web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali Panama/ Stuhia e informacionit

23 Prill 2016, 17:39, Aktualitet CNA

Një sasi e madhe dokumentesh ka zbuluar sekretet e bizneseve offshore, duke ndjellë kohë të vështira për parajsat fiskale

 

Si një i ri, Ramon Fonseca kishte marrë në konsideratë të bëhej prift. Në vend të kësaj ai u bë një evangjelist për biznesin në det të hapur. Tani, firma ligjore që ai bashkëthemeloi është në qendër të një stuhie globale, lidhur ? padrejtësisht, ngul këmbë ai ? me një numër të pafund mëkatesh financiare, shkruan The Economist.

Të paktë ishin ata që kishin dëgjuar për firmën e z. Fonseca me bazë në Panama, Mossack Fonseca, deri më 3 prill, kur një grup gazetarësh nga 76 vende, nisën të publikojnë historitë që ekspozonin pasurinë e fshehur të politikanëve dhe njerëzve të tjerë të famshëm, bazuar në 11.5 milionë dokumente që rrodhën nga database e firmës. ?Panama Papers? mbulon një periudhë prej gati 40 vjetësh, por disa dosje kanë vetëm disa muaj jetë. Ato përmbajnë detaje të mijëra kompanive të errëta në det të hapur, truste dhe fondacione të përdorura nga klientët e Mossack. (Firma thotë se ajo nuk është akuzuar kurrë për keqbërje dhe vepron me kujdesin e duhur për të gjithë klientët)

Këto dosje kanë kaluar në mënyrë anonime, në disa grumbuj, te gazeta gjermane ?Süddeutsche Zeitung?. Ajo i ndau ato me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë, një organizëm i krijuar nga Qendra për Integritet Publik, një organizatë bamirëse amerikane. ICIJ ka grumbulluar dokumentet e rrjedhura, përfshirë edhe dosjet ?Lux leaks?, të cilat kanë ekspozuar marrëveshje të shmangies për taksat mes firmave shumëkombëshe dhe qeverisë së Luksemburgut.

Kjo rrjedhje është më e madhja deri më sot dhe pritet të shkaktojë më shumë dëme. Rreth 140 figura politike kanë lidhje me firmat e shërbyera nga Mossack, ose direkt ose nëpërmjet familjes, miqve apo bashkëpunëtorëve, sipas ICIJ.

Financat në det të hapur kanë shumë përdorime legjitime. Por tingëllon çmenduri për votuesit perëndimorë, të cilët janë ende të zemëruar me bankierët dhe politikanët që dukej se po i trajtonin ata me mirësi gjatë krizës financiare përpara se të impononin masat shtrënguese tek kushdo tjetër.

Dhe ?errësira? që ofron, veçanërisht përmes kompanive guaskë me pronarë të nominuar, është e hapur për abuzime nga shmangësit e taksave, pastruesit e parave dhe zyrtarët e korruptuar në kërkim të një vendi për të fshehur paratë e grumbulluara. Në librin e tij për parajsat fiskale ?Treasure Islands?, Nicholas Shaxson përshkruan financat në det të hapur si ?një projekt i elitave kundër shoqërive tona dhe të tyre?.

Më 5 prill, rrjedhja përcolli viktimën e saj të parë të madhe. Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte shitur në mënyrë diskrete aksione në një firmë në det të hapur që zotëron investime në bankat islandeze për gruan e tij. Rreth 20,000 islandezë kanë protestuar nëpër rrugë, shumë për një vend prej 330,000 njerëzish. Kreu i degës kiliane të ?Transparency International?, e cila bën fushatë kundër sekretit të korporatave, dha dorëheqjen pasi ishte lidhur me pesë firma në parajsat fiskale.

