Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Vitorio Xukoni
Gjysmë shekulli pas revoltës së madhe të të rinjve në ?68-ën dhe zbulimit tronditës të luftës mes brezave, ka sërish një ?Great Divide? ? (Ndarje të Madhe), ose hendeku mes të rinjve dhe më pak të rinjve, në vendin ku do të vendoset për presidencën e ardhshme të SHBA. Tani që fytyrat e dy konkurrentëve finalë janë bërë më të qarta, falë suksesit të Clintonit mbi Sandersin, shumë më të thellë se sa parashikonin sondazhet, dhe triumfit të pandalshëm të narcizit Donald Trump në Nju Jork, e ardhmja e udhëheqjes politike të SHteteve të Bashkuara kthehetatje ku ishte në vitin e trazuar 1968. Në aleancën, ose të paktën në ?armëpushimin? mes brezave. Dhe është ky problemi që Hillary Clintoni do të duhet të zgjidhë, nëse do të dojë të shpresojë të kontrollojë Trumpin, dhe ta mundë në nëntor.
Një problem që nuk shfaqet për republikanët, ku Donald Trumpi ushtron magnetizmin e tij përmes zyrës së regjistrimit, dhe gjithnjë e më shumë, edhe përmes klasave sociale dhe të ardhurave. E bën përmes levës së apelit të tij, ulëritës dhe nacionalist, që bashkon në korin ritmik dhe të dëshpëruar të U-S-A ? U-S-A, grupe zgjedhësish që teorikisht duhej të ishin të kundërt mes tyre, të rinj të papunë me arsim të mangët dhe miliarderë klubesh jahtesh, sindikata proteksioniste dhe sipërmarrës të vegjël në prag falimentimi, familje të Amerikës rurale dhe metro-seksualë të magjepsur prej princit, sipas të cilit ?asgjë nuk ka më shumë sukses, se sa teprimi?. Trumpi është Trumpi, një fenomen unik, paradoksal, por efikas. Dhe i nënvlerësuar nga të gjithë.
Problemi i ?Generation Divide? (Ndarjes Breznore), siç quhej në të kaluarën, është i gjithi i Hillarysë dhe Partisë Demokratike. Për zonjën, të dhënat janë të frikshme: në Nju Jork, që për një kandidat demokrat është një shtet teorikisht i sigurtë dhe elektoralisht i domosdoshëm, 72% e zgjedhësve nën 30 vjeç kanë votuar për Sandersin, dhe për të parë përmbysje të raportit, duhet të ngjitesh mbi 60-vjeçarët. Edhe mes grave, që duhej të ishin, dhe duhet të jenë, vend-ankorimi i sigurtë për ambiciet e HIllarysë, disekuilibri është i madh. Nuk është gjinia, por mosha që shenjon ndarjen mes ?Clintonistas? dhe ?Sanderistas?.
Të rinjtë, dhe të rejat, mbi të gjitha ato të angazhuara apo të ngecura në labirintin universitar, prej ku dalin me diplomën 4-vjeçare që nuk u garanton një punë, por të thyer prej një borxhi mesatar prej afro 30 mijë dollarë, nuk e gjejnë veten tek Hillary. I kishin besuar shpresat e tyre, ëndrrat e tyre, përpjekjet për rigjetjen e dëshirës për të marrë pjesë në jetën demokratike, tek 74-vjeçari Sanders, më shumë se sa tek ajo. As edhe apeli feminist, që u provua nga Hillary nuk funksionoi, ndoshta sepse vajzat e reja, tha humoristi Bill Maher teksa intervistonte ?Sanderisten? Susan Sarandon, besojnë më shumë tek gjyshi, se sa tek mamaja.
Ndoshta me dyshimin se mamatë, dhe baballarët, kanë krijuar, me egoizmin e tyre të përmbushur, një shoqëri që atyre, të rinjve, u duket e padrejtë, e mbyllur, në thelb një ?dru i shtrembëruar? prej parasë së financës së madhe, dhe e paaftë të premtojë një të ardhme, të paktën të barabartë, në mos më të mirë, materialisht dhe moralisht.
Pra, është ?gjyshi? revolucionar i Partisë Demokratike ai që mban në grusht fitoren e HIllarysë dhe humbjen e Trumpit. Askush tjetër, asnjë prej ?zëvendësve? të zonjës, as edhe bashkëshorti, ish presidenti Bill, që deri tani ka shkaktuar më shumë telashe, se sa ka prodhuar avantazhe me daljet e tij në favor të të shoqes, nuk mundet që të tërheqë rininë kokëfortë, e cila e kishte ?ndjerë Bernin?. Vetëm ai mund të bindë ata zgjedhës që janë shndërruar në militantë dhe aktivistë, që të bëjnë pranimi e dhimbshëm të ?të keqes më të vogël?, të Clintonit në vend të Trumpit, një gjë e cila për një 20-vjeçar përbën gjithmonë heqje dorë nga ëndrrat e veta.
Nga mënyra se si ai do të lëvizë deri të martën e ardhshme, datë 26, kur një lumë votash prej delegatëve për Hillarynë të prodhuara në shtete si Pensilvania apo Merilendi, të thirrur për të votuar, do të sinjalizojë pamundësinë përfundimtare të një përmbysjeje, nga besueshmëria e një pranimi prej tij të humbjes dhe dhënien e mbështetjes për të, do të varet suksesi elektoral i Clintonit kundër Trumpit. Sandersi, i humburi që ka fituar betejën e ideve dhe ka hedhur farat, të cilat pas disa vitesh do të prodhojnë më shumë kandidatë progresistë dhe më të besueshëm, është shndërruar në ?kingmaker?, pra ai që mund të japë, ose të heqë një herë e përgjithmonë, kurorën e kundërshtares, duke e ndihmuar që të ndërtojë një urë mbi hendekun mes brezave. Ose të bjerë në tundimin e përjetshëm të të majtave ?të pastra e të rrepta?, të vendosura që të shembin tempullin bashkë me të gjithë filistejtë e moderuar, duke ua dorëzuar të tjerëve. Për parim./La Repubblica ? Në shqip nga bota.al
Moska mund ta shesë rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi si n...
90 të shtëna topi, një bandë ushtarake dhe turma dashamirësi...
Vizita e Barak Obamës në Londër këtë javë mund të jetë thirr...
Data e 20 Prill-it njihet botërisht si festa e kanabisit ose...
Eurodeputetët ndërmjetësues të marrëveshjes politike në Maqe...
Afro dy muaj nga dita e referendumit mbi Bashkimin Europian,...
Autori i vrasjes masive në Norvegji, Anders Behring Breivik ...
Ish Sekretarja e Shtetit e SHBA, aktualisht kandidate për P...
Që i ashtuquajturi “Shteti Islamik” nuk mund ta humbasë rënd...
Visar Ymeri, Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, është arrestu...
Ekuadori po vazhdon me kërkimin e më shumë të mbijetuarve, p...
Shtetet e Bashkuara po dislokojnë 200 trupa shtesë në Irak d...
Pikërisht në Nju Jorkun e tij, Dondal Trump bëri një gafë që...
Nga Jeff JacobyPesë vjet më parë, presidenti Obama përshënde...
Refugjatët përpiqen t’i shmangen Bullgarisë. Ata që përfundo...
Deputetët brazilianë i hapën të dielën rrugën shkarkimit të ...
Nënë Tereza e Kalkutës do të shenjtërohet më 4 shtator të kë...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet italiane, ku 400 ...
Zyrtarë të financave nga e gjithë bota janë zotuar të intens...
Forca ushtarake amerikane janë angazhuar në ndihmë të përpje...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...