Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Një fat tragjik dhe deri diku tallës, mori në 25 qershor të vitit 2009 Michael Jacksonin, Mbretin e Popit, për një dozë të tepruar Propofoli, nga ana e mjekut që e kuronte, Conrad Murray dhe tani, për shkaqe ende të paqartë, edhe Prince, gjeniun e Mineapolisit. Dy boshllëqe që nuk mbushen, për të gjithë të apasionuarit pas muzikës ?black?.
Prince ishte protagonist, në vitet tetëdhjetë, i një derbi të vërtetë muzikor me Michael Jacksonin, duke i ndarë më dysh fansat e tyre, pikërisht ashtu si vetëm të mëdhenjtë munden që ta bëjnë.
Të dy me ngjyrë, të dy të lindur në vitin 1958, të rritur me bukë dhe disqe muzike ?black? të ?Motown? dhe ?Stax?, etiketat historike të muzikës soul të viteve Gjashtëdhjetë, të pajisur me një talent të jashtëzakonshëm, të dy ishin të destinuar që në djep që të shndërroheshin në rivalë.
Edhe pse numerikisht përballja është aspak e ekuilibruar, duke qenë se Jackson vetëm me albumin ?Thriller? shiti 104 milionë albume, Prince ka në anën e tij një gjenialitet të pakrahasueshëm kompozues si dhe një teknikë të jashtëzakonshme si poli-instrumentist, ndërkohë që për kërcimin dhe impaktin emotiv të këngëve, peshorja anon sërish në anën e Mbretit të Popit.
Një tjetër element që i ka bërë bashkë të dy peshat e rënda të muzikës ?black? të asaj periudhe, ka qenë dalja e dy filmave gjysmë-autobiografikë, por ndërkohë që ?Moonwalker? nuk i bën shumë nder cilësive artistike të Michael Jacksonit, shumë më bindës rezultoi ?Purple Rain?, edhe pse i xhiruar me burime të kufizuara nga regjisori i panjohur, Albert Magnoli. Filmi flet për historinë e Kid, alter-egoja e Prince, mes problemeve familjare, dashurisë për të dashurën e tij dhe vështirësive për të bërë përpara në botën e biznesit të muzikës. Filmi arkëtoi miliona dollarë dhe kolona zanore, në të cilën spikasin këngët e mrekullueshme ?When doves cry? si dhe ?Purple Rain?, mori një ?Oscar? krejt të merituar.
Disku mbeti për 21 javë resht në vend të parë në klasifikimet amerikane, një rekord që u thye vetëm nga ? ndoshta e kotë ta themi ? Michael Jackson, i cili me albumin ?Thriller? qëndroi në podiumin më të lartë të klasifikimeve, për plot 28 javë.
Temat e përsëritura shpesh në produksionin monumental diskografik të Prince, me 38 albume në studio kundrejt vetëm 10 albumeve të Mbretit të Popit, janë seksi në të gjithë hijet e tij, dashuria romantike, një spiritualitet që vështirë të katalogohet në skemat e ngurta të një rrëfimi pothuaj fetar dhe të këqiat e shoqërisë, shpesh herë të mbajtura të fshehura, ashtu si pluhuri nën tapet.
Më pak njerëzore dhe më e lidhur me paqen, shpresën, mbrojtjen e natyrës dhe vëllazërinë mes popujve, është muzika e Michael Jacksonit.
I bashkojnë edhe betejat kundër kompanive respektive diskografike, aftësia për t?u paraprirë kohërave, dhe përtej të gjithave, një talent jashtë të zakonshmes dhe një vend në plan të parë mes artistëve më të mëdhenj të historisë dhe të muzikës ?black?, të cilës i dhanë një cilësi dhe një forcë që rrallë e gjeje në vitet Tetëdhjetë.
Na pëlqen të mendojmë që sot dy artistët, të cilët nuk kanë bashkëpunuar asnjëherë në karrierën e tyre, janë bashkuar për t?i dhënë jetë një dueli yjor, ndoshta të shoqëruar nga kitarra e Jimmy Hendrix, koret e Marvin Gaye dhe nga thirrjet e pangatërrueshme të James Brown./panorama.it ? Në shqip nga www.bota.al
Regjizorët shpeshherë frymëzohen nga librat dhe duke ndjekur...
Ermal Mamaqi ka komentuar deklaratën e Kryeministrit Edi Ram...
Vladimir Skënderi, njëri nga 3 gjyqtarët për të cilët Prokur...
Si erdhi në Tiranë “provinciali” nga Tepelena drejt e në kr...
Ish-Ministri i Brendshëm, njëherazi deputeti demokrat Flamur...
Teorikisht, reforma në drejtësi duhej të ishte ura që bashko...
Kjo zyre u inagurua sot pasdite nga vete Kryeministri ne per...
“Gjithmonë ia thosha që do përfundosh duke vrarë veten dhe p...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, k...
Sekretari i Përgjithshëm në PD, njëherazi deputeti demokrat ...
Sipas sondazhit i cili u publikua të premten 59 % e shqiptar...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar ditën e ...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e Byrosë pë...
Organi i akuzës ka nisur hetimin e llogarive bankare të Emil...
Dështimi i takimit të parashikuar të mbahej në Vjenë mes eur...
Të enjten e 21 prillit 2016, ajo shpërndau një status në Fac...
I keni parasysh ato filmat apo librat me mistere? Një mesazh...
3 vjet pasi ka marrë pushtetin, familja kryeministrore shqip...
Shqipëria ndodhet sot në nja kaos total ekonomik, politik, g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...