Në dosje nuk përmendet Vladimir Putin, presidenti i Rusisë. Por, anëtarët e rrethit të tij të brendshëm, luajnë role të rëndësishme: për shembull, Sergei Roldugin, një mik i ngushtë dhe kumbari i një prej vajzave të Putinit, me sa duket ka zhvendosur 2 miliardë dollarë përmes një web-i të subjekteve në det të hapur ? jo keq për një violonçelist. Ndër investimet pjesërisht në pronësi të z. Roldugin janë 12.5% aksione në agjencinë më të madhe të reklamave televizive të Rusisë, që nuk e ka zbuluar kurrë pronësinë e saj, dhe 3.2% të Bankës Rossiya, një firmë që zyrtarët amerikanë e kanë përshkruar si banka personale e Putinit. Zbulime të tilla duket të mbështesin pohimin e tyre se ai është jashtëzakonisht i pasur, por e fsheh pasurinë e tij me ndihmën e bashkëpunëtorëve të besuar. Zëdhënësi i Putinit ka akuzuar amerikanët për organizimin e rrjedhjes së informacioneve me qëllim që të diskreditojnë shefin e tij.

Në Kinë, gjithashtu, ?Panama Papers? u hodhën poshtë si një komplot perëndimor nga ?Global Times?. Censorët u përpoqën të fshinë të gjitha diskutimet e tyre nga interneti kinez. Ata patën shumë punë për të bërë. Dosjet tregojnë se disa nga familjet e rangut të lartë të Kinës, përfshirë edhe një të afërm të presidentit, Xi Jinping, kanë në pronësi ose kanë pasur kompani sekrete në det të hapur.

Kunati i zotit Xi, Deng Jiagui, një manjat i pronës, ka qenë drejtor i dy kompanive të regjistruara në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Sipas Bloomberg, një grup mediatik, ai dhe gruaja e tij, motra e madhe e zotit Xi, drejtojnë biznese në vlerë qindra miliona dollarë, edhe pse firmat në det të hapur ishin raportuar si të dështuara kur erdhi në pushtet z. Jinping. Dy anëtarë të tjerë të organit të lartë vendimmarrës të vendit, Komiteti i Përhershëm i Byrosë Politike, kanë gjithashtu të afërm të lidhur me firmat Mossack. Një prej tyre është Liu Yunshan, njeriu në krye të propagandës.

Jo e gjithë kjo do të vijë si një goditje në Kinë, ku të afërmit e zyrtarëve të lartë janë në mesin e njerëzve më të suksesshëm të biznesit të vendit. Por provat e zotërimeve të fshehta në det të hapur po marrin për keq në një vend, presidenti i së cilës po drejton një lëvizje antikorrupsion. Dhe familjet kryesore politike nuk janë të vetmet të përfshira. Dosjet sugjerojnë se Kina është tregu më i madh i Mossack. Zyra në Hong Kong e firmës ka qenë më e ngarkuara e saj dhe është pozicionuar në tetë qytete të tjera kineze. Këto nëntë zyra kanë ngritur 29% të të gjitha firmave që Mossack ka në regjistrat e saj në fund të 2015, sipas ICIJ.

Edhe pse nuk ka prova për paligjshmëri, bindja ndaj ligjit nuk është kërkesa e vetme për zyrtarët kinezë. Pothuajse të gjithë personat e përfshirë janë anëtarë të Partisë Komuniste, të cilët duhet të veprojnë në përputhje me kodin e sjelljes së partisë. Kjo i ndalon ata të regjistrohen ose të investojnë në kompanitë jashtë vendit. Kështu që në mos ligjin, ata kanë thyer rregullat.

Zyrtarë të lartë në Kinë mund të deklarohen gjithashtu përgjegjës për çështjet e biznesit të të afërmve.

Një përdorim popullor i kompanive guaskë në det të hapur është anashkalimi i sanksioneve, dhe dosjet janë përplot me shembuj të këtillë. Mossack ka punuar me më shumë se 30 persona dhe kompani që kanë qenë në një kohë apo në një tjetër të përfshira në listën e zezë nga Thesari amerikan, thotë ICIJ. Këto përfshijnë biznese të lidhura me figura të larta në Siri dhe Korenë e Veriut.

Firma ligjore thuhet se ka vepruar si një front për kompanitë e lidhura me Rami Makhlouf, një kushëri i presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. Ai ka qenë prej kohësh objekt i sanksioneve perëndimore dhe dikur u përshkrua në kabllot diplomatike amerikane si një ?poster boy for corruption? (një përfaqësues për korrupsion). Dosjet thuhet të tregojnë se në vitin 2011 partnerët e Mossack refuzuan rekomandimin e ekipit të tyre për të prerë lidhjet me z. Makhlouf, edhe pse ata ranë dakord për diçka të tillë pak muaj më vonë. Firma ka thënë se nuk ka lejuar askënd me vetëdije të lidhet me regjime ?problematike? për të përdorur kompanitë e saj.

