekuestrimin/ Braho: Ka nevojë për rregullim ligjor procedural
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, gjatë raportimit të tij në ...
Amendamenti i dytë i Kushtetutës amerikane mbron të drejtën e një personi për të mbajtur armë, por kjo e drejtë ka nxitur një debat të ashpër në të gjithë vendin, sidomos pas çdo incidenti vrasjesh masive. Një nga pikat e debatuara janë dyqanet e armëve, fusha e tyre e veprimit dhe mënyra e shitjes së armëve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Anush Avetisyan vizitoi një dyqan të ri armësh në periferi të Uashingtonit, hapja e të cilit ka nxitur reagime të shumta.
Para hapjes së këtij dyqani të ri armësh, në qytetin e Arlingtonit në Virxhinia, rreth katër mijë njerëz nënshkruan një peticion për të shprehur kundërshtimin e tyre. Banorët e lagjes janë të shqetësuar pasi dyqani ndodhet më pak se një kilometër nga një shkollë fillore dhe një çerdhe.
Por, zyrtarët e Arlingtonit thonë se ata nuk mund të pengojnë ligjërisht hapjen e dyqanit dhe u detyruan ta trajtonin këtë ashtu si hapjen e çdo dyqani tjetër të shitjes me pakicë.
Kundërshtarët thonë se dyqani mund të mbyllej nëse pronarja e ndërtesës, Ekaterina Varley, do të refuzonte të jepte me qera lokalin për një dyqan armësh. Por zonja Varley, mbështetëse e amendamentit të dytë, thotë se ajo mund t?ia japë me qira kujt të dojë hapësirat e ndërtesës.
“Ky është qiramarrësi im dhe është një biznes i ligjshëm. Nuk e kuptoj lidhjen mes fëmijëve tre-vjeçarë në çerdhe dhe një dyqani armësh”.
Mbrojtësit e dyqanit thonë se armët janë për vetëmbrojtje dhe për gjueti.
“Këto janë armë gjysmë-automatike. Ka rregulla të forta kundër armëve automatike dhe ato nuk shiten në dyqane të këtij lloji. Këto janë ndoshta shumë më pak të fuqishme se pushkët e gjuetisë,” thotë Stephen Gutowski, armëmbajtës.
Por, kundërshtarët e armëmbajtjes theksojnë se armë të tilla janë përdorur në shumë incidente vrasjesh masive, duke përfshirë vrasjen e nxënësve në shkollën fillore Sandy Hook në Connecticut.
“Ashtu siç i kontrollojmë sytë tanë çdo vit ne duhet të kontrollojmë edhe kokat tona për të parë nëse jemi të sigurt. Ka shumë njerëz të mirë të cilët kanë armë dhe nuk humbin kontrollin, por mes tyre ka edhe njerëz të çekuilibruar,”thotë një protestuese.
Ky punonjës dyqani thotë se një njeri nuk mundet thjesht të hyjë në dyqan dhe të blejë armë, atyre u bëhet kontrolli i biografisë para blerjes së një arme.
“Blerësi duhet të ketë disa forma identiteti, formularin federal 4473 dhe një formular shtetëror. Ne bëjmë kontrollin e dokumentit të identifikimit këtu dhe policia e shtetit përmes sistemit të saj kontrollon të dhënat e blerësit. Nganjëherë ka vonesa. Kërkësa për të blerë armë nuk miratohet gjithmonë për një çast,” thotë John, punonjës i dyqanit.
Por Mark Levin, anëtar i Dhomës së Delegatëve në Virxhinia, thotë se kontrollet e biografisë nuk janë gjithmonë të efektshme.
“Personat me biografi të miratuar mund të rishesin armët pa kontroll të biografisë. Grupet kriminale në Uashignton mund të vijnë në Arlington, ata mund të takohen në internet dhe mund të shesin armën në një vend parkim”.
Pronarët e dyqaneve shpresojnë që biznesi i tyre do të ketë sukses pavarësisht protestave.
Në ditën e hapjes, dhjetëra mbështetës të armëmbajtjes erdhën për të përkrahur dyqanin dhe të drejtën e hapjes së tij në këtë lagje periferike./VOA
Birra gjermane mund të gjendet gjithandej në botë. Shumë pro...
Presidenti i SHBA, Obama e vlerësoi me fjalë maksimale rolin...
Shtetet e Bashkuara po blejnë 32 tonë të një përbërësi kryes...
Disa mijëra persona ishin të pranishëm sot në Hanover, në ve...
Në prag të një garë të re të mundshme për armë bërthamore, p...
“You are fired!”. Viktima më e famshme është Stuart Jolly, d...
Me fitoren e qartë në votimet paraprake në Nju Jork Clinton ...
Presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar me komente n...
Presidenti Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e...
Vitorio XukoniGjysmë shekulli pas revoltës së madhe të të ri...
Moska mund ta shesë rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi si n...
90 të shtëna topi, një bandë ushtarake dhe turma dashamirësi...
Vizita e Barak Obamës në Londër këtë javë mund të jetë thirr...
Data e 20 Prill-it njihet botërisht si festa e kanabisit ose...
Eurodeputetët ndërmjetësues të marrëveshjes politike në Maqe...
Afro dy muaj nga dita e referendumit mbi Bashkimin Europian,...
Autori i vrasjes masive në Norvegji, Anders Behring Breivik ...
Ish Sekretarja e Shtetit e SHBA, aktualisht kandidate për P...
Që i ashtuquajturi “Shteti Islamik” nuk mund ta humbasë rënd...
Visar Ymeri, Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, është arrestu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...