Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Një komandant i forcave kurde Peshmerga është ulur në divan në selinë e komandës së tij në qytetin Sulejmanie. Në një tavolinë pranë, ka një pjatë me fruta të thara dhe arra. Pranë tavolinës së punës ka dy pushkë snajper.
?Sa më shumë reziston ISIS, aq më tërheqës bëhet për të rinjtë e pashpresë, për të rinjtë e shtypur nga qeveria e këtushme në Siri dhe vende të tjera,? thotë ai me një të folur ku dallohet qartë theksi anglez.
?ISIS nuk do të largohet vullnetarisht. Nuk do të marrë fund kur të marrim qytetin e Rakës apo Mosulin. Lufta do të vazhdojë,? paralajmëron komandanti.
Analiza e situatës disa javë më parë nga Polad Jangi, kreu i operacioneve anti-terroriste në zonën Kirkuk-Sulejmanie, është edhe më e zymtë se analiza që japin publikisht zyrtarët amerikanë, përfshirë edhe Presidentin Obama.
Por analiza e komandantit Jangi mund të jetë edhe më realiste, siç shprehen zyrtarë ushtarakë dhe të zbulimit të cilët thonë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka shënuar përparime reale, por këto përparime janë shënuar në periferi të territorit të kontrolluar nga ISIS dhe se zonat ku rreth zemra e organizatës nuk kanë marrë ndonjë goditje dërrmuese.
Angazhim Selektiv
Ajo që i shqetëson zyrtarët është se megjithë që ISIS po humbet terren, pasi ka humbur 40% të territorit të kontrolluar në Irak dhe të paktën 10% të territorit në Siri, kjo organizatë po mëson shumë nga humbjet që ka pësuar. Dikur ky rrjet i shpërndante nga të gjitha anët forcat dhe energjitë dhe angazhohej në çdo konflikt të mundshëm, por tani po i zgjedh betejat që do të zhvillojë me më shumë kujdes.
?Tani ISIS po vendos përparësitë e angazhimit, duke u përqëndruar në mbrojtjen e territorit të Mosulit dhe Rakës. Pritet që ata të zhvillojnë një luftë të fortë për t?i mbrojtur këto territore,? thotë një zyrtar amerikan në kushte anonimiteti.
Ekziston shqetësimi se sa më e vështirë të bëhet situata për ISIS, aq më e rrezikshme do të bëhet kjo organizatë.
?ISIS ka humbur udhëheqës të lartë, mijëra luftëtarë dhe territor. Pa diskutim kjo organizatë do të përpiqet ta kompensojë këtë humbje,? thotë një zyrtar amerikan i zbulimit.
Dhe kjo organizatë e ka tashmë përvojën për të kompensuar humbjet:
?ISIS ka një skemë veprimesh që e ndjek në operacionet e mbrojtjes për të ruajtur territorin bazë të kalifatit,? thotë Harleen Gambhir, analiste për anti-terrorizmin në Institutin e Studimit të Luftës. ?Kjo organizatë ka përvetësuar artin e përçarjes së forcave ushtarake të kundërshtarit në betejë me irakianët?.
Rekrutime të Reja
Humbjet e vazhdueshme në radhët e ISIS nuk duket se kanë sjellë efektin e kërkuar në ndaljen e këtij grupi. Mbi 25 mijë luftëtarë të ISIS mund të jenë vrarë nga goditjet e koalicionit ndërkombëtar në Irak dhe Siri. Por deri kohët e fundit, sipas analizës së zyrtarëve ushtarakë dhe të zbulimit, ISIS ishte në gjendje të tërhiqte deri në 1000 ushtarë të rinj në muaj. Këto rekrutime ishin thuajse në të njëjtat ritme me humbjet.
Edhe me intensifikimin e fushatës ajrore, me shtimin e forcave speciale amerikane dhe përforcime të reja me forca irakiane dhe siriane në terren, ISIS mbetet një forcë madhore.
Sipas përllogaritjeve të fundit të shërbimeve amerikane të zbulimit, ISIS ka rënë nga 32 mijë ushtarë në radhët e tij në 19 mijë-25 mijë.
Megjithatë, raportet e fundit se ISIS është detyruar të shfrytëzojë fëmijë si ushtarë mund të jenë të ekzagjeruara.
?Ideja që mund të kenë filluar të përdorin fëmijë si ushtarë është shumë shqetësuese, por ISIS mbetet në masë të madhe një organizatë që varet tek rekrutët në moshë të rritur nga vende të tjera dhe nga popullata që ka nën kontroll. Nuk ka gjasa që ISIS të mbështetet shumë tek fëmijët për të mbushur radhët luftarake,? thotë një zyrtar amerikan i anti-terrorizmit.
Numri i të Vrarëve
Zyrtarë dhe analistë amerikanë paralajmërojnë që të mos shihet numri i luftëtarëve të vrarë si shenjë suksesi.
?Nëse analizojmë ofensivën në Anbar që u udhëhoq nga Abu Omar al Shishani në 2014, ai veproi me një numër relativisht të vogël njerëzish për të zaptuar territor të madh,? thotë Daveed Gartenstein-Ross, analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
?Ata janë përballë një situate të vështirë, por nuk do t?i konsideroja të mundur, pasi ende janë në gjendje të na habisin dhe të marrin territore të reja,? thotë analisti.
Audienca Bazë
Një anketë e nxjerrë këtë javë nga ASDA?A Burson-Marsteller bazuar në intervista të drejtpërdrejta me 3500 vetë, zbuloi se të rinjtë në 16 vende arabe ?në masë dërrmuese janë kundër këtij grupimi dhe besojnë se do të dështojë?. 50% prej të anketuarve e quajnë ISIS pengesën kryesore të Lindjes së Mesme.
Megjithatë, analisti Gartenstein-Ross paralajmëron se mund të duhen humbje të tjera për t?iu kundërvënë retorikës së ISIS për zgjerim të vazhdueshëm, sidomos nëse ky grupim vazhdon sulmet terroriste jashtë Irakut dhe Sirisë.
?Për sa kohë që kontrollojnë territor, ata do të jenë në gjendje të influencojnë tek një kryengritje globale xhihadiste,? paralajmëron Haras Rafiq, drejtor i Fondacionit Quilliam, një organizatë anti-terroriste me seli në Londër.
Pikërisht ai është çelësi i jehonës së ISIS që ndjehet edhe në Perëndim./VOA
Paragrafi 103 për fyerjen, i përdorur rrallë do të preokupoj...
Presidentja e Brazilit, Dilma Rouseff, po lufton për mbijete...
Në Britaninë e Madhe nisi zyrtarisht fushata elektorale për ...
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetës...
Fushata filloi zyrtarisht këtë javë në Britani përpara refer...
Derisa ka qëndrime të ndryshme, të pozitës dhe opozitës, sa ...
Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) shënuan epërs...
Takimi i Papa Françeskut me dhjetëra refugjatë në ishullin g...
Pas Luftës së Dytë Botërore në Poloni është ndërtuar një num...
Gjermania do ketë për herë të parë në historinë e saj një li...
Kandidatët presidencialë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary C...
Zgjedhjet paraprake të së martës në shtetin e Nju Jorkut jan...
Presidenti Barak Obama thotë se koalicioni i udhëhequr nga S...
Në raportin mbi borxhet 2016 ekspertët përmendin 108 vende, ...
Një tërmet i fortë me Magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter ...
Niveli i borxhit vijon të thellohet në rang global edhe në v...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Prej më shumë se 25 vitesh arkivohet e studiohet trashëgimia...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov firmos faljen e polit...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...