Maqedoni/ Policia përdor gaz lotsjellës kundër refugjatëve pranë kufirit grek
Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës kundër qindra refu...
Në 25 mars në një artikull në ?Wall Street Journal?, Met Bredli përshkroi një tension të dukshëm ndërmjet luftëtarëve vendas dhe të huaj të ISIS-it në Irak dhe Siri. Një pjesë e mosmarrëveshjeve, vijnë për shkak të masave të rrepta brutale të luftës, veçanërisht në kushtet kur Shteti Islamik po përson humbje graduale në fushën e betejës në aspektin e luftëtarëve, të ardhurave financiare dhe territorit.
Por një pjesë tjetër buron nga perceptimi, sipas Bredlit, se luftëtarët e huaj janë trajtuar zakonisht më mirë se sa vendasit- duke iu dhënë pozicionet më të mira, paga më të larta dhe i parë më me respekt ? ndërsa kanë dëshmuar më pak respekt ndaj traditave lokale. Të kombinuara së bashku, këta faktorë kanë shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi në rradhët e anëtarëve vendas të Shtetit Islamik.
Kjo ngre dy çështje interesante. Së pari, përçarja dhe dhuna brendapërbrenda ISIS-it është e vërtetë, dhe një dukuri shumë pak e raportuar dhe analizuar. Së dyti, raportet e lajmeve kanë treguar se e kundërta e asaj që Bredli raporton është gjithashtu e vërtetë:se luftëtarët e huaj janë trajtuar shpesh shumë më keq se sa luftëtarë lokalë.
Në disa raste, luftëtarët e huaj, sidomos nga India, Pakistani dhe Afrika, konsiderohen më pak të motivuar se sa luftëtarët arabë, trajtohen si mish për top, vendosen në vijën e parë të frontit, dhe madje edhe ?mashtrohen? në kryerjen e atëntateve vetëvrasëse, në mënyrë që anëtarët më të vlerësuar të Shtetit Islamik të mos e vuajnë një brutalitet të tillë.
Por ka më shumë se kaq. Premtimet për pasuri dhe mallra luksoze, nuk janë materializuar kurrë. Ata janë të detyruar të kryejnë detyra të rëndomta, si pastrimin e ËC-ve, gatimin e qebabëve, transportin e ujit ose shërbyer si gati-nëpunës për anëtarët e tjerë të ?vërtetë? të ISIS-it. Jeta e tyre e përditshme është e kontrolluar dhe shtypur nga udhëheqësit e Kalifatit.
Këta luftëtarë të huaj besojnë se ata janë vlerësuar vetëm në kuptimin që besnikëria e tyre ndaj ISIS-it është e dobishme si një mjet propagande. Por, në përgjithësi, shumë prej tyre janë ndjerë të përdorur dhe abuzuar nga udhëheqja e Shtetit Islamik. Sa për të cituar Sir Xhon Falstaf:ata janë vetëm ?mjaftueshëm të mirë si mish për top?.
Pra, çfarë po ndodh? Çfarë e shpjegon mospërputhjen midis dëshmive të ndryshme, se si ISIS-i trajton dhe bashkëvepron me luftëtarët vendas dhe të huaj? Një mënyrë e dobishme për t?iu përgjigjur këtyre pyetjeve, është të merret një faqe nga psikologjia sociale dhe politike, dhe eksplorohet tema e dinamikës në grup dhe jashtë tij.
Në thelb, ndarjet brenda ISIS-it janë produkt i besimeve dhe perceptimeve, rreth atyre që të përbëjnë vërtet thelbin e Shtetit Islamik. Me pak fjalë, cilët janë anëtarët e vërtetë të ISIS dhe të cilët janë shërbëtorët e tyre? Ky është thelbi i problemit. Realiteti është se ndonëse disa individë që udhëtojnë në Siri për t?u bashkuar me ISIS-in, janë teknikisht brenda grupit, shumë prej tyre nuk janë perceptuar si realisht ?në grup?:ata trajtohen si të jashtëm dhe pak të besueshëm.
Sigurisht grupet brenda përfshijnë elementë të tillë si etnia dhe feja. Arabët sunitë gëzojnë komoditete të mëdha. Por faktorët e tjerë, si kontakti paraprak me anëtarët e ISIS-it (sidomos udhëheqësit e lartë), ekspertiza ushtarake dhe pasuria, kanë po ashtu një rëndësi të madhe.
Këta faktorë bëjnë që rekrutë të rinj të sjellin një kontribut me vlerë të shtuar integrale në grup, në termat e aftësive dhe burimeve ? faktorë të rëndësishëm në përgjithësi, por veçanërisht në këtë pikë, dhe tanimë që financat e Shtetit Islamik janë duke u pakësuar gjithnjë e më shumë, territori është duke u rrudhur, dhe udhëheqja e ISIS-it gjendet nën sulm dhe duke humbur anëtarë të rëndësishëm.
Ne gjithashtu e dimë se gratë, pavarësisht nga përkatësia etnike dhe kombësia, janë të rëndësishme për ISIS-in. Ato gatuajnë, pastrojnë dhe lindin fëmijë, dhe ndoshta më e rëndësishmja, joshin rekrutët e rinj meshkuj për të marrë pjesë në luftë kundër armiqve të ndryshëm të ISIS-it. Por sikurse ka vënë në dukje Mia Blum, gratë janë të zhgënjyera me rolin e tyre dhe funksionin brenda ISIS-it në Irak dhe Siri ? kjo nuk është parajsa që ato u premtuan rekrutuesve të tyre.
