Vuçiç: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetës...
Në Britaninë e Madhe nisi zyrtarisht fushata elektorale për referendumin për BE. Përfundimi i referendumit është fare i hapur. Pavarësisht se kush fiton, Cameron nuk e ka mbuluar veten me lavdi, mendon Rob Mudge.
Po, Mbretëria e Bashkuar dhe Evropa kontinentale kanë një të kaluar të trazuar dhe kanë lënë pas disa përplasje. Konflikti nëse britanikët do të mbeten në BE ose jo premton që të kthehet në një aventurë tjetër epike. Zyrtarisht fushata për referendumin nisi të premten (15.04.), por le të flasim hapur: burimi i të gjitha të këqiave midis britanikëve dhe pararendësve të BE duhet kërkuar në vitin 1984, kur Margaret Thatcher-i e acaroi skajshëm grindjen e saj të famshme e famëkeqe me Komunitetin Ekonomik Evropian për sasinë e kontributeve britanike. Në një krizë legjendare zemërimi në takimin e nivelit të lartë në Fontainebleau ajo ua vërviti simbolikisht çantën e saj kolegëve evropianë.
Që prej kësaj kohe, raporti midis britanikëve dhe BE karakterizohet njëkohësisht nga dashuria dhe urrejtja. Megjithatë: shumë dashuri, veçanërisht në Bruksel nuk sheh. Në sipërfaqe atje shikon vërtet skërmitje dhëmbësh për referendumin dhe frikë për pasojat e një Brexit për BE. Sepse për fuqinë rrezatuese ndërkombëtare të projektit evropian dhe për vizionin e një superfuqie politike dhe ekonomike Evropë, dalja e Britanisë së Madhe nga BE do të ishte një katastrofë.
A kemi nevojë vërtet për britanikët?
Por po të gërmosh pak më thellë, vë re se shqetësimet duken artificiale. Francezët, siç e kanë zakon, demonstrojnë qendrimin e tyre moskokëçarës: në rast dyshimi, ata preferojnë të shpëtojnë më mirë sot se nesër nga britanikët e bezdisshëm, për t’i çimentuar pretendimet e tyre për pushtet brenda BE dhe për ta vënë sërish në lëvizje motorin gjermano-francez që punon me defekte.
Përsa i përket Gjermanisë: si drejtuese faktike e Evropës, Merkeli duhet ta mbështesë të paktën formalisht planin e David Cameronit për ta reformuar monstrën burokratike në Bruksel. Por a nuk është kjo më tepër një manovër mashtrimi? Gjermanisë i duhet Britania e Madhe për t’i theksuar ambiciet e saj në Bruksel po kaq pak sa i duhet Berlinit dikush tjetër në BE – të paktën po kaq pak sa i beson dikujt tjetër – për ta zgjidhur çështjen e refugjatëve sipas kuptimit të saj (Të gjithë ne e dimë se të kujt ishin ideja dhe iniciativa për të bërë marrëveshjen me Turqinë).
Cameroni e di se me referendumin, në vend që të vinte vetulla nxorri sytë, si për vete ashtu edhe për vendin e tij. Ky ndërgjegjësim i erdhi ngadalë dhe ka bërë që javët e fundit ai të përpiqet si i marrosur ta mbajë në kontroll gogolin dhe që mundësisht ta kthejë pas skenarin “duam të mbetemi jashtë”.
Taktikat e Cameronit
Para pak ditësh ai shkroi një koment si i ftuar në “Daily Telegraph”, ku përshkruan me hollësi dhe me detaje se pse një Brexit “do të ishte i panevojshëm dhe i rrezikshëm”. Kur lexon këtë e pyet veten se pse nuk luftoi që para disa vitesh me kaq angazhim dhe përkushtim për qëndrimin në BE Cameroni.
A qenë këto të gjitha taktika, për të qetësuar anëtarët e partisë së tij që ngrenë krye? Në këtë rast i bie që Cameroni të ketë pozitë shumë të dobët në partinë e tij, që i hyn një rreziku të tillë. Veç kësaj: sjellja e tij ngurruese dhe kursi me zikzake në aferën e Panama Papers e kanë dëmtuar edhe më shumë besueshmërinë dhe prestigjin e tij.
Askush nuk është ishull
Për fat të mirë, shumica e britanikëve tregohen më tepër të arsyeshëm, se sa beson Cameroni dhe nuk e ndjekin atë pas. Vërtet, përparësia është e vogël – por në shumicën e sondazheve mbështetësit e BE janë përpara.
Mbretëria e Bashkuar është krenare për ekzistencën e saj si ishull, krenare për aftësinë për t’u treguar gjoksin rrethanave të vështira, krenare për rolin e personit të jashtëm në Evropë. Dhe ka çdo të drejtë për këtë, pavarësisht ironisë, me të cilën britanikët përballen në Bruksel, kur gjërat ecin ters. Por këtu qendron vështirësia, siç e kuptoi atë në shekullin e 17-të shkrimtari John Donne, i cili shkroi “Askush nuk është ishull”. Gati më të rëndësishme janë fjalët që pasojnë:”…në vetvete krejtësisht; çdo njeri është pjesë e kontinentit. Kur një copë e merr deti, Evropa bëhet më e pakët.”/DW
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur i shqetës...
Fushata filloi zyrtarisht këtë javë në Britani përpara refer...
Derisa ka qëndrime të ndryshme, të pozitës dhe opozitës, sa ...
Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) shënuan epërs...
Takimi i Papa Françeskut me dhjetëra refugjatë në ishullin g...
Pas Luftës së Dytë Botërore në Poloni është ndërtuar një num...
Gjermania do ketë për herë të parë në historinë e saj një li...
Kandidatët presidencialë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary C...
Zgjedhjet paraprake të së martës në shtetin e Nju Jorkut jan...
Presidenti Barak Obama thotë se koalicioni i udhëhequr nga S...
Në raportin mbi borxhet 2016 ekspertët përmendin 108 vende, ...
Një tërmet i fortë me Magnitudë 6,4 ballë i shkallës Rihter ...
Niveli i borxhit vijon të thellohet në rang global edhe në v...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Prej më shumë se 25 vitesh arkivohet e studiohet trashëgimia...
Bucca-dikur një nga burgjet më të mëdhenj në Irak nën admini...
Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov firmos faljen e polit...
Parlamenti i Ukrainës është duke u përgatitur për të votuar ...
Gjigandi mediatik ‘The Guardian’ ka kryer një studim për kom...
-Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...