 

Faqet e thashethemeve

Mossack ofron shërbime edhe për artistët. Dosjet tregojnë se aktori Jackie Chan dhe Pedro Almodovar, një drejtor filmash, kanë biznese me këtë firmë.

Nuk ka rrjedhje të mëdha financiare që do të ishin të plota ditëve të sotme pa përmendur FIFA-n, organin qeverisës të futbollit, dhe as kjo nuk zhgënjen. Dosjet thuhet se tregojnë se Gianni Infantino, i cili zëvendësoi Sepp Blatter, si shef i FIFA-s në muajin shkurt, ka nënshkruar kontrata me biznesmenë të cilët kanë qenë të akuzuar për mitmarrje kur ai ishte në UEFA, përkundër indikacioneve që ka dhënë futbolli europian. Z. Infantino tha se ishte i ?zhgënjyer? që është vënë në ?dyshim integriteti i tij?.

Rrjedhja ka nxitur hetime në Australi, Britani dhe vende të tjera. Rregullatorët e Afrikës së Jugut pritet të shqyrtojnë një firmë të lidhur me nipin e presidentit Jacob Zuma, i cili arriti një marrëveshje fitimprurëse për naftën. Francën e ka mbërthyer sërish Panama në listën e zezë të saj tatimore. Me kaq shumë raste, qeveritë duket se nuk dinë nga t?ia fillojnë.

Ndërmjetësit që bënë biznes me Mossack ka të ngjarë të vihen nën mbikëqyrje të rreptë. Firma ka bërë marrëveshje me më shumë se 14,000 firma ligjore, banka, agjentë të korporatizimit dhe ndërmjetës të tjerë për të ngritur kompanitë, trustet dhe fondacionet e klientëve të saj, deklaron ICIJ.

Bankat globale, tashmë në survejim dhe në disa raste të penalizuara mbi lidhjet e tyre me shmangësit e taksave dhe shkelësit e sanksioneve, duhet të shtrëngojnë rripat. Rreth 500 banka kanë regjistruar kompani guaskë me Mossack. Vetëm HSBC thuhet se ka ngritur ose ofruar shërbime financiare për më shumë se 2,000 subjekte, përfshirë edhe një kompani të lidhur me z. Makhlouf, quajtur ?Drex Technologies?. Një zëdhënës për bankën tha se akuzat ishin ?historike? dhe datojnë përpara reformave ?të rëndësishme? të HSBC-së të zbatuar gjatë viteve të fundit. Qeveritë nuk janë të vetmet të interesuara. Dosjet do të jenë ndihmë për hetuesit e korporatave në kërkim, të themi, për të rigjallëruar rastet e kërkimit të aktiveve në lidhje me mosmarrëveshje. ?Shumë gjyqe kanë dështuar në Panama. Kjo duhet të hapë dyer të reja?, thotë David Robertson i ?K2?, një firmë detektivësh. Qasje si të tij mund të sigurojnë telefonata nga klientët që shpresojnë të përdorin rrjedhjen në avantazhin e tyre në mënyra të tjera ? për shembull, për të fituar informacione në pozicionet e rivalëve në tregjet e mallrave. Disa firma drejtojnë në kursin e duhur transaksione përmes Panama për të ruajtur info të tilla nga sytë kureshtarë.

Rrjedhja do të intensifikojë presionin ndaj Panamasë për të përqafuar reformat e transparencës ndaj të cilave janë angazhuar qendrat e tjera financiare. Qeveria e saj ka refuzuar të pranojë standardin ndërkombëtar të udhëhequr nga OECD për shkëmbimin e informacionit tatimor. Kjo mund të ndryshojë tani, veçanërisht në qoftë se vendet e tjera ndjekin Francën në përfshirjen e Panamasë në listat e zeza.

Ironikisht, rrjedhja vjen në një kohë të zellit reformist. Vitin e kaluar Gjykata e Lartë e Panamasë urdhëroi arrestimin e Ricardo Martinelli, president nga viti 2009 deri në vitin 2014, i cili është akuzuar për përgjim të paligjshëm dhe përvetësim (ai i ka mohuar akuzat). Panamaja është lavdëruar se ka miratuar një ligj të fortë kundër pastrimit të parave vitin e kaluar, por kjo mbetet të shihet nëse do të zbatohet apo jo me rigorozitet.

