Afganistani goditet sërish nga tërmeti
Një tërmet me magnitudë me 6.6 ballë ka goditur Afganistanin...
Presidenti amerikan Barack Obama thotë se gabimi më i madh i presidencës së tij ishte dështimi për t’u përgatitur për pasojat në Libi pas ndërhyrjes së udhëhequr nga NATO për të përmbysur udhëheqësin e Libisë Moammar Gadhafi në vitin 2011, duke e lënë vendin në kaos.
Presidenti Obama reflektoi mbi arritjet dhe dështimet gjatë dy mandateve të tij në Shtëpinë e Bardhë në një intervistë për rrjetin Fox News, duke i thënë gazetarit Chris Wallace se ndërhyrja në Libi për të mbrojtur civilët nga regjimi i Gadafit ishte gjëja e drejtë për të bërë. Pasi udhëheqësi libian u vra, muaj pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane filluan sulmet ajrore, ky vend i Lindjes së Mesme u la në kaos që vazhdon sot e kësaj dite.
Milicitë morrën kontrollin duke formuar dy parlamente dhe qeveri rivale dhe Libia u bë një pikë kryesore nisjeje për emigrantët që përpiqen të arrijnë Evropën, duke ndihmuar dhe nxitur krizën e emigracionit në kontinent. Një qeveri e përkrahur nga Kombet e Bashkuara ka arritur në kryeqytetin Tripoli, por asnjë nga parlamentet rivale nuk e ka mbështetur deri tani zyrtarisht marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja.
Presidenti Obama tha se sot e sheh Libinë si një ?vend në kaos? dhe në një intervistë tjetër për revistën Atlantic u shpreh se pas operacionit të Libisë, kryeministrit britanik David Cameron ?iu shpërqëndrua vëmendja? nga një sërë ngjarjesh të tjera. Presidenti Obama gjithashtu kritikoi ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy për keqmenaxhimin e ngjarjeve në Libi pas rrëzimit të Gadafit.
Zoti Obama tha se arritja e tij më e madhe gjatë viteve në Shtëpinë e Batdhë ishte shpëtimi i ekonomisë nga një depresion i madh në vitet 2008 dhe 2009 kur rënia ekonomike ishte më e keqja që nga koha e krizës së madhe të viteve 1930. Miliona punëtorë u pushuan nga puna, shumë prej tyre madje humbën shtëpitë, duke mos qënë në gjendje të paguanin kreditë, megjithatë ekonomia a SHBA mbetet më e madhja në botë dhe shkalla e papunësisë sot ka rënë në nivele historike.
Presidenti Obama, i cili largohet nga detyra janarin e ardhshëm, tha se dita më e mirë e presidencës së tij ishte në vitin 2010 kur kongresi miratoi reformën kombëtare të kujdesit shëndetësor që u quajt ?Obamacare?, një plan që u ka dhënë sigurim shëndetësor miliona njerëzve të cilët ishin të pasiguruar për arsye financiare. Shumica e kundërshtarëve republikanë të presidentit demokrat ende e kritikojnë planin Obamacare. Megjithëse ndërmorrën disa përpjekje, ata nuk arritën ta shfuqizonin dhe nuk ishin as në gjendje të binin dakord mbi një plan për ta zëvendësuar atë.
Presidenti Obama tha se dita më e keqe e presidencës së tij ishte gjatë vizitës në qytetin e vogël Njutaun, të shtetit Kënektikat, dy ditë pasi një person i armatosur vrau 20 nxënës dhe gjashtë mësues në fund të vitit 2012./VOA
Një tërmet me magnitudë me 6.6 ballë ka goditur Afganistanin...
Shefja e Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit thotë se misioni i ...
Senatori Bernei Sanders siguroi një fitore të ngushtë dje në...
Ministrat e Jashtëm të vendeve më të industrializuara të bot...
Në 25 mars në një artikull në “Wall Street Journal”, Met Bre...
Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës kundër qindra refu...
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry do...
Ministrat e Jashtëm të vendeve më të industrializuara të bot...
Myslymanët e Britanisë janë kundër homoseksualitetit dhe nuk...
Vajzat në Novi Sad, të moshës 13 vjeçare, gjithnjë e më shum...
Pas pak ditësh, Papa do të udhëtojë për në Lesbos – për të t...
Hetimi ndërkombëtar mbi Panama Papers, dokumentat e studios ...
Sekretari i sigurisë kombëtare Jeh Johnson bëri thirrje për ...
“Jam unë njeriu me kapele”. Është ky pohimi i Mohamed Abrini...
Pak klikime dhe e merr kredinë, investimet i bën rehat që ng...
Një grup vullnetarësh,të cilët punojnë për të gjetur trupat ...
Politika e refugjatëve e përplasi Berlinin me Parisin, sidom...
Skandali i “Panama Papers” preke dhe fushatën presidenciale ...
Parandalimi dhe shëndeti duhet të jenë të parat kur bëhet fj...
Nuk ka festival tjetër më të madh në Tokë, sesa festivali ‘T...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...