Arrestohet lideri i Vetëvendosjes në Kosovë
Visar Ymeri, Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, është arrestu...
Që i ashtuquajturi “Shteti Islamik” nuk mund ta humbasë rëndësinë vetëm duke u bombarduar, këtë duket se Perëndimi e ka kuptuar. Po a i bën ai të gjitha ashtu si duhet në luftë kundër terrorit?
Ai që do të shpëtojë nga milicët vrastarë duhet të shohë më parë me shumë vëmendje, pse arritën ata të forcohen kaq shumë. “Ata nxorën përfitime nga luftërat dhe shpërbërja e shteteve”. Në këtë përfundim arrin Richard Atwood, nga Instituti i Studimit të Konflikteve “International Crisis Group”, i cili sapo ka publikuar një studim të gjerë për ngjitjen e “Shtetit Islamik”. Që kaosi dhe lufta civile – si këtu në Irak dhe në Siri – u ofrojnë organizatave terroriste kushtet më të mira për t’u zhvilluar, këtë e njihnim që nga Al Kaida në Afganistan.
Tek “Shteti Islamik” shtohet që vitet e fundit ai ishte gjithmonë i sigurtë që armiqtë e tij luftonin në radhë të parë njëri-tjetrin. Atwood ndalet në këto rivalitete. “Po të shohësh për shembull rivalitetin midis Arabisë Saudite dhe Iranit, atëherë vjen në përfundimin: suksesi i shtetit islamik dhe riforcimi i Al Kaidas ka të bëjë më tepër me gabimet e armiqve të tij se sa me fuqinë vetjake.”
Ndërkohë është arritur që të sillen në një tryezë të përbashkët negociatash jo vetëm armiqtë për vdekje Iran dhe Arabi Saudite, por edhe Rusia, SHBA dhe BE. Pasi të jetë frenuar lufta civile midis pushtetmbajtësit Assad dhe kundërshtarëve të tij, atëherë përqendrimi te terroristët islamikë mund të jetë i plotë, kjo është strategjia ku mbështeten për momentin evropianët.
“Në qendër të negociatave në fillim nuk duhet të ishte çështja nëse Presidenti Assad do të qendrojë apo të largohet nga posti”, këshillon Richard Atwood në intervistë me ARD-në. Ai megjithatë nuk ka asnjë dyshim, se është pikërisht Assadi me mënyrën e tij brutale të veprimit kundër kundërshtarëve të regjimit që e mundësoi suksesin e “Shtetit Islamik”. Përsa i përket së ardhmes, nga pikëpamja e International Crisis Group është vendimtare, që grupi fetar i sunitëve, prej të cilit ushqehet “Shteti Islamik” nuk duhet të mbetet as në Irak dhe as në Siri i zhgënjyer si para suksesit të “Shtetit Islamik”. “Shteti Islamik është një produkt i shumë gjërave, por pikërisht në Irak ai është produkt i përjashtimit të sunitëve”.
Pjesë e “Strategjisë rajonale” të projektuar nga BE është: kujdesi që pas çlirimit të zonave nën sundimin e “Shtetit Islamik” në Irak dhe në Siri të mos ndërmerren akte hakmarrjeje ndaj sunitëve. Dhe që përjashtimi të mos nisë nga e para. Nëse kjo taktikë do të ketë sukses, kjo nuk është vendosur ende. Perëndimi duket se po mëson nga gabimet e bëra në të kaluarën – pa qenë i garantuar tani në këtë mënyrë suksesi në luftën kundër terrorit.
Edhe tek një rrethanë u tërheqin vëmendjen evropianëve studiuesit e International Crisis Group: nuk do të jetë e mjaftueshme që të shkatërrohet i ashtuquajturi Kalifat i “Shtetit Islamik” në Siri dhe në Irak. Po të duan ta frenojnë terrorizmin, ata duhet t’u drejtohen edhe atyre, që janë të gatshëm të bashkohen me milicët: rinisë në qytetet e mëdha evropiane./DW
Visar Ymeri, Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, është arrestu...
Ekuadori po vazhdon me kërkimin e më shumë të mbijetuarve, p...
Shtetet e Bashkuara po dislokojnë 200 trupa shtesë në Irak d...
Pikërisht në Nju Jorkun e tij, Dondal Trump bëri një gafë që...
Nga Jeff JacobyPesë vjet më parë, presidenti Obama përshënde...
Refugjatët përpiqen t’i shmangen Bullgarisë. Ata që përfundo...
Deputetët brazilianë i hapën të dielën rrugën shkarkimit të ...
Nënë Tereza e Kalkutës do të shenjtërohet më 4 shtator të kë...
Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet italiane, ku 400 ...
Zyrtarë të financave nga e gjithë bota janë zotuar të intens...
Forca ushtarake amerikane janë angazhuar në ndihmë të përpje...
Qeveria e Kosovës pritet të zgjerojë listën e zyrtarëve serb...
Ushtria ruse nuk ka pranuar se një prej aeroplanëve të saj l...
Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador u rrit s...
Dy shoferë të Parlamentit Evropian janë kapur me materiale t...
Deputetja e BDI-së në Maqedoni, Ermira Mehmeti rrëfen në nj...
Deputetja që ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e...
Nga Suzi DenisonPër të shqyrtuar se si “kriza e Shengenit” p...
Një komandant i forcave kurde Peshmerga është ulur në divan ...
Paragrafi 103 për fyerjen, i përdorur rrallë do të preokupoj...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...