Frika që ekziston në Panama është se përmirësime të tilla po injorohen në përpjekje për ta njollosur vendin për veprimet e një biznesi. ?Ky është një raport që flet për dokumentet e një firme avokatësh, jo platforma jonë e shërbimeve financiare?, thotë një ministër. Qeveria ka njoftuar një hetim të vetin, por ka lënë të kuptohet edhe për një mbrojtje të fuqishme. Rrjedhja e informacioneve minon sovranitetin panamez dhe mbrojtjen e tij të së drejtës për privatësi, komentojnë disa.

Qendra e vëmendjes është drejtuar sërish në territoret jashtë shtetit të Britanisë, të cilat janë pika të rëndësishme në mekanizmin përtej detit. Rreth më shumë se 200,000 firma të përmendura në dosje, gjysma janë banues në BVI. ?Panama dhe BVI shkojnë së bashku si Bonnie dhe Clyde?, thotë një avokat ? edhe pse ai gjithashtu thekson se disa nga sekretet më hermetike të korporatës mund të gjenden në vend. Kompanitë guaskë ngritur në Delaware dhe Nevada kanë qenë të lidhura me skandalet për mashtrime dhe korrupsion.

Lidhja BVI do të shtojë presionin mbi qeverinë e Britanisë për të bindur varësit e saj (të cilët gëzojnë autonomi financiare) të fusin regjistrat publike të pronësisë së korporatave, teksa vetë Britania do ta bëjë këtë më vonë gjatë vitit. Një sondazh i kryer pak para shpërthimit të historisë së Panamasë zbuloi se 77% e britanikëve besojnë se David Cameron, kryeministri i tyre, ka ?përgjegjësinë morale? për të siguruar që satelitët në det të hapur të Britanisë të jenë ?sa më transparentë të jetë e mundur?. Z. Cameron e ka ndier drejtpërdrejt goditjen. Ai është detyruar të sqarojë lidhjet e tij me një fond offshore ndërtuar nga babai i tij i ndjerë, detaje të cilat shfaqen në dosje.

Një sinjal më i fortë

Skandali mbi dokumentet Mossack sugjeron se rrjedhjet do të bëjnë më shumë se çfarë ka bërë çdo politikan ?për të fundosur? parajsat fiskale. Teksa humori publik ndaj dredhive në det të hapur përkeqësohet, më shumë punonjës të firmave financiare dhe atyre ligjore duket se ndihen moralisht të detyruar të publikojnë të dhënat dhe t?i dorëzojnë për gazetarët apo qeveritë. Disa besojnë se furia e këtij shpërthimi që nga kriza financiare globale ka ndihmuar të zbehë interesin në përdorimin e kompanive guaskë; Mossack ka mbyllur më shumë se sa ka hapur në vitet e fundit.

Afera është edhe një triumf për një model të ri të gazetarisë investigative. ICIJ ka listuar rreth 400 gazetarë për të ndihmuar në përzgjedhjen e të dhënave, që ata e kanë bërë duke përdorur një motor kërkimi me porosi. Ajo zgjodhi disa bashkëpunëtorë të çuditshëm: në Amerikë zgjodhi të punojë me Charlotte Observer dhe ?Fusion?, një faqe lajmesh për millennials, në vend që, të themi, ?New York Times?.

Dhe, gazetaria e shpërndarë e këtij lloji, është pothuajse e pamundur të censurohet ose ndalohet.

Por ka ende shumë të dhëna të cilat pritet të zbulohen. ICIJ ka ushqyer historitë çdo ditë pas publikimit të grumbullit fillestar. Dhe ka shumë më tepër përtej Mossack që mund të rrjedhë: firma ka vetëm 5-10% të tregut global për kompanitë guaskë. Nuk është çudi që, ashtu sikundër referon një këshilltar për të pasurit, ?ne tashmë po u themi klientëve që duhet të supozojnë se çdo gjë që ata bëjnë në det të hapur do të bëhet publike, dhe se ata do të duhet të jenë në gjendje ta justifikojnë atë kur të ndodhë?./Monitor





Lajmet e fundit nga