Por atje ka shumë anëtarë të tjerë, të cilët rëndom shpërfillen nga ISIS-it. Rekrutët nga Azia Juglindore dhe ajo Jugore, xhihadistët rishtarë, të varfrit, dhe të pakualifikuarit në aspektin ushtarak, shihen zakonisht si të jashtëm. Sigurisht ata joshen dhe mirëpriten në grup. Por pasi ndodhen në gjirin e Kalifatit gjërat ndryshojnë:mirëdashja dhe ngrohtësia, dhe lista e gjatë e premtimeve, nuk gjenden askund.
Përkundrazi, në vend të tyre gjallon armiqësia dhe dhuna. Atyre nuk u zihet besë, dhe konsiderohen të pamotivuar, duke kontribuar pak për luftën ushtarake dhe ideologjike të Shtetit Islamik. Për këtë arsye, trajtohen në mënyrë të tmerrshme, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së betejës. Përvoja e tyre nuk është një utopi në një botë hobsiane; përkundrazi, ata ekzistojnë në një shoqëri të hobsiane brenda një bote më të gjerë, që më së shumti do të preferonte që të bashkëpunonte dhe të jetonte në paqe me popullin e Irakut dhe Sirisë.
Natyrisht, ka përjashtime nga rregulli. Këto përjashtime përfshijnë luftëtarët nga jugu dhe juglindja e Azisë, që e kanë provuar veten e tyre në betejë, por edhe xhihadistët të cilët qenë të përfshirë në luftën e Afganistanit në vitet ?80. Por shumica e këtyre luftëtarëve me përvojë dhe të rrezikshëm, i mbetën besnik Al-Kaedës falë lidhjeve të tyre të vjetra personale.
Në fakt, për këta njerëz, Ebu Bekr El-Bagdadi, udhëheqësi i ISIS-it, është një ?fëmijë i lindur vetëm dje pasdite?. Pra, ajo që ne shohim, është një dinamikë brenda grupit/jashtë grupit, që është tashmë në vetvete në luftë me një grup të jashtëm (Perëndimin, myslimanët shiitë, grupet dhe vendet që janë përkrah shiitëve dhe Perëndimit, autokratët e Lindjes së Mesme dhe kështu me radhë).
Dinamika brenda grupit/jashtë grupit brenda ISIS-it, pasqyrojnë ato në të cilat grupi e sheh veten duke marrë pjesë në skenën botërore. Argumentet tona na ndihmojnë për të kuptuar pse grupet terroriste janë veçanërisht të etura për të treguar mirëbesimin e tyre xhihadist. Për shembull është paksa e çuditshme që celulat terroriste në Indonezi dhe Malajzi, janë vazhdimisht duke komplotuar për të shkaktuar akte dhunë. Kjo jo pse ata janë ideologjikisht ekstremistë apo vrasës, edhe pse këto gjëra kanë rëndësi. Por edhe për shkak se ata duan që selia qëndrore e ISIS ? që cila zakonisht ka pak konsideratë për anëtarët e juglindjes së Azisë ? t?i marrë ata seriozisht.
Ata duan njohjen dhe prestigjin e të qenit një degë e njohur, duke e ngritur statusin e tyre në kuadër të hierarkisë së ISIS-it, çka mund të çojë në më shumë armë, trajnime dhe më shumë fonde që kanalizohen në degët e tyre. Argumentet e paraqitura në këtë dokument janë gjithashtu me vend për hartimin e real-politikave për çështjet globale.
Në veçanti, ato mund të ndihmojnë qeveritë në synimin e tyre për t?u bërë bashkë dhe përsosur programet efikase të kundërterrorizmit. Për shembull, dijenia se ISIS-i është në një masë të caktuar, duke u përfshirë në një luftë të brendshme ndaj grupeve specifike, çka i lejon qeveritë dhe agjensitë e tyre të ndërtojnë më mirë luftën e tyre propagandistike kundër Shtetit Islamik:u mundëson atyre për të synuar popullsi të veçanta potencialisht në favor të ISIS, me logjikën e shëndoshë dhe dëshmi reale për fatin e tyre të mundshëm.
Shënim: Dr. Brad Nelson është asistent profesor i shkencave politike në Universitetin e Shën Ksaviesë dhe bashkë-themelues e president i Qendrës për Konfliktet Botërore dhe Paqen, një organizatë kërkimore. Dr. Johanes Sulejman është pedagog në Universitas Jenderal Achmad Yani dhe dhe nënkryetar i qendrës.
?National Interest? ? Në shqip nga www.bota.al
Policia maqedonase përdori gaz lotsjellës kundër qindra refu...
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kerry do...
Ministrat e Jashtëm të vendeve më të industrializuara të bot...
Myslymanët e Britanisë janë kundër homoseksualitetit dhe nuk...
Vajzat në Novi Sad, të moshës 13 vjeçare, gjithnjë e më shum...
Pas pak ditësh, Papa do të udhëtojë për në Lesbos – për të t...
Hetimi ndërkombëtar mbi Panama Papers, dokumentat e studios ...
Sekretari i sigurisë kombëtare Jeh Johnson bëri thirrje për ...
“Jam unë njeriu me kapele”. Është ky pohimi i Mohamed Abrini...
Pak klikime dhe e merr kredinë, investimet i bën rehat që ng...
Një grup vullnetarësh,të cilët punojnë për të gjetur trupat ...
Politika e refugjatëve e përplasi Berlinin me Parisin, sidom...
Skandali i “Panama Papers” preke dhe fushatën presidenciale ...
Parandalimi dhe shëndeti duhet të jenë të parat kur bëhet fj...
Nuk ka festival tjetër më të madh në Tokë, sesa festivali ‘T...
Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, nëpërmjet një komunikate ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se...
“Moska është gjithmonë nga ana e gabuar e historisë”, kështu...
Një baba 25 vjeçar i ka vendosur foshnjes së vet tek të pas...
Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...