“Public Enemy!” Përse SHBA e urren kaq shumë Putinin dhe Rusinë?!
“Moska është gjithmonë nga ana e gabuar e historisë”, kështu...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se NATO-ja po përgatitet të shtojë kundërpërgjigjen ndaj Shtetit Islamik si dhe ndaj Rusisë, përgjegjëse për veprime agresive në Ukrainë. Megjithatë në një intervistë me kolegen e shërbimit serb të Zërit të Amerikës, Jela De Franceschi, zoti Stoltenberg tha se NATO-ja nuk po kërkon konfrontim me Rusinë. Ai komentoi gjithashtu për masat që po merr aleanca me sfidat e reja të sigurisë me të cilat përballet bota dhe ndihmën që po jep për krizën e refugjatëve.
Gjatë një vizite në Uashington, shefi i aleancës foli për sfidat kryesore aktuale të NATO-s, atë në jug të aleancës, në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, si edhe ato që shkakton Rusia në Lindje.
?Ne po zbatojmë përforcimin më të madh të mbrojtjes kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Vendosja e më shumë trupave pjesën lindore të Aleancës, me një përforcim të kapaciteteve dhe gadishmërisë sonë dhe me seli të vogla shtesë në pjesën lindore, që të mund të jenë një hallkë e të gjithë NATO-s dhe që të përforcohen nëse është e nevojshme. Pra ne po marrim shumë hapa për t?iu përgjigjur një mjedisi të ri sigurie?.
Por zoti Stoltenberg theksoi se NATO-ja nuk kërkon konfrontim me Rusinë, as një luftë të ftohtë.
?Dialogu është i nevojshëm sepse na duhet të shmangim një Luftë të re të Ftohtë. Por ne kemi besimin e patundur se nuk ka kontradiktë mes një mbrojtjeje të fuqishme, një qëndrimi të vendosur dhe dialogut?.
Aleanca, tha ai kërkon më tepër një dialog për të shmangur incidente si rrëzimin e avionit rus mbi Turqi.
?Dhe nëse këto lloj incidentesh ndodhin ne duhet të shmangim daljen e situatës jashtë kontrollit për shkak të tyre. Pra, transparenca, mekanizmat për minimizimin e rreziqeve janë të rëndësishme për shmangien e keqësimit të situatave?.
Zoti Stoltenberg po konsultohet me udhëheqësit amerikanë në prag të samitit të NATO-s në Varshavë në muajin korrik, ku kriza e refugjatëve në Lindjen e Mesme dhe Evropë pritet të jetë ndër temat kryesore.
Shefi i NATO-s tha se aleanca ka dislokuar anije në Detin Egje për të ndihmuar me krizën.
?Synimi i tyre nuk është të kthejnë mbrapsht barkat me imigrantë por që të ndihmojnë me vëzhgim dhe informacion që e ndajnë me rojën kufitare turke dhe greke dhe me agjencinë kufitare të Bashkimit Evropian, FRONTEX dhe pastaj këto autoritete lokale të ndryshme i përdorin këto informacione për të menaxhuar më mirë krizën?.
Duke folur për zgjerimin e NATO-s, zoti Stoltenberg tha se aleanca po plotëson procedurat për finalizimin e bisedimeve të anëtarësimit të Mali të Zi, që do të jetë anëtari i 29-ë i saj. Ai thotë se më tej nuk ka ndonjë plan të afërt për anëtarësime, por se NATO-ja do të ketë gjithmonë një qëndrim të hapur dhe do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet partnere që janë shumë të afërta dhe të rëndësishme për aleancën ushtarake./VOA
“Moska është gjithmonë nga ana e gabuar e historisë”, kështu...
Një baba 25 vjeçar i ka vendosur foshnjes së vet tek të pas...
Presidenti i Republikës së Francës, François Hollande, është...
Nga Simon KuperAi qe një djalosh i ri me pamje ëngjëllore, d...
Në kuadër të marrëveshjes Turqi-BE, Gjermania do të pranojë ...
Republikani Ted Cruz dhe demokrati Bernie Sanders fituan zgj...
Është padyshim skandali më i madh i viteve të fundit dhe ka ...
ISIS ka djegur të gjallë 15 persona, të cilët tentuan të arr...
Pas sulmeve terroriste në Bruksel dhe paralajmërimeve për su...
Kandidati republikan për president Donald Trump, tha se do t...
Parlamenti i Maqedonisë miratoi sot kandidatët për ministra ...
Por pavarësisht këtyre fakteve, gazeta angleze “Telegraph” k...
Pas tre vjetësh, Gero Schließ, njëri nga korrespondentët në ...
Sprovë për planin BE- Turqi: të hënën do të sillen refugjatë...
Qeveria e Kosovës pret raport pozitiv në procesin e liberali...
Kur Putin erdhi në pushtet si udhëheqës suprem i Rusisë dhe ...
Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shi...
Një pjesë e partisë populiste të djathtë, AfD kërkon të ndal...
Kush e ka fajin për Donald Trumpin? – pyet Jim Lewis tek The...
Austria dhe disa shtete të Europës Lindore e Juglindore duan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...