Vendimi për Ikballe Berishën/ Lamallari jep detaje: Informacione nga inteligjenca, ka edhe urdhër dëbimi
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Pas tre vjetësh, Gero Schließ, njëri nga korrespondentët në SHBA të DW kthehet në Gjermani. Ai përjetoi në Amerikë shndërrime shoqërore të vendit – dhe një patriotizëm të rrallë.
Ky vend ka ndryshuar. Dhe më ka ndryshuar edhe mua. Tri vjetët si korrespondent në SHBA ishin vite vendimtare. Për shembull në politikën e brendshme.
Shndërrime të papara
Jo, këtu nuk bëhet fjalë për Trump-in, por për politikë të vërtetë, reale, e cila ndërhyri në jetën e njerëzve. Për shembull reforma shëndetësore e Barack Obama-s. Gjykatat e konfirmuan atë në tri vitet e shkuara përfundimisht – kundër rezistencës së vazhdueshme të republikanëve. Me këtë, për miliona amerikanë ekziston siguria se në rast sëmundjesh të rënda do të kenë mbështetje. Për jetën e përditshme ky është një revolucion.
Efekt të ngjashëm largvajtës ka edhe zbatimi i martesave midis partnerëve të të njëjtës gjini. Në këtë vend të formësuar nga lidhje të forta konservatore e fetare, ky është një shndërrim i paparë. Qindra mijëra homoseksualë e përjetuan këtë si çlirim – dhe e festuan.
Sa ngurruese dhe e vogël duket përballë kësaj politika gjermane, e cila nuk gjen dot forcën që do ta çojë përpara edhe këtu me vendosmëri këtë çështje. Rezervat e shumëcituara të Kancelares gjermane, se me këtë pikë ajo ka probleme personale, me sa duket gëzojnë rangun e një shtese të paprekshme të kushtetutës.
Besnikëria amerikane ndaj parimeve
Po, amerikanët mund të jenë tmerrësisht parimorë. Kjo nis që në aeroport, kur ngulin këmbë që njerëzit të rrinë në radhë para vendit të ndalimit të taksive, edhe nëse po të veprohej ndryshe ndoshta puna do të ecte më shpejt, por ndoshta në mënyrë jo kaq paqësore.
Ose kur në restorant, megjithë numrin e madh të tryezave të lira, të duhet të presësh që të ta caktojnë vendin ku të ulesh. Deri në rregullat për takimet midis të dashurve, dating, të cilat vërtet që shkelen shumë herë, por megjithatë mbeten të pranishme në mendje.
Të gjitha këto kanë kuptimin e tyre. Ato rregullojnë bashkëjetesën në një vend relativisht të ri, ku gati secili është me origjinë nga familje migrantësh, që ka ardhur dikur në këtë vend.
Të mësosh në çështjen e refugjatëve
Mentesha të ngulitura të komunikimit dhe modeleve të sjelljes ndihmojnë që një i huaj të kthehet pa konflikte të mëdha në një bashkëqytetar të respektuar dhe produktiv, të cilit i lejohet të mbajë identitetin e tij. Kjo – së bashku me një katalog të rreptë vlerash – është lënda që vazhdon ta mbajë të bashkuar këtë vend gjigand, të pushtetshëm dhe megjithatë kaq të ndryshëm. Dhe ndoshta gjermanët mund të mësojnë diçka nga kjo, meqenëse ata po përballen me një numër shumë të madh migrantësh.
Nëse të gjitha këto do të mbeten siç janë (dhe tani vijmë te Trump-i) së shpejti do të hidhet në votë. Apeli i Trumpit i drejtuar frikës dhe agresivitetit zë më shumë vend se sa mendohet. Por unë kam besim që amerikanët në fund do të fokusohen në potencialet e tyre shumë vetjake, të cilat vërtet për shumicën nuk bëjnë të plotësohet “ëndrra amerikane”, por që e mbajnë të gjallë besimin dhe kërkesën për të.
Besim në vete dhe krenari
Sepse njerëzit këtu kanë një energji krej të tyre – kaq të ndryshme nga Gjermania, nga Evropa, ku të gjitha kanë kaq besim te shteti dhe ku gjithçka është kaq e rregulluar dhe ndërkohë edhe kaq e ngurtësuar.
Sigurisht, besimi te “amerikanët si përjashtim për sa u përket rangut” ka marrë goditje vitet e kaluara. Edhe përballë humbjes që përvijohet gradualisht të statusit të fuqisë së madhe dhe një shtrese të mesme të dobësuar. Por në situata ekstreme, ky besim në vetvete, kjo krenari vazhdon të jetë e ndieshme.
Patriotizëm prekës
Nuk do ta harroj kurrë intervistën me Anthony Graves, i cili qe dënuar me të padrejtë me vdekje dhe që qendroi me vite të tëra në qelinë e vdekjes. Megjithëse ky shtet kërkonte jetën e tij dhe dy herë qe caktuar ekzekutimi, prej tij buroi në fund të deklarimit për heqjen e dënimit me vdekje me këmbëngulje morale: “Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne duhet ta bëjmë, sepse ne i kemi standardet më të larta morale”. Kjo mund të duket naive dhe e huaj për një evropian. Por më bukur dhe në mënyrë më impresionuese nuk mund ta përjetosh shpirtin amerikan./DW
Sprovë për planin BE- Turqi: të hënën do të sillen refugjatë...
Qeveria e Kosovës pret raport pozitiv në procesin e liberali...
Kur Putin erdhi në pushtet si udhëheqës suprem i Rusisë dhe ...
Zyrtarët thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë si pasojë e shi...
Një pjesë e partisë populiste të djathtë, AfD kërkon të ndal...
Kush e ka fajin për Donald Trumpin? – pyet Jim Lewis tek The...
Austria dhe disa shtete të Europës Lindore e Juglindore duan...
Miliarderi i pasurive të patundshme, Donald Trump, ka tërheq...
Një agjent i shërbimit sekret është përballur me njërin prej...
Një video shokuese, e publikuar dhe e shpërndarë në You Tube...
Ishujt Vanuatu janë tronditur nga një tërmet I fuqishëm 7.2 ...
Prej katit të gjashtë të ndërtesës në rrugën “UÇK” mund të s...
Grupi prej rreth 25 persona nga Zenica ka kryer 250 vjedhje ...
BE-ja i shprehu presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan solid...
Tre ekspertët ndërkombëtar që vlerësuan procesin e demarkaci...
Kërcënimi bërthamor i Koresë së Veriut dhe rreziku që edhe I...
Rajonet rebele në lindje të Ukrainës qeverisen “de facto” ng...
Mediat e huaja kanë publikuar emrin e rrëmbyesit të avionit ...
Një avion me 82 pasagjerë është rrëmbyer nga persona të paid...
Policia belge kreu gjatë 24 orëve të fundit 13 operacione an...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...