Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Refugjatët përpiqen t’i shmangen Bullgarisë. Ata që përfundojnë atje, dëbohen nga të ashtuquajturat rojet qytetare.
Një sërë videosh që qarkullojnë prej disa muajsh në mediet sociale tregojnë se si një grup civilësh në Bullgarinë Jugore përpiqet të ndalojë refugjatë.
Në një video të re shihen azilkërkues, të cilëve ua kanë lidhur duart. Në sfond dëgjoheh se si u bërtet një burrë. Videoja, e cila u shfaq në shumë kanale televizive anglishtfolëse është xhiruar nga një grup vigjilent bullgar, që e kryen aktivitetin në kufi me Turqinë.
Një anëtar i grupit të rojeve bullgare, që nuk shihet në video, dëgjohet që thërret në sfond me një anglishte të çalë:
“Turqi!”
“Kthehuni mbrapsht!”
“Mbrapsht Turqi!”
“Tani, Turqi!”
“Jo Bullgari. Jo Bullgari. Jo Bullgari! Menjëherë!”
Pak para kësaj u tregua një video e ngjashme, e cila ishte regjistruar në një pyll. Personi që e vendosi videon në internet shkroi se grupi i tij kishte ndeshur në 23 refugjatë nga Afganistani. Meqenëse grupi nuk kishte qenë në gjendje t’ia shpjegonte policisë saktësisht vendndodhjen, ata shkuan së bashku me migrantët në fshatin fqinjë, shpjegonte autori i blogut. Një ekip televiziv i stacionit televiziv bullgar NOVA i shoqëroi rojet në këtë ditë për emisionin “No Man’s Land” apo “Tokë e askujt”.
Videot shkaktuan në Bullgari dhe përtej kufijve të vendit diskutime të ashpra, edhe sepse temën e bënë të tyre mediet ndërkombëtare. Brenda Bullgarisë shumë vetë i shohin në mënyrë shumë më pak kritike grupet e rojeve qytetare se sa shihen ato në botën e jashtme.
Një sondazh i kryer para pak kohësh i televizionit shtetëror bullgar nxorri në pah se një pjesë e madhe e qytetarëve e mbështet angazhimin e rojeve qytetare në jug të vendit. Nga bullgarët e pyetur, 84 përqind e mbështesin aksionin, 16 përqind janë kundër.
Kush qendron pas të ashquajturave roje?
Rojet nuk janë organizata zyrtare, por një grup i organizuar jo në mënyrë të qendrueshme me mendime dhe përfytyrime të ngjashme. Një mundës gjysëm profesionist i quajtur Dinko Valev është pak a shumë zëdhënësi i këtij grupi. Pas publikimit të videos së parë në fillim të prillit, Valevin e mori në pyetje policia. Ai ka dalë disa herë edhe në televizionin bullgar.
Refugjatët ai shpesh i barazon me xhihadistët, mbështetësit e quajnë atë “superhero”. Në shkurt ai nxorri në internet videon e tij, ku duken anëtarë të grupit të tij si mbledhin refugjatë. “Po të lejohen ata të ndezin bomba, kjo më lejohet edhe mua”, i tha Valevi redaksisë bullgare të DW në mars. Grupi i Valevit ka një faqe në Facebook me 20 anëtarë aktivë. Ata shpërndajnë fotografi të aksioneve të tyre dhe tregojnë si ecin në patrulla.
Ministri i Jashtëm: vetëgjyqësia ndëshkohet
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i lëvdoi rojet qytetare dhe tha se mbrojtja në kufijtë jugorë të Bullgarisë duhet të kthehet në projekt të përbashkët. Pasi në botën e jashtme pati revolta për gjahtarët e migrantëve, Borisovi e ndryshoi deklaratën e tij. Në Facebook ai bëri të ditur se aksionet ilegale do të ndiqen juridikisht. Në 14 prill, ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Daniel Miltov u distancua në një intervistë me DW nga rojet qytetare.
“Kjo është diçka, që nuk do ta durojmë në asnjë mënyrë”, tha Miltovi. “Në Bullgari ka autoritete dhe institucione që bëjnë punën e tyre. Qytetarët mund të njoftojnë shumë shumë për raste, por në asnjë mënyrë ata nuk mund ta marrin vetë në dorë ligjin.”
Në një “doracak për refugjatë” në gjuhën arabe, Bullgaria është në vendin e parë për vendet që duhet të shmangin refugjatët. Muajt e fundit, numri i refugjatëve që përpiqen të vijnë nga Turqia për në Bullgari ka rënë. Megjithë mbylljen e kufirit greko-maqedonas, gjendja nuk ka ndryshuar./DW
Deputetët brazilianë i hapën të dielën rrugën shkarkimit të ...
Nënë Tereza e Kalkutës do të shenjtërohet më 4 shtator të kë...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet italiane, ku 400 ...
Zyrtarë të financave nga e gjithë bota janë zotuar të intens...
Forca ushtarake amerikane janë angazhuar në ndihmë të përpje...
Qeveria e Kosovës pritet të zgjerojë listën e zyrtarëve serb...
Ushtria ruse nuk ka pranuar se një prej aeroplanëve të saj l...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador u rrit s...
Dy shoferë të Parlamentit Evropian janë kapur me materiale t...
Deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti rrëfen në nj...
Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e...
Nga Suzi DenisonPër të shqyrtuar se si “kriza e Shengenit” p...
Një komandant i forcave kurde Peshmerga është ulur në divan ...
Paragrafi 103 për fyerjen, i përdorur rrallë do të preokupoj...
Presidentja e Brazilit, Dilma Rouseff, po lufton për mbijete...
Në Britaninë e Madhe nisi zyrtarisht fushata elektorale për ...
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetës...
Fushata filloi zyrtarisht këtë javë në Britani përpara refer...
Derisa ka qëndrime të ndryshme, të pozitës dhe opozitës, sa ...
Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) shënuan epërs...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...