Dritan Prençi, kasaphanë me dosjen e inceneratorit të Tiranës
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Avokatja Adriana Kalaja e ka cilësuar si kasaphanë punën e...
Gjermania do ketë për herë të parë në historinë e saj një ligj për integrimin. Sipas ligjit, atij që refuzon integrimin do mund t’i shkurtohen ndihmat sociale, kush braktis kualifikimin mund të humbasë lejen e qëndrimit.
Fotografët dhe kameramanët shtynin njëri-tjetrin të enjten (14.04) në sallën e shtypit të zyrës së kancelares. Një truprojë mbajti larg me vështirësi gazetarët, kur Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Sigmar Gabriel dolë në podium të zënë vend, të shoqëruar nga ministrat e Brendshëm, të Drejtësisë e Punës. Kryetarët e partive dukeshin në humor të mirë. Arsyeja: “Koalicioni ka vënë në lëvizje projekte të rëndësishme”, tha Merkel. Pas grindjes disamujore brenda koalicionit, krerët e partive të mërkurën në mbrëmje në një maratonë bisedimesh që zgjati shtatë orë, ranë në ujdi për një koncept të integrimit dhe refugjatëve si edhe një paketë masash për luftimin e terrorizmit.
Ligji i parë gjerman i integrimit
“Një hap historik”, i cilësoi Sigmar Gabriel vendimet e para për ligjin e integrimit -me këtë Gjermania për herë të parë në historinë e saj do të ketë ligjin e integrimit, i cili pritet të miratohet më 24 maj. Kancelarja Merkel bën të qartë se qëllimi i këtij ligji do të jetë integrimi sa më i mirë i refugjatëve në tregun e punës. Këtu vlen parimi: “ofro dhe kërko”. Kështu ata refugjatë që refuzojnë masat e integrimit do të llogarisin me shkurtime të ndihmave sociale, dhe kush e ndërpret kualifikimin profesional mund të humbasë edhe të drejtën e qëndrimit në Gjermani.
Kreu i partisë kristiansociale, Horst Seehofer e quajti këtë një “çështje të të trajtuarit drejt”. Një masë tjetër është përcaktimi rezidencial për refugjatët, që nuk do zgjedhin menjëherë vendin se ku do të banojnë, një vendim ky i kritikuar nga organizatat humanitare në Gjermani.
Kritika e organizatave humanitare
Një anë pozitive janë edhe lehtësimet për punësimin e refugjatëve. Deri më tani një azilkërkues apo një azilant me të drejtë të kufizuar qëndrimi mund të punësohej, vetëm kur nuk kishte asnjë kandidat tjetër për këtë vend pune nga Gjermania apo nga BE. Rregullorja e re, i ashtuquajturi “verifikimi i prioritetit”, do të shfuqizohet tani për tre vjet. Organizata ProAsyl i kritikoi planet e qeverisë gjermane duke i cilësuar ato si plani i “dezintegrimit”. Një ligj integrimi, i cili parashikon sanksione, “ushqen përkundër të gjitha fakteve vetëm paragjykimin se refugjatët nuk duan të integrohen”- Vendimtare për integrimin është mësimi i gjuhës dhe sidomos statusi i qëndrimit. Por pikërisht ky “refuzohet vite me radhë”, thekson ProAsyl.
Krahas projektligjit për integrimin, krerët e koalicionit në Gjermani ranë dakord për një paketë masash për luftën kundër terrorit, të cilën kancelarja Merkel e cilësoi si “një progres të madh”. Këtu parashikohet një bashkëpunim më i ngushtë me shërbimet sekrete të vendeve të tjera për të shkëmbyer të dhëna në luftën kundër terrorit. Sipas kreut socialdemokrat e zëvendëskancelarit, Sigmar Gabriel, ajo që vlen është “kooperim e jo konspiracion”. Po ashtu në të ardhmen si masë preventive kundër rrezikut do të angazhohen hetues të fshehtë./DW
Kandidatët presidencialë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary C...
Zgjedhjet paraprake të së martës në shtetin e Nju Jorkut jan...
Presidenti Barak Obama thotë se koalicioni i udhëhequr nga S...
Në raportin mbi borxhet 2016 ekspertët përmendin 108 vende, ...
Një tërmet i fortë me Magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter ...
Niveli i borxhit vijon të thellohet në rang global edhe në v...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Prej më shumë se 25 vitesh arkivohet e studiohet trashëgimia...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov firmos faljen e polit...
Parlamenti i Ukrainës është duke u përgatitur për të votuar ...
Gjigandi mediatik ‘The Guardian’ ka kryer një studim për kom...
-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur...
Nga Rudy PankoRussia InsiderInstituti Brookings, një think t...
Pyetja e njëjtë iu shtrua sot edhe kryeministrit Isa Mustafa...
Landet gjermane do të rrisin në mënyrë të ndjeshme numrin e ...
Presidenti amerikan Barack Obama thotë se gabimi më i madh i...
Një tërmet me magnitudë me 6.6 ballë ka goditur Afganistanin...
Shefja e Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit thotë se misioni i ...
Senatori Bernei Sanders siguroi një fitore të ngushtë dje në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...