web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i PD për mbjelljen e kanabisit në Korçë/ Policia shton kontrollet

23 Prill 2016, 13:32, Aktualitet CNA

Policia e Qarkut të Korçës ka shtuar masat e kontrollit për kultivimin e lëndëve narkotikëve pas denoncimeve nga Partia Demokratike.

Zona e Ersekës u përfol si një nga zonat më të nxehta për sa i përket lëndëve narkotike, çka ka sjell rritjen e numrit të policisë në këtë aks ndërsa masave iu janë bashkuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana.

Burime nga vendngjarja thanë se banorët e fshatit e pranojnë faktin se janë kultivuar lëndë narkotike ndërsa thonë se persona të panjohur shohin shpesh në zonën e tyre.

Zonat përreth Ersekës janë gjithmonë të përfolura si vende ku kultivohen bimë narkotike. Policia arrestoi disa muaj më parë disa persona të dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike, por problemi vijon të mbetet prezent.

Postoblloqe policie janë ngritur edhe në zonën e Devollit dhe Lozhanit. Çdo automjet që kalon në këto zona  kontrollohet me imtësi.

Forcat e policisë po kryejnë kontrolle edhe në zonat e Denoncuara nga Partia Demokratike.

 





Lajmet e fundit nga