Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Birra gjermane mund të gjendet gjithandej në botë. Shumë prodhues përdorin edhe formulat e vjetra gjermane të pastërtisë. Ajo prodhohet edhe pse në disa vende ndalohet me ligj.
Shekujt e kaluar shumë gjermanë të zhvendosur në kontinente e kanë gjetur vendin e vet. Shumë prej tyre kanë fituar njohuri të reja dhe i kanë përdorur ato. Ndaj nuk është habi që shumë birrari, si në Kanada apo SHBA, mbajnë emra me origjinë gjermane: Haffenreffer, Hudepohl-Schoenling, Schaefer… Disa kanë mbetur të vogla, e disa janë shndërruar në fabrika të njohura në mbarë botën.
Me 1857 gjermani Adolphus Busch u vendos në St. Louis. Ai prodhoi birrë të vërtetë gjermane për kombin e ri amerikan. Cilësia ishte në rend të parë. Busch-i e mësoi këtë zanat prej mjeshtrit Eberhard Anheuser, u martua me vajzën e tij dhe ata të dy së bashku themeluan një sipërmarrje e cila më vonë u shndërrua në prodhuesin më të madh të birrës në mbarë botën.
Mbi 150 vjet më vonë, William K. Busch Breing Company, i përket stërnipit të Adolphus, Billy. Ai edhe sot respekton cilësinë gjermane të pastërtisë së birrës. Por krahas kësaj edhe William K Busch Company është pjesë e koncernit Anheuser-Busch-InBev, me 21 % të tregut.
Edhe Boston Beer Company ka origjinë gjermane. Kjo është fabrika më e madhe e birrës në SHBA dhe është pronë amerikane. CEO Jim Koch e zbuloi në vitin 1984 formulën e stërgjyshit të tij Louis Koch. Ai u përpoq që këtë formulë ta përdorë në kuzhinën e tij. I ftoi shokët për të provuar dhe një ditë vendosi të themelojë Boston beer Company dhe të prodhojë birrë sipas formulës së stërgjyshit. Birrën ai e quajti “Samuel Adams Boston Lager” dhe e shpërndau në të gjithë Bostonin më 4 korrik 1985, në Ditën e Pavarësisë. Gjashtë javë më pas, “Sam Adams” u shpall birra më e mirë e Amerikës.
Dy vjet me radhë, Koch së bashku me teknikat e prodhimit bavarez të birrës në “Weihenstephan” – më e vjetra në Gjermani – kërkoi mënyra të reja prodhimi, por pa e dëmtuar prodhimin e vjetër. Nga kjo u arrit të prodhohej një cilësi Champagne midis birrave: “Infinium”, një birrë me 10% alkool. Një litër kushton 22 euro.
Reliktet nga koha e kolonializmit gjerman
Me 1897 në Kinë u vranë dy misionarë gjermanë. Për mbretin gjerman Wilhelm II, i cili kaherë ishte i interesuar për Kinën, ky ishte një shkak që e priti me qejf, për të dërguar anijet luftarake në rajonin bregdetar Kiautschou në Detin e Verdhë. Dhe vërtetë gjermanët arritën të dëbojnë kinezët nga atje. Vendi Tsingtao u shndërrua në qendër të pushtimit gjerman në Kinë. Dhe atje ku janë gjermanët, as birra nuk është larg. Kështu filloi prodhimin fabrika e parë në Tsingtao me emrin “Germania”, në vitin 1903.
Por kjo nuk zgjati shumë, sepse me 1914 filloi Lufta e Parë Botërore. Japonezët i dëbuan gjermanët. Por vazhduan prodhimin e birrës tani me emrin “Tsingtao”. Më në fund, këtë fabrikë e morën kinezët dhe “Tsingtao” sot është ndër birrat më të njohura në botë.
Brazili si komb i birrës?
Kur përmendet Brazili, njeriu mendon për kokteje freskuese si Caipirinha. Por edhe këtu ka depërtuar birra gjermane. Louis Bücher nga Visbadeni shkoi më 1885 në Sao Paolo dhe ka hapur fabrikën Antárctica. Gati njkohësisht me prodhimin e birrës u mor edhe zvicerani i vendosur atje Joseph Villiger, i cili prodhonte birrë me emrin “Brahma”-Cerveja. Gjurmët e këtyre birrave i gjejmë edhe sot, sepse fabrika “Eisenbahn” ofron sot 15 lloje birrash. Shumë emra të këtyre birrave janë me prejardhje gjermane: Dunkel, Weizenbock, Lust dhe Eisenbahn Kölsch.
Kölsch në Mount Everest
Birra e Kölnit ofrohet në sasi prej 0,2 litra dhe ka një shije të lehtë, por është e dashur në mbarë botën. Në radhë të parë kanadezët janë ata të cilët e pëlqejnë birrën nga Kölni. Fabrika Mt. Begbie prodhon “High Country Kölsch” dhe emrin e shënon me “ö”. Në disa vende ka dhe rregulla që ndalojnë prodhimin e birrës gjermane, por kjo nuk i intereson kujt. Këtë birrë e prodhojnë edhe shumë birrari të vogla. Një birrari e vogël ekziston edhe në Himalaje, në Khumbu, buzë Mount Everestit, me emrin “Khumbu Kölsch”./DW
Presidenti i SHBA, Obama e vlerësoi me fjalë maksimale rolin...
Shtetet e Bashkuara po blejnë 32 tonë të një përbërësi kryes...
Disa mijëra persona ishin të pranishëm sot në Hanover, në ve...
Në prag të një garë të re të mundshme për armë bërthamore, p...
“You are fired!”. Viktima më e famshme është Stuart Jolly, d...
Me fitoren e qartë në votimet paraprake në Nju Jork Clinton ...
Presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar me komente n...
Presidenti Obama tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e...
Vitorio XukoniGjysmë shekulli pas revoltës së madhe të të ri...
Moska mund ta shesë rigjallërimin e Këshillit NATO-Rusi si n...
90 të shtëna topi, një bandë ushtarake dhe turma dashamirësi...
Vizita e Barak Obamës në Londër këtë javë mund të jetë thirr...
Data e 20 Prill-it njihet botërisht si festa e kanabisit ose...
Eurodeputetët ndërmjetësues të marrëveshjes politike në Maqe...
Afro dy muaj nga dita e referendumit mbi Bashkimin Europian,...
Autori i vrasjes masive në Norvegji, Anders Behring Breivik ...
Ish Sekretarja e Shtetit e SHBA, aktualisht kandidate për P...
Që i ashtuquajturi “Shteti Islamik” nuk mund ta humbasë rënd...
Visar Ymeri, Lideri i Vetëvendosjes në Kosovë, është arrestu...
Ekuadori po vazhdon me kërkimin e më shumë të mbijetuarve, p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...